Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), lëshuan një urdhër, i cili kërkon mbajtjen e detyruar të maskave në të gjitha format e transportit publik, si pjesë e përpjekjeve të vendit për të luftuar përhapjen e koronavirusit.
Urdhri, i cili hyn në fuqi të hënën, kërkon që njerëzit të mbajnë maska “gjatë hipjes, zbritjes dhe udhëtimit me çdo mjet transporti kur udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara ose brenda tyre” si dhe në çdo qendër që siguron transport brenda vendit.
Në urdhër thuhet: “Kërkesa për të mbajtur maskë në sistemet tona të transportit do të mbrojë amerikanët dhe do të krijojë besimin se ne mund të udhëtojmë përsëri të sigurt edhe gjatë kësaj pandemie.”