Ballina Aktualitet Ja sa matet sasia e të gjithë virusit Covid në botë

Ja sa matet sasia e të gjithë virusit Covid në botë

 

Çdo grimcë e vetme SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, mund të futet në një kanaçe kola, ka llogaritur një matematikan britanik.

Covid deri më tani ka infektuar të paktën 106 milion njerëz në të gjithë botën dhe ka vrarë më shumë se 2.3 milion nga këto raste. Por virusi në vetvete është i vogël, me përmasa vetëm 100 nanometra, ose 100 miliardtë e metrit, 1000 herë më i hollë se sa flokët e njeriut.

Pedagogu i matematikës në Universitetin e Bath, Dr Kit Yates grumbulloi numrat dhe arriti në përfundimin se nëse çdo grimcë koronavirusesh do të grumbullohej, sasia do të ishte ekuivalente me vetëm 160 ml lëng. Një kanaçe kola përmban 330ml. Ai filloi me sasitë e njohura: sa i madh është virusi; sa njerëz kanë virusin; dhe sa virus ka secili person, në çdo moment.

Është pranuar gjerësisht se virusi SARS-CoV-2 është mjaft sferik dhe ka një diametër midis 80 dhe 120nm. Ngarkesa virale maksimale, virusi më i madh që një person ka në sistemin e tij në çdo kohë, është deri në 100,000,000,000 grimca. Ky kulm vjen 6 ditë pasi një person infektohet.

Pjesa e tretë e ekuacionit është se sa njerëz janë të infektuar me virus në çdo kohë. Gjysmë milioni njerëz po testohen pozitivisht për COVID çdo ditë, shkruan Dr Yates. Instituti për Matjet dhe Vlerësimet e Shëndetit ka vlerësuar se numri i vërtetë i njerëzve të infektuar çdo ditë është më shumë se 3 milion.

Ai supozoi se kjo shifër ishte konstante, duke e lejuar atë të vlerësonte se sa njerëz ishin infektuar gjatë ditëve të fundit dhe pastaj e shumëzoi atë me sasinë e virusit me të cilin është infektuar një person i vetëm. Ne zbulojmë se ka afërsisht dy quintillion (2×10¹⁸ ose dy miliardë miliardë) grimca virusi në botë në çdo kohë.