Ballina Bota Mund të shohin filma, apo të dërgojnë sms, Britania do të lejojë...

Mund të shohin filma, apo të dërgojnë sms, Britania do të lejojë shoferët të heqin duart nga timoni

 

Britani bëhet vendi i parë në botë që lejon shoferët të heqin duart nga timoni në autostrada.

Teknologjia e mbajtjes së korsive do t’u lejojë shoferëve të shikojnë filma, ose të dërgojnë tekste dhe email dhe thuhet se kjo do të mundësohet që nga kjo verë.

Sipas “The Sun”, kjo nuk do të lejohet ku shoferët po udhëtojnë me shpejtësi 70 milje në orë.

Qeveria britanike do të legalizojë sistemin automatik të mbajtjes së korsisë, teknologji në bord që merr kontrollin e plotë të një makine dhe e mban atë brenda korsisë së saj.