-Fletë ditari, per sot, e sot e para 45 vjetësh-
– Në foto: Zeqir Lushaj, NJ, USA, Janar 2014-
sot në shumë shtete të Amerikes
gjendje e jashtzakonshme,- thonë
heeej, mos e bani hajgare:
-kan ra 25 centimetra borë!
e unë, unë Zeqiri , (poet-zeza),
argat-urti në punët e zengjinit
tallem me trembjet e gjigandit
per hiçgjënë e dje-komunizmit.
kur boren e kishim si një festë,
që kurr një vjet nuk na harroi
miqësuar si binjaket në jetë
edhe sot e dua, bile e adhuroj.
…!
i mësoja fmijtë në Geghysen,
bëja dhe pak ski arës te Blini
merrja dy herë dushk në Çukël
luaja dhe kapuça – natë arbaini.
po e lexuan mbrapshtanat ketë vjershë
do më bertasin: -pusho o komunist!
e besa unë, prap si tremben borës,
…se quaj të jashtëzakonshme –hiç.
Zeqir Lushaj gjatë punës nëpër borë, në NJ,USA
(Marrë nga gazeta amerikane The Record. Foto Andrea Alexander)
———
-E shkruar sot në NJ, USA, e merkurë, 22 Janar 2014-