Ballina Kulturë Çakorr, mali im dardan… – Nga Ramiz LUSHAJ

Çakorr, mali im dardan… – Nga Ramiz LUSHAJ

***

Çakorr…Çakorr…Çakorr

Kur eci në tokën tande të bekueme,

Të falune…Të shitune…Të tradhtueme.

Kamba më rrjedh gjak

Hapi më merr flakë…

 

***

Çakorr…Çakorr…Çakorr

I jemi je kanë…

I jemi do të mbetesh…!

Ma thonë gurët e gjethet

Ma thonë plagët e djepet

Ma thonë zogjtë e malit:

Je Amanet i Shqiptarit!

 

***

Çakorr…Çakorr…Çakorr,

Prej lartësive të tua,

Lëshoj kangë majekrahut

I thërras Jakup Ferrit

I thërras Zhujë Selmanit

Vijnë Orët e Zanat e Malit…

Toka i flet Shqiptarit…!

 

***

Çakorr…Çakorr…Çakorr

Kurr nuk do të mbetesh vorr..!

Mali im ilir, dardan, shqiptar…

Ty, t’u bafsha lapidar…!

___

Çakorr, dhjetor 2019