Për një natë të ftohët
Ibri më bëri thinjosh
Mbi qyngat e zeçanit
Dilnin dihamat e kuajëve
Mbi pirtit bien përposhtë
Kejlushta më mungon
Nga esulla ,nga egërsia
Prej Bajrit nga një breg i fshehtë
Një minë çorre
Mblodhi duar këmbë koka e
Sandale setra e këpucë
Se aty ishte treg
I bashkoi me ujin e Lushtës
Veç stërpikë gjak sot e atë ditë mbetë
Ibri më vë dry
Dhe syza në sy
Më bënë të ligafët
Më fëmijëri pa skaf
E më minatorë
Ndezë llampë
Ndër mote shekullor
Dhe ne dali zot
Nuk zhbihem nga kjo tokë ….