Ballina Bota Pasaportë dixhitale Covid në Britani

Pasaportë dixhitale Covid në Britani

 

Një rrugëdalje e sigurtë për udhëtimet ndërkombëtare në kohë pandemie  

Qeveria britanike po shqyrton mundësinë e krijimit të një pasaporte dixhitale për vaksinën e Covid përpara periudhës së Verës. Për këtë qëllim autoritetet kanë ngritur grupe kërkimore për të parë mundësinë e udhëtimeve ndërkombëtare pas vaksinimeve në mbarë botën.

Jo vetëm Britania por edhe vende të tjera të botës pritet të aplikojnë  këtë procedurë për qytetarët që e kanë kaluar koronavirusin.

Pasaporta dixhitale do t’u ofrojë mundësinë të gjithë qytetarëve nga e gjithë bota që mos të kenë pengesa për udhëtimet ndërkombëtare për sa kohë Covid-19 do të jetë prezent.

Zv/ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab iu shmang konfirmimit të këtij lajmi, por sipas BBC një sistem certifikimi është duke u planifikuar nga tre departamente qeveritare për të lejuar udhëtarët të shkojnë jashtë vendit në ato shtete që të kërkojnë provën e vaksinës.

Pasaportën dixhitale pritet që ta aplikojnë edhe vende si Greqia, Suedia e Danimarka. Ish-Kryeministri britanik, Tony Blair duket se është një nga njerëzit që po e nxit këtë ide duke thënë se Britania duhet të shfrytëzojë faktin që do të kryesojë samitin e G7-ës në vere në Angli si dhe të nxisë vendet e tjera ta bëjnë një gjë të tillë.