Ballina Kosova Kosova si “kulla” e Babilonisë….! – Nga Agron Shabani

Kosova si “kulla” e Babilonisë….! – Nga Agron Shabani

 

Çështjet ose aspektët e njohura të rubikonit ose grafikonit të rënies dhe ngritjes së inovacionit, kreativitetit ose “prodhimtarisë” së përgjithshme shkencore, intelektuale, morale, fetare, kulturore, politike, diplomatike dhe të tjera në Kosovë, janë të varura dhe të ndikuara nga shumë faktor të brendshëm dhe të jashtëm.
Ndërkohë që jetën ose skenën e përgjithshme shtetrore, nacionale, konstitucionale, institucionale dhe politike të Kosovë, vazhdojnë të dominojnë ose karakterizojnë tensionet ose ashpërsimet e vazhdueshme ose permanente të marëdhënieve dhe raportëve të gjithëmbarshme kontradiktore dhe polarizuese në mes blloqëve ose taborrëve rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën. Mbase, acarimi dhe tensionimi i qëndrimëve, pikëpamjve dhe konceptëve të betonuara, detronizuara, fortifikuara ose çimentuara nepër trashe, rrogoze ose istikame të ndryshme fetare, kulturore, rajonale, krahinore, partiake, politike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, të cilat sigurisht se reflektohen ose interferohën drejtëpërdrejtë ose në forma dhe profile të ndryshme eskterne ose eksplikative edhe në gjendjën ose botën e brendshme shpirtërore, emocionale, mentale dhe psikofizike të individit dhe kolektivitetit. Kjo me tendenca të hetueshme ose tepër transparente për t´u shfaqur ose manifestuar dikur me vonë ose vazhdimisht në formë krizash të rënda globale ose kolektive me pasoja të paparashikuara (fatale, kolaterale dhe multilaterale) për Kosovën dhe shqiptarët.
Se këndejmi, në ambiente, atmosfera ose situata të rënda krizash, tensionësh ose acarimësh të ndryshme akute ose kronike, edhe elitat ose superstrukturat e larta shkencore, intelektuale, fetare, kulturore, politike, diplomatike dhe të tjera, shpeshherë tremben ose ngelin pa fjalë-përballë dogmave, mediokritetëve, demagogjive, hipokrizive, atavizmave, hedonizmave, alkimizmave, dogmatizmave ose antivlerave të ndryshme shtetërore, nacionale, politike, diplomatike etj. Edhe të të ashtuquajturat “elitat” ose “par-exèlèncat” e ndryshme pushtetmbajtëse ose politike në Kosovë, në pjesën esenciale ose substanciale të tyre ndodhën të ngritura ose promovuara nga “brumi”,”materia” ose “derivatët” e proviniencave ose reminishencave të ndryshme politike ose parapolitike. Gjegjësisht, nga mentaliteti, fiksionet ose trashëgimia e njohur autoritare dhe totalitariste e “sistemit”(regjimit) të meherëshëm autoritar, diktatorial, despotik, feudal, skllavopronar dhe kështu me radhë…Duke i përvetësuar, kopjuar, zbatuar ose aplikuar në këtë vorbullë edhe metodat e njohura udbiste, komplotiste, konspirative, dekonspirativiste dhe të tjera të regjimit kriminal dhe gjakatarë të Millosheviçit etj. Aty e kemi edhe strukturat ose grupimet e ndryshme klanore, familjare, nepotiste, tribale, provincialiste, klienteliste etj., të afërta, kolportiste, insubordiniste ose kolaboracioniste me “etërit” ose “baballarë” e ndryshëm vendorë ose ndërkombëtarë. “Forcat” e ndryshme nëntokësore, centripetale, parainstitucionale ose parapolitike si “degë” ose”nëndegë” të zgjatura të krimit të organizuar, kontrabandës, korrupsionit, prostitucionit etj. Qarqët, gjegjësisht, proviniencat ose reminishecat e ndryshme fetare, kulturore, informative dhe të tjera që kolportojnë ose kolaborojnë me “njerëzit e fortë” të pushtetit vendorë dhe atij ndërkombëtarë dhe që kanë ndikime ose influenca të fuqishme në qarqët ose strukturat e ndryshme shtetërore, nacionale, qeveritare, politike, diplomatike, sociale, materiale, ekonomike etj. Rrjetët ose rrethet e ndryshme vicioze ose biocenoze të bisnesit dhe interesit të përbashkët etj. Duke i përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe uzurpimin, klanizimin, fosilizimin, monopolizimin, privatizimin, instrumentalizimin, personalizimin dhe relativizimin e shtetit, pushtetit, pronës (pasurisë), religjionit dhe moralit të gjithëmbarëshëm shtetërorë, nacional, fetarë dhe kulturorë në vendin tonë nga ana e demagogëve ose hipokritëve të ndryshëm nebuloz, stupid, debil, bedel, reaksionar, dogmatikë dhe diabolik të cilë janë edhe pënguesit ose sfiduesit kryesor të ndarjes së domosdoshme të fesë (religjionit) nga shteti dhe nga kombi për qëllime të ndryshme klanore, profiteriste, karieriste dhe të tjera.
Ndaj, të të ashtuquajturit shteti dhe pushteti kosovar, në “esencën” ose “substancën” e tyre i ngjajnë një “kulle” prej letre që e shpartallon ose davarisë mengjesi, gjegjësisht, “kullës” së dikurshme të Babilonisë ku krahu i djathtë i saj nuk dinte kurrë se çka (çfarë) mendonte dhe punonte (vepronte) i majti ose anasjelltas.
Kosovës i mungojnë boshti kurrizorë, ose elementët (instrumentët) kruaciale, esenciale ose bazike për të qenë shtet i pavur, sovran dhe integral e funksional në kuptimin e plotë të fjalës. I mungon industria ose ekonomia e njohur stabile, rentabile ose bazike e cila do duhej t’i mbulojë sëpakut 2/3 e buxhetit të përgjithshëm shtetërorë ose nacional, i mungon kombi ose populli i saj shtetformues ose konstitucional, i mungojnë anëtarësimet e saj në OKB-s, UE-s, Nato si dhe në mekanizmat ose instiucionët tjera (relevante) ndërkombtare, i mungon valuta dhe banka e saj nacionale, i mungojnë rezervat e arit, xhevahirëve ose diamantëve si garantues kryesorë të borxhëve të brendshme dhe të jashtme, i mungojnë akcizat ose kambialet, i mungon ushtria e rregullt (aktive) dhe profesionale së bashke me gjinitë dhe akademitë e njohura ushtarake, Kosovës i mungojnë liria, autonomia, eksluziviteti, autenticiteti, validiteti, pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i saj në politikën e brendshme dhe të jashtme. Me fjalë tjera, Kosovës i mungon shumëçka ose gjithëçka. Por, jo edhe analfabetët e ndryshëm institucional, funksional, politik dhe diplomatik, të cilët edhe përmes vrimës së gjilperës së ngulur dikund thellë në trupin, kurrizin, ashtin, mishin, shpirtin, zemrën, gjakun ose palcën e Kosovës dhe shqiptarëve, i shohin interesat, profitet ose levërdite e veta materiale, politike, karieriste etj.
E tërë kjo të ngjanë në iluzion, utopi, ëndërr të gjatë, çerthullë ose vorbullë të çmendur malli, nostalgjie, iluzioni ose utopie që i davaritë ose relakson paksa brengat ose hallët e përditshme për të siguruar ekzistencën ose kafshatën e bukës e që nuk i thyen dot hallkat ose zinxhirët e robërisë!?¿ Kështu që shqiptarèt ose kosovarèt, janè të burgosurit (pengjet) ose robërit e “fatit” ose ëndërrave shekuore për një jetë me të mirë dhe dinjitoze.
Politologjia dhe filozofia politike
Politologjia dhe filozofia e njohur shtetrore, nacionale dhe politike në kuptimin e terminologjisë së njohur çmuese ose vlerësuese, shohin me dyshim çdo levizje ose çdo gjë që largon nga ajo që mund të quhet studim ose analizë e mirëfillët shkencore ose metodologjike. Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme eksterne ose eksplikative në kritikën dhe filozofinë e njohur shtetrore, nacionale ose politike, kanë një dimension dhe karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral. Duhet gjetur formën dhe menyrën e duhur, konkrete ose adekuate, për t’ua bashkëngjitur kërkesave dhe nevojave sociale ose ekzistencialiste, edhe vlerat, parimet, postulimet (postulatet) dhe aspiratat e njohura shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, historike,.gjeografike, industriale, ekonomike etj.
Politologjia ose shkencat politike, janë shkenca shoqèore ose humaniste që i studiojnë dhe analizojnë politikën, shtetin, pushtetin, levizjet, procesët, diskurset, fenomenet, dukuritë, shfaqjet, trendet, tendecat ose manifestimet e ndryshme politike, diplomatike etj. Mekanizmat ose institucionet e ndryshme shoqërore ose politike, vlerat, parimet, narrativat, postulimet, konceptët, idetë, teoritë, akterët, gjegjësisht, liderët ose politikanët e ndryshëm dhe kështu me radhë. E vërteta, relevanca dhe serioziteti i objektit, janë bazat ose themelët kryesore të njohjes, identifikimit dhe kuptimit të funksionit dhe rëndësisë së subjektit dhe jo neorealizmi disfunksional ose anarkoteorik.
Termi ose nocioni ‘politikë’ ose ‘politika’ origjinën e tyre eskskursive, diskursive ose etimologjike e kanë nga greiqishtja që do thotë aftësi ose afinitet i njohur shkencor, intelektual dhe profesional për të udhëhequr ose drejtuar me shtetin, popullin (kombin), pushtetin ose organizatat e caktuara shoqërore, qytetare, politike, diplomatike etj. Për me tepër ndërkaq, termi ose nocioni politikë ose politika, parasegjithash është refleks ose reflektim i njohur shkencor, intelektual dhe profesional ndaj fjalëve greke ‘tä politika’ (pushteti shoqërorë ose qytetar që thërret, obligon, organizon dhe mobilizon) dhe ‘hè politik’ (arti, talenti, aftësia ose zgjuarësia për të udhëhequr, postuluar ose qeverisur). Të dyja fjalët ose nocionet e mesipërme (‘tä politka’ dhe ‘hè politik’) -janë nxjerrur ose huazuar nga konteksti i njohur semiotik ose semiologjik “politikos” (shoqërorë, qytetar ose politik) dhe “politiès” (anëtar ose pjesëtar i shtetit, pushtetit ose bashkësisë politike).
Ndonëse, me kalimin e kohès, termi ose nocioni ‘politik’ ose ‘politika’ në domenin e njohur modern ose bashkëkohorë, ka njohur dhe pësuar ndryshime ose transformime të shumëta ekskursive dhe diskursive. Në gjuhën angleze si për shëmbull, me termin ose nocionin “polity” ose “policy” nënkuptojmë dimenzionin formal dhe tradicional të politikës, gjegjësisht, procesin e rregullimin tè njohur institucional dhe konstitucional të shtetit dhe pushtetit me të gjitha parimet, premisat, kontraditat ose kundërthëniet e njohura politike, partiake, parlamentare, pluraliste, konceptuale, ideologjike dhe të tjera që iu shërbejnë ose kontribuojnë procesëve, zhvillimëve dhe përparimëve të gjithëmbarëshme individuale dhe kolektive në të mirën e popullit dhe shtetit. Edhe nè gjermanisht, frèngisht, italisht etj., gjithashtu.
Se këndejmi, ndarja (divorci) ose diferencimi i ‘anës politike’ nga ‘sfera’ e interesave të njohura shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike, kulturore, materiale, sociale, ekonomike dhe të tjera, pos tjerash, kanë sjellur ndryshimin ose transofmimin e shoqërisë së gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare nga fazat e hershme të organizmit ordinar ose parapolitik në fazat e reja të organizmit shtetror, qytetar, kulturor dhe politik.
Se këndejmi, që nga Antika e lashtë dhe deri me sot ka patur procese, zhvillime, këmbime dhe komunikime të ndryshme zyrtate, politike, protokolare ose diplomatike në mes popujve, kombëve dhe shtetëve të ndryshme. Shënimet, stenogramet, protokolet, analet ose kronikat e ndryshme në këtë kontekst, na bëjnë të ditur mbi marëdhëniet ose raportët e ndryshme protokolare ose diplomatike në mes popujve dhe shtetëve të ndryshme të Lindjes së Vjetër ( si Kina, Egjipti, Asiria, Mesopotamia, Babilonia etj.) si dhe popujve ose vendëve të tjera në Antikë. Duke i veçuar këtu dokumentin e marrëveshjes paqësore në mes Ramzesit të Dytë të Egjiptit dhe sundimarit të Hetitëve, Hatushillit në shekullin XIII (13)-para epokë së Krishtit së bashku me Lidhjet ose marrëveshjet e njohura të Peloponezit, Delfit, kongresët ose marrëveshjet e njohura greko-përsiane, greko-romake (4OO vjet para Krishtit) dhe kështu me radhë.
Në këtë frymë ekskursive dhe diskursive u ngritè dhe projektua edhe praktika diplomatike në Romën e Laahtë-Antike kur zgjedhësve e zëdhënësve (nunti ose nuncève) dhe deputetëve të zgjedhur (legati) filluan t’u ipen udhëzimet ose instruksionet e para politike ose diplomatike. Metodat e Romës i mori dhe zbatoi edhe Bizanti sipas të së drejtës natyrore dhe historike mbi marëdhëniet ndërkombtare.
Se këndejmi, për shkak të ndryshimit të hartave të njohura shtetrore, nacionale, politike, gjeografike ose gjeopolitike, si dhe të rritjes ose zgjerimit të fushëveprimt politik, diplomatik, tregtarë dhe ekonomik në kontinentin e vjetër evropian dhe më gjërë: U fillua me aplikimin e arkivave dhe dokumentacionëve diplomatike si dhe të dërguarëve (dërgatave) ose atashimëve të ndryshme konzulare ose diplomatike në mes shtetëve (qytetëve), mbretërive, perandorive ose principatave të ndryshme evopiane dhe të tjera në mesjetën e hershme dhe më vonë. Kështu që përveç shtetëve të Mileti, Raguzës(Dubrovnikut), Venedikut, Milanos dhe Montovës, edhe shtetët, mbretërite ose principatat tjera (si ajo e Frankëve dhe Langobardëve, e Arbërve ose Kastriotëve, e Lujëve, Yorkëve dhe Lancasterëve etj.) filluan me ngritjen dhe atashimin e diplomatëve dhe përfaqësive të ndryshme konzulare ose diplomatike tek popujt (kombët) dhe shtetët tjera.
Ndërkohë që ngritja, themelimi ose konstituimi i shtetëve moderne ose bashkohore, në menyrë eksplicite ose implicite i solli edhe ndryshimet, reformat (restaurimet) ose transformimet e njohura konceptuale ose metodologjike edhe në planin konzullar ose diplomatik. Kjo sidoms pas firmosjes së “Paqës së Vestfalisë” me 1648 dhe revolucionëve të njohura industriale dhe politike në Angli, Francë, SHBA-s, Gjermani, Itali etj.
Ndërkaq, me “Kongresin e Vjenës”(1815) dhe me “Kongresin e Aachenit” me 1818, do filloi një etapë ose epokë e re në historinë e përgjithshme të politikës së jashtme ose diplomacisë botërore. Duke i nënkuptiar këtu edhe ngritjen ose themelimin e “Unionit Telegragik” me 1856, “Unionit Postar” ose “Diplomatik” me 1874 dhe 1875, , “Kongresin e Berlinit” me 1878 etj. Përderisa, politikën dhe diplomacinë botërore të shekullit të kaluar (XX) do e karakterizojnë dy luftërat e mëdha botërore së bashku me ish “luftën e ftohtë” si dhe një mori ngjarjesh, procesësh dhe zhvillimët të tjera hektike, turbulente, cvilitëse, korpulente, robuste, sfiduese, agresive, eklektike dhe tepër dinamike. Gjatë asaj (kësaj) periudhe do i kemi edhe “Traktatin e Versajës” me 1919, ngritjen ose themelimin e Lidhjes (Ligës) së Kombëve” me 192O, të OKB-s me 1945, “Paktit të Natos”, Unionit Europian”(UE-s), ish “Traktatit të Varshavës” etj.
Me fjalë tjera, politika e jashtme ose diplimacia moderne dhe postmoderne, kanë njohur ose pësuar ndryshime, zgjerime, reforma ose transformime të thella esenciale ose substanciale edhe në fusha ose disciplina tjera politike, ushtarake, tregtare, ekonomike, kulturore, shkencore, akademike, pedagogjike, industriale, teknologjike etj.
E tërë kjo në pajtim me konventat ose kodifikimet e njohura konzulare ose diplomatike të Vjenës me 1961 dhe 1964 si dhe në pajtim, sintoni, harmoni, kohezion, vokacion dhe rezonancë të plotë me ngjarjet dhe zhvillimët e sotme botërore ose ndërkombtare ku politika e jashtme ose diplimacia në kuptimin e njohur kolokvial ose seminarik, është shkathtësi ose efikasitet intelektual dhe profesional i përzgjedhjes, modifimimit dhe moderimit (retorik ose oratorik) të fjalëve, termave ose shprehjeve më të njohura dhe më të bukura shkencore, politike ose diplomatike për arritjen e qëllimëve ose interesave të larta individuale dhe kolektive, respektivisht, shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, strategjike, ekonomike, industriale, teknologjike etj.
Për me tepër ndërkaq, sistemi parlamentar shumëpartiak së bashku me rendin shtetror (kushteues ose juridik) dhe sistemin politik, në kushtët e kapitalizmit ose të të ashtuquajturës konkurencës së lirë, pos tjerash kanë treguar (dëshmuar) se aplikimi i t’i themi kushtimisht mekanizmit të njohur shumëpartiak ,sipas logjikës së ngjarjeve dhe gjërave, sollën thyerjen ose shkatërrimin e pushtetit autoritar dhe centralist. Ndërkaq, modeli ekstrem i pushtetit centralist dhe autoritarist, solli ngritjen ose formimin e etatizmit dhe egalitarizmit egocentrik dhe policentrik etj. Një shteti të lirë, të pavarur, sovran, modern ose bashkkohor, mbi të gjithat i duhet ose nevojitët një mekanizëm i fortë tregtar, industrial dhe ekonomik i cili parasegjithash do të bazohej në ligjin e vlerës (vlerave) dhe kapitalit, i cili njëherë e përgjithëmonë i ka përmbysur ose shkatërruar tendencat dhe fenomenët e njohura skllavopronare ose feudaliste, duke e bashkuar botën në një njësi (bashkësi) tregtare, industriale dhe ekonomike. Kjo zatèn èshtè edhe vlera kryesore e “tregut global” tè vlerave, resursève dhe kapitalit botèror.
Duke i referuar politologjisë dhe filozofisë amerikane:
Në kuader të kushtëve dhe rrethanave të reja shoqërore, qytetare, industriale, ekonomke, sociale dhe politike në SHBA-s: Profesorët ose politologët e njohur amerikan, në kuader të Univerzitetit të shquar të Çikagos, e ngritën ose themeluan Shkollën ose Katedrën e njohur të politologjisë ose shkencave politike, krahas Katedrës së njohur të psikologjisë klinike. Drejtues dhe arkitekt i saj kryesor ishte Charles Merriam. E tërë kjo për t’i studuar, analizuar, qortuar dhe identifikuar në menyrë shkencore dhe humaniste, gjegjësisht, kuantitative, kualitative, empirike induktive, deduktive, determinante, paradigmatike dhe të tjera shkaqet dhe motivet kryesore të krimit të organizuar, korrupsionit, stratifikacionit, kontrabandës etj.
Kështu që Charlles Merriam dhe shoqata e mesipërme e politologëve amerikan nga Univerziteti i Çikagos së bashku me kolegët e tyre nga katedra e njohur e psikologjisë dhe të tjerë, i paraprinë “revolucionit bihevioristik” në SHBA-s dhe më gjërë.
Përderisa, D. Easton në veprat e tij shkencore “A Discipline Dividet: Scoolls and the Sects in Political Scince”, dhe në “New Handbook of Political Science”: i  vuri asokohe bazat ose themelët e njohura shkencore, rigoroze, progresive, moderne ose bashkohore në politologji ose shkenca politike. Kjo në radhë parë për faktin se shkencat politike ose politologjia moderne ode bashkohore, kanë lindur, janë zhvilluar dhe pëtsosur në SHBA-s krahas lulëzimit ose shkëlqimit të njohur ekonomik, industrial dhe teknologjik.
Ndonëse, modernizmi biheviorinist së bashku me feminizmin dhe automatizmjn modern ose bashkohor si dhe organizatat ose levizjet e ndryshme dinamike, hektike, eklektike, turbulente ose agresive në SHBA-s, si dhe në vende ose meridiane të ndryshme të globit, ndikuan në shumë faza ose etapa të rëndësishme të politikës amerikane dhe gjithëbotërore. Sidomos në ato vende a shtete ku sundojnë ose dominojnë ideologjitë ose mentalitetët e njohura autoritare, hegjemoniste ose totalitariste, të cilat në menyrë brilante dhe suplementare i ka paraqitur ose prezantuar Franc Noiman (Franz Neuman) në librin e tij me titull “The Democratic adn the Authoritarian State”.
 Ndryshe nga kjo, politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave, disonancave ose diskrepancave të shumëta klasore, sociale, politike, partiake, konceptuale, ideologjike etj.

Se këndejmi, termi ose nocioni shkenca politike (koncpeti plural) patjetër çon (
shpie) në diskursin e njohur shkencor ose metodologjik sipas të të cilit politologjisë ose shkencave politike (si njejës ose veçanti shkencore) iu mungon lënda ose materia e njohur bazike. Kështu që shkencat politike, janë të thirrura ose obliguara që t’i ndajnë dhe kërkojnë konceptët, nocionet, formulimet, idetë dhe teoritë e ndryshme shkencore ose metodologjike edhe tek shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe humaiste siç janë filozofia politike ose filozofia e politikës, sociologjia politike, psikologjia politike, antropologjia, episteomologjia, ontologjia, gneseologjia, historia, religjioni etj. Ndërkaq, thirrja ose etimologjia shkenca politike ose shkenca mbi politikën, i hapë ose zgjeron mundësitë dhe kompetencat e njohura shkencore, plurale dhe humaniste të politologjisë ose shkencave politike.
U mor vesh se ideja dhe teoria e njohur mbi studimin dhe analizën esenciale ose substanciale të politikës, është shumë e lashtë dhe multidisiplinare. Duke filluar nga filozofia praktike e Platonit dhe Aristotelit dhe deri me sot.

Ndërkohë që idetë, teoritë ose definicionet e njohura absolutiste ose ekskluziviste të Thomas Hobsit mbi si thotë “të drejtën legjitime, natyrore ose absolute të autoritetëve të larta të shtetit dhe pushtetit mbi të tjerët”, kanë bërë që mendimtar ose dijetar të tjerë botëror të parashtrojnë pyetje, pikëpyetje ose dilema të ndryshme në sfond. K. Manheim në veprën e tij me titull “Ideologjia dhe Utopia”(1929) parashtron pyetjen: A është e mundur dhe si është e mundur që politologjia ose shkencat politike të kenë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente dhe të mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontroversave ose diskrepancave të shumëta?! “Botën e sundojnë demonët ose “dishepujt” e ndryshëm të “mbretërisë së të keqës”, ndaj, të gjithe ata që futën në lojërat ose ujërat e turbullta të sundimit, pushtetit, karierës, pasurisë së pandershme ose korupsionit, bëjnë pakte ose traktate të ndryshme me demonët, blasfemistët ose forcat e ndryshme reaksionare dhe diabolike., do thoshte dikur Schoppenhaueri.
Ndërkaq, sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura të Friedrich Meineckes, Hans Kohnit, George Watsonit, Ernst Gellnerit, Rogers Bruhbakerit dhe shkenctarëve të tjerë: “Ekzistojnë dallimët themelore ose substanciale në mes popujve ose kombëve të dikurshme mbretërore, dinastike, perandorake ose kolonialiste me seli në Londër, Paris, Madrid dhe Lisabon (Lisbonë), kombëve të lashta ose klasike, kombëve kulturore, industrale dhe teknologjike dhe “kombëve të reja” artificiale ose johistorike etj. Pa i harruar këtu revolucionin, evolucionin, bihorvinizmin, primordializmin, pragmatizmin, konstruktivizmin dhe modernizmin e njohur amerikan etj.
U mor vesh se sipas politologjisës dhe filozofisë së njohur politike, në ‘masivin’ ose kompozicionin e marëdhënieve ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombtare, shumë gjëra janë të ‘lidhura nyje’ me njëra tjetrën në bazë të ‘lidhjeve të padukshme’ për publikun ose qytetarin e rendomtë: Kështu qe ju nuk mund të këpusni një lule nga ‘kopshiti’ i njohur global ose universal, pa shqetësuar një yll. Ndaj, duhet ditur se cili është caku ose ‘ylli polar” i një diplomati ose kryediplomati.
Politika e jashtme ose diplomacia kosovare ndërkaq, sikur nuk kanë kohë dhe ineteres (interesim) për arsimimin, edukatën, kulturën, emancipimin, nderin (moralin), disciplinën dhe narrativin e njohur intelektual dhe profesional. Në vend të një politike të jashtme ose diplomacie moderne (bashkohore), kualitative, agresive, dinamike, komerciale, profesionale, intelektuale dhe intelegjente: Atje vazhdimisht aplikohën format dhe metodat e njohura pseudoshkencore, inkoshiente ose antiprofesionale të një politike të jashtme ose dipomacie klasike, kuantitative, pllakative, ataviste, disfunksionale, inkompakte, inkoherente, heterogjene, poroze, partiake, klanore, farefisnore, provincialiste, klienteliste, kameraliste etj. Me ç’rast, në vend të diplomatëve të karierës ose profesionit, apo të politologëve të njohur ose kompetent, për ministra ose ministresha të jashtme, diplomat ose ambasador, vazhdimisht zgjedhën ose emrohën tezët, hallat, ndrikullat, partneret, partnerët, dajët, tezakët, nunat ose kumbarët e ndryshëm me “profesion patriot”, militant i filan liderit ose politikanit, apo fistek partisë kosovare, “student të përjetshëm të gjuhës dhe letërsisë shqipe, gjuhës angleze, historisë” etj…Pa e lëxuar kurrë asnjë faqe libri nga diplomacia ose shkencat politike etj. Si dhe pa ditur as reflektuar kurrë se në ç’nivel ose në çfarë stadi ndodhën marëdhëniet politike, diplomatike, ndështetrore, ndërqeveritare dhe të tjera të Kosovës me shumicën e shtetëve të globit dhe kontinentit tonë. A janë marëdhënie të shkëlqyera, vëllazërore, strategjike, historike, neutrale, indiferente, ad hoce, de jure ose de facto, të ndërprera, të ngrira ose acaruara etj…?!
E dyta: Kosova nuk ka as buxhet dhe as potenciale ose kapacitete materiale (finansiare), ekonomike, intelektuale, profesionale ose kadrovike që të këtë 5 ose 6 konzullata në Gjermani (Berlin, Frankfurt, Hamburg, München, Stutagtart, Düsseldorf ), po kaq në Zvicër dhe gjithandej, të cilat brenda vitit, buxhetit të vogël shtetror ose nacional të Kosovës, i kushtojnë me qindra miliona euro ose dollarë amerikan.
Mjaftojnë vetëm një (1) ose maksimalisht dy (2) konzulata të specializuara dhe kompetente të Kosovës në Gjermani etj.
Kah dhe si me tutje?

Për diplomacinë e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu (individi) dhe kolektiviteti,  janë vetëm numër ose pamje e thjeshtë të cilët duhet të përputhen dhe përshtaten me gjithëçka dhe me çdo gjë! “Bota globale është pikësynimi ose përfaqësimi i tyre real dhe optimal.
Psikologjia dhe filozofia e sotme ushtarake, politike, diplomatike, strategjike ose gjeopolitike, në instancë të fundit, është vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një “botë globale” ose “treg të përbashkët” të vlerave, resursëve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botërorë ose ndërkombtarë të koncentuar në duart e fuqishme të botës së pasur industriale dhe kapitaliste të Perëndimit. E jo të Lindjes ose Turqisë, Rusisë e Kinës.
Ndërkohë që vullneti për të jetuar dhe inkuadruar mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose qytetare, dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndërrave, caqeve ose qëllimëve të caktuara individuale dhe kolektuve. Është pra një “luftë” ose “stuhi infernale që nuk pushon kurrë”, ku qeniet njerëzore janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, ekzistencès, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të njohura jetësore ose ekzistencialiste. Të shkëputur pesh nga materia, origjina ose gjenealogjia, të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga edukata, kultura, emancipimi, morali, disiplina, ndërgjegjia, arsyja, humanizmi, drejtësia dhe barazia, patriotizmi, ideologjia ose kauzaliteti i njohur shtetror, nacional, politik, ushtarak, çlirimtar, kulturor, historik, patriotik etj. Në ngarendje ose turravrape të fluidshme, turbulente dhe tepër hektive- pas plotësimit të ‘egove’, ‘superegove’ ose nevojave të ndryshme objektive dhe subjektive. Duke i veçuar këtu interesat e njohura politike, karieriste, materiale ose profiteriste të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik në vendin tonë mbi kurrizin e thyer ose të lakuar të Kosovës dhe shqiptarëve! Kjo pa arritur kurrë një cak ose qëllim të caktuar ose përfundimtar.
Ndryshe nga kjo, bota, në të cilën njeriu cilësohet si një “mikrokozmos”, bëhet vetëvetiu një “megapoligon luftërash” ose ‘makrosferë interesash’ e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç “vullnetit” ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë më të pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobtë.

Për me tepër ndërkaq, shëmbja e ish ‘murit’ famëkeq të Berlinit së bashku me shpërbërjen ose shkatërrimin e përgjithëshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe “Traktatit të Varshavës”, si duket nuk arritën t´i shëmbin dhe shkatërrojnë ose asgjësojnë edhe ëndërrat ose iluzionet e njohura militariste, kolonialiste, imperialiste, hegjemoniste, ekspanzioniste dhe të tjera të Rusisë, Kinës e sidomos Turqisë për sundime, ndikime (influenca) ose dominime të përgjithëshme në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale. Në Kosovë ose Ballkan sidomos.
E formuluar ose deshifruar (deskriptuar) ndryshe: Kjo do thotë se qëllimi final ose kryesor i politologjisë dhe filozofisë politike, në këtë rast do duhej të ishte kthimi tek vlerat dhe parimet e larta morale dhe njerëzore. Respektivisht, në sistemin e vlerave dhe resursëve të larta europerëndimore, të cilat bëjnë dritë ose rrezatojnë duke zbritur tek çështjet humane ose njerëzore. Respektivisht, tek kauzaliteti, aspiratat ose interesat e njohura shtetrore, nacionale, kulturore, historike dhe strategjike të Kosovës dhe shqiptarëve. Për ata që kuptojnë: Në këtë kontekst, filozofisë së shpirtit, subjektiti ose optimizmit tè antropomorfizuar dhe determinuar paraprakisht, i kundërvihet filozofia materiale dhe dialektike e natyrës, ekzistencës dhe origjinës perëndimore ose oksidentale (jo turke ose aziatike) të Kosovës dhe shqiptarëve. Nga ky “rrethe vicioz” ose “biocenoz” nuk është i përjashtuar askush përveç joshqiptarëve ose antishqiptarëve.

ASh