Ballina Kulturë RESPEKT DHE MIRËNJOHJE PËR SHOQATËN E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË “PAPA KLEMENTI...

RESPEKT DHE MIRËNJOHJE PËR SHOQATËN E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË “PAPA KLEMENTI XI, ALBANI”, SUEDI

 

Nga Bashkim Saliasi/Publicist dhe shkrimtar, Tiranë

Shënime

për Veprës 2, “Arsimi Shqip në Suedi”, HysenIbrahimit,

si dhe për veprat “Thesari Kombëtar” 2, 7 dhe 8

Në muajin korrik të vitit 2017 pata fatin që, sëbashku me miqtë e mi Viron Kona, Nuri Dragojdhe Kadri Tarelli të merrnim pjesë, në Tropojë,në përurimin e veprave “Thesarit Kombtar 7 dhe 8, botime të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI, Albani”, Suedi. Në këtë veprimtari mbresëlënëse u njoha me disa nga anëtarët e Shoqatës dhe  me kryetarin e saj zotin HysenIbrahimi. Kisha dëgjuar shumë nga shokët dhe kolegët e mi për personalitetin e tij si drejtues i Shoqatës, si krijues dhe studiues, por edhe si atdhetar i njohur shqiptar në Suedi. Kështu që, e konsiderova gëzim dhe kënaqësi të veçantë njohjen dhe takimin me të. Në ato pak kohë që ndenjëm bashkë dhe bashkëbiseduam, kuptova se kisha pranë një njeri me shumë vlera, të thjeshtë dhe vëllazëror, por edhe inteligjent e aktiv si drejtues i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë të Suedisë. Hyseni dinte të fliste dhe të shprehej mirë dhe bukur, por ai dinte edhe të dëgjonte dhe të respektonte mendimet e bashkëbiseduesit, kështu që, gjatë gjithë kohës së  asaj biseda, u ndjeva mirë si me një mik të  vyer që ndan dhe bashkëbisedon mendime dhe shqetësime të përbashkëta.

Së bashku folëm për vlerat e veprave “Thesarit kombëtar” dhe angazhimin atdhetar e krijues tëmërgatës shqiptare në Suedi. Dëgjuma nga z. Hysenpër arritjet e Shoqatës që ai drejtonte, por dhe planet dhe projektet që ai dhe kryesia e Shoqatës kishin për të ardhmen. Meraku i tij ishte ndihmesa dhe detyrat që ata kishin për t`i ardhur në ndihmë vendlindjes, Kosovës, meraku për ruajtjen e traditave shqiptare, dashuria për atdheun, për gjuhën e bukur shqipe dhe trashgimin e tyre te fëmijët e brezi i ri.

Në bisedë sigurisht u përmendën edhe disa nga miqtë e tjerë tanë në Suedi si: albanologu Ullmar Qvick, leksikografi dhe poeti Sadulla Zendeli-Daja, poeti dhe përkthyesi, Sokol Demaku, shkrimtari Hmait Gurguri, poetja dhe stilistja Emine Hoti etj.

Si çdo libër që e vendosim në biblotekë “pret kohën”, kur lexuesi të gjej momentin e duhur dhe ta shfletoj.Kjo gjë më ndodhi dhe mua me botimet 2, 7 dhe 8 të veprave “Thesarit Kombtar”, dhuratë nga i nderuari Hysen Ibrahimi, Kryetari Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI, Albani, Suedi.

Erdhi koha dhe unë e ndjeva që të shpreh disa konsiderata mia, të sinqerta për këtë Shoqatë tëmrekullueshme kulturore dhe atdhetare, që s`ndalet me veprimtaritë dhe me botimet e saj, që pasqyrojnë me realizëm në mërgatë vlerat dhe traditat kombëtare shqiptare.

Porsa nis të shfletosh librin Vepra 2, Arsimi Shqip nëSuedi ndeshesh me shtatë thëniet brilante të tënderuarit, Kryetarit të Shoqatës Papa Klementi XI,Albani” zotit Hysen Ibrahimi.

Në cilësinë e një ambasadori, zoti Hysen arrin të shpërndajë mesazhe paqe, mirëkuptimi dhe tolerance,duke përcjellë te lexuesi rreze drite dhe besimin se, një ditë, kombi shqiptar do bëhet ashtu sikundër e ëndërronin Rilindësit, siç e ëndërrojmë ne dhe ata që do të vijnë pas nesh.

Duke kaluar nga njëra faqe në tjetrën mësojmë për kontributin e çmuar që kanë dhënë njerëzit e arsimuar, cilët u detyruan nga regjimi serb të braktisin trojet e tyre dhe të vendosen në Suedinë e largët. Mësojmë se Arsimi shqip në Suedi, zanafillën e ka qysh në vitin 1968, sikundër shkruan në parathënien e librit “Arsimi shqiptar në Suedi” zoti Hysen Ibrahimi.

Ishin intelektualët me mbështetjen të fuqishme nga prindërit e fëmijve shqiptarë, që refuzuan në mënyrëdemonstrative planet dhe programet e arsimit serbo-sllav në Suedi, duke deklaruar hapur se gjuha shqipe dallon rrënjësisht nga gjuhët sllave dhe se gjuha sllave nuk është gjuhë amtare e tyre. Gjuha shqipe ka prejardhje Ilire, dhe si e tillë mbijeton nën sundimin mëçnjerëzor nga okupatorë të ndryshëm, 500 vjet nga okupatori Osman, bullgar, e deri te okupatori i funditserbo-sllav, që ndaluan të mësohet dhe të përdoret kjo gjuhë hyjnore.

Porsa lexon këto rreshta bindesh për kulturën e gjerë njohëse që ka autori i kësaj vepre me vlera kombtarepër të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, qofshin ata brenda kufijve të Shqipëri, Kosovë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, në Çamëri dhe në mbarë botën ku emigruan për kushte ekonomike apo të përndjekur nga serbët, malazesët, maqedonisit dhe grekët.

Në parathënien e librit mësojmë për mikpritjen e Shtetit Suedez si një vend demokratik që lejon dhe mundëson të gjitha minoritetet që të kenë shkollat e tyre jo vetëm për shqiptarët, por për të gjitha pakicat kombtare, duke iu afruar kushte të shkëlqyera për mbarëvajtjen e mësimit në gjuhën e tyre amtare.

Pasqyrimi para botës perëndimore se populli shqiptar e do arsimin, kulturën dhe zhvillimin ishte pikrishtkërkesa për hapjen e shkollave shqipe, dëshmoi se ky popull e do pavarësinë e tij dhe që të çlirohet njëherë e përgjithëmonë nga pushtuesi serbo-sllav.

Në shkrimin e botuar në Fjala e lirë nga Fari Xhara, Serbët në të vërtetë kanë origjinë turke”, midis tëtjerash shkruan: “Një gjë që gjatë studimeve të mia për serbët e kam konstatuar është se e tërë “historia” e tyre e shkruar edhe nga miqtë e tyre nuk është gjë tjetër vetëm se një histori e vjedhur nga ne, ndërrim emrash dhe përshtatje për mbulimin e zbrastirës së tyre historike me diçka që kurrë s’ka qenë e tyre.

E citova këtë shkrim të botuar në Fjalën e lirë se tani bazuar në studime të thelluara po hedhin dritë mbi gjenezën e popullit shqiptar, jo vetëm autorët shqiptar, por edhe të huaj.

Është meritë e autorit Ibrahimi, që kurrë s’ka rreshtursë mbajtur shënime dhe vjen para lexuesit me argumente dhe fakte bindëse se sa i vështirë ka qenëfillimi dhe ngritja e kësaj Shoqate nënë tutelën e regjimit serbo-sllav.

Në faqet e librit mësojmë për kontributin e pakontesueshëm që dhanë nismtarët e arsimit shqip nëSuedi si dallandyshet e para të hapjes së shkollave shqipe si: Begzat Beqiri, Faredin Isai, Sadulla Zendeli-Daja, Ramadan Rexhepi-Osmani, Nimet Nesimi, Ahmet Bella, Remzi Rashidi, Bajram Maloku, HidajeteZhuta, Xhelal Ademi, Shpëtim Fida, Ismail rugova, Ibrahim Egriu, Faruk Berisha, Kosovë rexhë-Bala, Nuhi Fetiu, Mexhid Selmani, Faredin Isai, NuhiMazreku dhe më pas gjeneratat e viteve’90-të. etj.

Hysen Ibrahimi na sjell në memorje se, në kuadrin e LASH-it kanë dhënë kontribut dhe Prof. Dr. MuhametShatri, Ramadan Shala, Osman Ahmetgjekaj, FetahBahtiri, Beqir Sadiku, Ramadan Rexhepi-Osmani, Nimet Nesimi, Ibrahim Egriu, Bajram Kabashi, RemziRashidi, Bajram Maloku, Hidajete Zhuta, XhelalAdemi, Nuhi Fetiu, Mexhid selmani, Faredin Isai, Nazmi Shabani, Shyqyri Abazi, Iljaz Bicaj, KimeteMiftari, Shpend Koleci, Sajmir Hajdari, XhevatTopalli, Enver Sojeva, Ejup Ramadani, ShemsiKahrimani etj.

Duke kaluar nga njëra faqe në tjetrën mësojmë se kontributi i autorit të librit zotit Hysen Ibrahimi siç shprehet Prof. Migena Arllati: “Ai paraqitet si njëshkrues i zellshëm, por dhe si një kërkues i papërtuar i arkivave dhe shënimeve të shumta, të cilat i ka kërkuar dhe hulumtuar me një vullnet të admirueshëm. Po me këtë vullnet dhe dëshirë të përhershme ai i ka shërbyer shqipes dhe shqiptarëve gjatë gjithë kohës sa ka jetuar në Suedi, duke u shndërruar në një avokat të palodhshëm të çështjes shqiptare”. Bazuar në shënimet, procesverbalet dhe intervistat zoti Hysen hedh dritë mbi ecurinë e Shoqatës dhe nxjerr në pah vlerat intelektuale të arsimit shqiptar.

2.

Posa nis të shfletosh librin “Thesar Kombëtar iMërgatës Shqiptare në Suedi”, ndesh me shkrimin brilant të të ndjerit zotit Nuri Dragoj, me titull; – “Njëthesar me xhevahire shqiptare në Suedi”. Zoti Nuri midis të tjerash përshkruan edhe takimin me dy shkrimtare suedeze, Britta Stenberg dhe AnnaMattsson, të shoqëruara nga shkrimtarët Sokol Demakudhe Hamit Gurguri, fat të cilën e pata edhe unë nëshkollën “Vëllazërimi” në vitin 2017.

Shkrimtarët nga Suedia të shoqëruar nga miku i shkollës “Vëllazërimi”, shkrimtari i njohur VironKona, ndoqën nga afër veprimtarinë e organizuar rastin e ardhjes së tyre.

Në bisedën e zhvilluar me shkrimtarët nga Suedia me nxënësit e rrethit letrar dhe mësuesit e shkollës u fol për letërsinë suedeze dhe atë shqiptare. Të dyja shkrimtaret suedeze mbetën mjaftë të kënaqura kur nëbisedë me nxënësit e kësaj shkolle dëgjuan dhe mësuan se nxënësit njihnin mirë shkrimtaren Astrid Lindgrendhe heroinën që e duan aq shumë Pipi Çorapegjatën.Shkrimtaren Selma Lagerlëf me librin Aventurat e Nils Holgersonit.Djali dhe Tigri shkruar nga shkrimtarja Lars Wstman dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga poeti dhe përkthyesi Sokol Demaku.Nxënësit recituan pjesë nga veprat e këtyre shkrimtarëve dhe ndoqën me interes bisedën e shkrimtareve suedeze dhe të atyre shqiptarë me banim në Suedi.

Në fjalën përshëndetëse krahas shkrimtarëve suedezë,që kanë dhënë një kontribut të madh në letërsinëbotrore, përmenda dhe kontributin e madh që kanë dhënë në fushën e zbulimeve të kimisë figura tëndritura suedeze. Me interes nga shkrimtaret suedeze u ndoq ligjerata për kontributin e shkencëtarëve nëfushën e kimisë si Arrhenius, Sevante Augusto, Bercelius, Jakob, Nobel, Alfred dhe Sheele, KarlVilhem. Shkurtimisht theksova kontributin e shkencëtarëve duke filluar me Arrheniusin.

Arrhenius, Sevante Augusto (1859-1927), një nga figurat më të shquar midis shkencëtarëve të periudhës moderne, që hodhi bazat e shpërbashkimit elektrolitik, që vlerësohet si një nga sukseset më të rëndësishme tëshkencës moderne, qoftë për përmbajtjen e saj, qoftëpër ndikimin që pati në fushën e kimisë teorike dhe tëzbatuar. Në fjalën time shtova se Arenhniusit i përkasin dhe një radhë kërkimesh në astronomi dhe fizikën kozmatike (astrofizika) dhe në zbatimin e ligjeve fiziko-kimike me proceset biologjike. Fjalori kimisë fq.129.

Bercelius, Jakob (1779-1848), i cili dha një kontribut tëshquar në zhvillimin e teorisë atomike. Roli Berceliusitështë themelor në krijimin e kimisë moderne. Ai ndau kimin inorganike nga kimia organike në vitin 1806. Fq.158.

Nobel, Alfred (18321896) një nga studiuesit më tëdëgjuar të lëndëve plasëse. Fq. 597.

Sheele, Karl Vilhelm (1742-1786), kimist dhe farmacist suedez. Ai veçoi hidrogjenin, më 1768 dhe zbuloi oksigjenin më 1773, pak kohë më parë se Pristli, duke e nxjerr nga salpetri, fitoi klorin më 1774 nga veprimi acidit klohridrik me dyoksidin e manganit etj.

Më 1779 zbuloi glicerinën. Fq. 774.

Në shkrimin e tij zoti Nuri, thekson: Puna në grup shmang egoizmin, intrigat, mëritë, forcon ndërgjegjen, rrit besimin te shoku dhe garanton jetëgjatësinë e shoqatës. “Thesari Kombtar”, përbën një thesar të vërtetë, plot xhevahire, që do pasurojnë edhe më shumë arkivën e kujtesës kombtare shqiptare.

Thesari kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi tëemocionon dhe të njeh me problematikat e thella tëmesazheve filozofike që përçohen te lexuesi, ku elementet autobiografike e bëjnë brendinë e këtij xhevahiri me vlera universale. Të gjitha shkrimet e këtij libri përçojnë te lexuesi mesazhe të ngrohta dhe vlera gjithëkohore.

Mesazhet që jepen në këtë Thesar për ruajtjen e traditave dhe gjuhës shqipe me vlera kombëtare bëhet më i domosdoshëm se kurrë, sot, kur  fqinjët tanë serb dhe grek, na kanë vjedhur historinë dhe e kanë  tjetërsuar atë.

Është detyrë e njerëzve të mirë informuar të shkencës dhe letërsisë të informojnë brezat pasardhës që të mbajnë ndezur prushin e atdhedashurisë dhe të krijojë lidhje shpirtërore ndërmjet brezave që mos të harrojnëpër asnjë çast kombin shqiptar dhe vlerat e pa kontestueshme të këtij populli heroik, që e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë.

URIM:

ZOTI HYSEN IBRAHIMI, KRYETAR I SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË “PAPA KLEMENTI XI ALBANI”, NË SUEDI.

I nderuar z. Hysen!

Në përfundim të këtij shkrimi dhe vlerësim të veprave të Thesarit Kombtar të Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Në Suedi.

i cili, si gjithmonë, krahas veprimtarive të Shoqatës, ka vendosur në qendër atdheun, kombin dhe ardhmërinë e tij në vitet dhe dekadën në vazhdim dëshiroj t’ju falënderoj përzemërsishtë për punën e vyer që bëni për Kombin Shqiptar.

Edhe pse në kushte të vështira të pandemisë mbarëbotrore ju me punën tuaj nuk keni ndalur asnjëherë veprimtarinë e secilit prej anëtarëve të shoqatës.

Ju uroj me gjithë zemër punë të mbarë dhe plot suksese dhe mirësi në punën tuaj humane. Juaj Bashkim Saliasi Tiranë