Ballina ED/OP Fejton: Frika nga ndryshimi (2) Listat zgjedhore e LDK-së, e plotëson kriterin...

Fejton: Frika nga ndryshimi (2) Listat zgjedhore e LDK-së, e plotëson kriterin e «Kolonës së Pestë» – Shkruan: Shefqet DIBRANI

 

Ka 30 vjet, struktura të LKJ-së dhe disa analist të plakur po e këshillojnë Kosovën, e cila ka mbetur aty ku është. Me e përkthyer shqip i bjen: Gjendja e përgjithshme në Kosovë, është rezultat i atyre këshillimeve antidemokratike dhe antikombëtare. Kjo nuancë, përputhet me misionin e Kolonës së Pestë, qoftë në Partitë Politike e qoftë në Media, të cilat e kanë krijuar këtë imazh të rrejshëm, se Albin Kurti vepron kundër Amerikës? Në anën tjetër komunistët, marksistët e leninistët, strukturat e sistemit komunist jugosllav dhe bijtë e tyre, spiuj e kriminel qenkan proamerikan?! Absurd ky i llojit të vet!

Pra pasi çenka kështu, pse po iu frigohen zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, ku do të ndahet shapi nga sheqeri ashtu siç ndodhi edhe në Amerikë, në janarin e këtij viti. Komunistët e vërtetë s’kanë nevojë t’i fshehin putrat e tyre prej ujkut të çartur, në këmbim të frymës serbe që po terrorizon Kosovën, sidomos në këto 20 Vjetet e fundit. Përralla dhe xhepura komunistësh dallaveraxhinjë. Populli i Kosovës ka vendosur të mos i dëgjoj më. E nëse është ashtu siç po thonë LDK-ja e PDK-ja, atëherë mos iu friksoni datës 14 shkurt 2021, kur po e dini se të gjithë qytetarët patriot, të cilët janë të dashuruar në Kosovë, dhe të gjithë ata që e kanë çliruar dhe e duan edhe më shumë se ne Kosovën, kanë vendosur me  iu thënë mjaftë më, pleqve komunist, dhe strukturave kriminale që po e terrojnë e terrorizojnë Kosovën.

Teoricientët e plakur dhe matufët në politikën e Kosovës, janë pjesë e shkollës së Kumrovcit, ata kanë harruar se ka 30 Vjet pushteti serb nuk ka funksionuar mbi Kosovën, dhe u bënë 20 Vjet, që kur në Kosovë nuk është as prezenca e tyre fizike. Por Kosova, edhe sot e kësaj dite, po vuan nga dhuna e atij mentaliteti që po e ushtrojnë pleqtë e strukur në media, në borde dhe në dikastere shtetërore, bashkë me pleqtë e LKJ-së, dhe bijtë e UDB-ashve, të ardhur në mënyrë klandestine e antidemokratike edhe në strukturat udhëhqëse nëpër partitë politike. Sot janë mbuluar mediat televizive, gazetat dhe strukturat e drejtësisë nga një kastë e kalbur e cila po i frikësohet realitetit që do të ndryshojë më 14 shkurt 2021. Prandaj, fare nuk duhet me mbllaqitur analistët e plakur dhe kipcat e këtyre pleqëve, se çfarë do të ndodhë atë ditë?! Pasi të gjithë e dimë se një referendum kam e ndodhur, pasi testimi në Llapin heroik, ka ndodhur më 29 nëntor 2020, kur vet Populli e shembi LDK-në dhe PDK-në, karshi fitorës së LVV, prandaj të gjithë frigohen se ky rezultat mund të ndodhë edhe në nivel Kosove.

Jam mbase i bindur se vullneti i Popullit të Kosovës nuk mund të manipulohet më, aq më tepër tani kur Kosova është frymëzuar nga Zgjedhjet Presidenciale në SHBA. As, Albin Kurti nuk është në Pushtet, andaj pse kanë gjithë këtë fobi Trumpistat e Kosovës dhe Kipcat e Isa Mustafës?! Kosova po ndryshon!  Edhe në SHBA, dje nuk ishte President Jeo Biden, por u bë me 20 janar 2021. Ndryshimi që ka filluar në Amerikë, e ka motivuar tërë Kosovën. E ka ngritur në këmbë! I ka dhënë vebesim se po deshi populli Qeveritë ndrrohen! Sot në Kosovë, nuk është Albin Kurti kryeminister, por kollaj mundet me 14 shkurt 2021, me ardhë!…

Pleqtë e LKJ-së dhe Kipcat e tyre, duhet të dalin në arenë për ta matur Vullnetin e Popullit. Strukturat e kalbura që i kemi provuar për 20 Vjet, duhet të respektojnë vullnetin e popullit për ta ndryshuar Kosovën. Kosovën nuk e ndryshojnë ata që për 20 Vjet, vendin e kanë qeverisur keq! Kjo është rregull, ky është parim, tashmë këtë teori e ka përvetësuar edhe Populli i Kosovës, i cili ka vendosur për ta ndryshuar këtë vend të bekuar!

Aspak nuk qëndron ajo që thotë, Kipci i Isa Mustafë, dr. Abdulla Hoti, se gjoja ai paska politikë proamerikane. Ajo politikë ka përfunduar, madje turpshëm, se mbase ashtu siç përfundoi edhe politikani Richard Grenell,jo vetëm në raport me Kosovën, por përgjithësisht karshi vet SHBA-s, do të përfundon edhe politika mashtruese e Abdullah Hotit. Arroganca për ta mbajtur me dhunë pushtetin, nuk e ka nderuar Amerikën, prandaj s’ka pse të mburret as Kipci i Isa Mustafës, dr. Abdullah Hoti, për miqësinë që e paska pasur me Grenellin, se kështu, po duket Albin Kurti paska qenë shumë largpamës dhe vizionar, karshi Kolonës së Pestë Antiamerikane. Pra, mashtruesit nuk mund të qeverisinë me Kosovën, se Populli nuk po dëshiron. Mjaftë më! Pra duhet të kuptojë dr. Abdulla Hoti, se qytetari i Kosovës i ka përcjellë me vëmendje ndryshimet në SHBA, prandaj edhe kësaj radhe, sikur herë tjera, ai nuk ka vota. Veprimet e tij antikushtetuese, tashmë i takojnë të kaluarës, ashtu sikurse edhe politika komuniste e antikombëtare e Isa Mustafës, që duhet të shkojë turpshëm nga Kosova. Njëjtë, siç shkoi nga Shtëpia e Bradhë, edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duhet turpshëm të ikin Pleqtë dhe Kipcat e tyre. Ne e kemi të qartë se komunistët dhe bijtë e udbashëve të LKJ-së, nuk e dorëzojnë pushtetin në mënyrë demokratike, por populli i Kosovës me votën e tyre, kësaj radhe do të Vetëvendos për Vete dhe të ardhmën e Vet.

Lista e LDK-së, bartës real i së cilës është vetë Isa Mustafa. Kipc i kësaj Liste është Abdullah Hoti. Ai e ka të varur kambanën që ia rrah Isa Mustafa. A nuk ndodhi kështu edhe në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, kur kumonën (kambanën), e atij procesi e rrahte Isa Mustafa.

Tani shtrohet pyetja publike për akademikët e LDK-së, Kujtim Shalën dhe Frashër Demajn si dhe për profesorët universitar me gradën akademike doktora të shkencave në mesin e të cilëve po i veçoj: Dr. Avdullah Hoti, Dr. Kujtim Shala, Dr. Frashër Demaj, Dr. Hykmete Bajrami, Dr. Lumir Abdixhiku, Dr. Arban Abrashi, e ndonjë tjetër që nuk i identifikova, bashk me ata të nivelit “Master”, nëse këta i paskan mbrojtur gradat akademike, pa e mbaruara shkollën fillore dhe atë të mesme?! Si paska mundësi që në strukturat e LDK-së, të ngjiten në majat e piramidës, pa qenë anëtarë të Partisë, pa u edukuar në nivel Aktivi, Nëndege dhe Degës. Nëse i kanë toleruar këto shkelje statutare, këta e shkelin edhe Kushtetutën, siç ndodhi me Kipcin e Isa Mustafës vitin e kaluar. Si ka mundësi këta intelektual t’i nënshtrohen mendësisë teknokrate të komunistit Isa Mustafa, dhe ta shndërrojnë Partinë e Ibrahim Rugovës, në një Organizatë kriminale, sikur të ishte Kolonë e Pestë, ku përmes këtij veprimi e kanë lënduar demokracinë e brendshme në LDK, i kanë shkatërruar strukturat e saj, vetëm e vetëm për ta dështuar Kosovën, e në anën tjetër e kanë bërë Kosovën shtet jofunksional, dhe kjo i bie se kjo Kolonë e Pestë ka veprime antiamerikane.

LDK-ja është shndërrua parti e paradoksin!… Njëmbëdhjetë palë zgjedhje i ka humbur Isa Mustafa, kurse ai si dud, pa u merakos fare, qëndron në krye të LDK-së. Pastaj, dështimi i Agim Veliut në Llap, u shpërblye me postin e Ministrit të Brendshëm, Armend Zemaj, arrogant e i pakulturuar, përftues e manipulues i pashembullt, me rrajë e me tapi i sistemeve. Po, kjo është LDK-ja e vlerave që avancoi Armendin në nivel Ministri për Shëndetësi, e në anën tjetër anashkaloi tërë kuadrin profesionist të kësaj fushe. Ministër të Bujqësisë një qun i cili nuk i ka shkelur kurrë arat e babës gjerë sa u bë Ministër, thuaja edhe në këtë fushë LDK-ja nuk gjeti një profesor universitar nga Fakulteti i Bujqësisë për të treguar përkushtim profesional dhe institucional. Skandaloze ishte emërimi i Driton Selmanajt, parashutistit nga Shoqëria Civile a debatet televizive, për të livadhisur meritat e vetaranëve dhe të atyre që prej fillimit, kot së koti vegjetonin në LDK. I njëjtë është, veç ma trap, baba burrë i sistemit paraprak, djali Arben Gashi, me traditë si i ati, shtirej për reforma, por pas shpine paska raportuar te Isa Mustafa, duke u bërë sinonim i së keqes në LDK.

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, është folur shumë për të kaluarën me dosje të paluara në EULEX, për të e ky kundër të tjerëve, është përfolur për fajde, por që kishte siklet dhe detyrim te Isa Mustafa, e dëshmon e dhëna se Anton Quni, ka qenë i angazhuar drejtpërdrejt për t’i shkatërruar dy degët e LDK-së në Diasporë. Paradoksalisht, kur ai i shërbente APJ, dhe … intelektualët që i shkatërroi për interesa të Isa Mustafës, e kishin themeluar LDK-në, kurse pas një çerekshekulli, e zbaton diferencimin ideologjik të Isa Mustafës. Ka mjaftë për të thënë e shkretëruar për vijen antidemokratike të Kolonës së Pestë, e cila dështimin e konsideron sukses, por çuditërish, në vend se të mësoj LDK-ja, nga këto dobësi që e përcollen Qeverinë Hoti, ajo u bunkerizua në të, dhe në kuadro edhe më të ulëta, prandaj para se të merren me vetveten po  e sulmojnë Albin Kurtin, dhe vet presin me duar në xhepa, suksese e rezultate.

Isa Mustafa, i mbështetur nga Klani i Riinvestit brenda LDK-së, që moti ia ka vënë dryrin QIK-ut, madje duke e shkatërruar edhe databazën e kësaj Qendre Informative, prandaj vlenë të pyetet publikisht zëdhënësi i Isa Mustafës, çfarë u bë me QIK-un, në të cilin dikur punonte Enver Maloku dhe Xhemail Mustafa?! Janë këto disa nga arsyet pse i drejtohem elektoratit të LDK-së, nuk duhet me i votuar ata që e shkatërruan QIK-un.

E përsërisë, i bëjë thirrje anëtarësisë së devotshme të LDK-së, nëpër Degë dhe Nëndegë, të mos i votojnë kandidatët parashutista, klandestinët dhe marionetat e Isa Mustafës. Me një fjalë të gjithë ata kandidat që nuk iu kanë nënshtruar proceduarve zgjedhore brenda partisë. Të mos i votojnë as fëmijët e shantazhuar nga Klani i Riinvestit, të mos e votojnë asnjë kandidat i cili nuk ka stazh në nëndegën dhe degën përkatëse dhe as Ministrat e dështuar, dhe në asnjë mënyrë strukturat e Kolegjit Riinvest. Nuk e di se çfarë vlerash përfaqësojnë, Adnan Merovci, Nuredin Ibishi, Salih Morina, Sylë Hoxha e shumë të tjerë, por këta nuk meritojnë të zgjidhen.

Kolona e Pestë ka konflikt me vetveten, andaj sulmojnë VV-në dhe Albin Kurtin!

Për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, skandali më i madh u bë me Degët e LDK-së në Diasporë, kandidatët  e përzgjedhur dëshmojnë për pa përgjegjësi totale, pasi Ajet Avdyli, Ismet Mjaku dhe Ibrahim Syla, për ne që i njohim, nuk i përfaqësojnë vlerat demokratike, por janë shpërblyer për servilizëm dhe shantazhim përmanent në Degën e LDK-së dhe në proceset e brendshme të kësaj dege. Sigurisht edhe për dhunën fizike ndaj intelektualëve që ishin bartës të proceseve dhe themelues të LDK-së, (rasti i dhunës fizike ndaj N.P.), ku Ajet Avdyli, tash kandidat, ka qenë drejtpërdrejt i involvuar në atë dhunë fizike. (Rasti është i protokolluar nga Gjykatësi përkatës në EULEX, në zyrën përkatëse nga Prokurori i Shtetit dhe në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë). Me sa dimi këtë konglemerat e ka përzgjedhur dr. Arban Abrashi dhe bartësi i listës dr. Abdullah Hoti. Gjendje e ngjashme ka ndodhur edhe në Degët tjera në Diasporë, por ne, për çështje higjenike nuk po merremi me ta, pasi votuesit të zellshëm dhe elektoratit rugovian, i mjaftojnë këto shënime për ta përbuzur tërësisht Listën e Kipcit të Isa Mustafa, i cili edhe më parë ka dështuar, por në saje të Kolonës së Pestë, ai u bë Kryeminister, duke shkelur Kushtetutën e Kosovës. Elektorati i LDK-së, nëse dëshiron reforma rrënjësore, atëherë duhet me votuar ndryshimin i cili po vjen!

*Ua sugjerojë librin, me të cilin po ilustrojmë këtë shënim, pasi aty flasim me kompetencë për dëmin kolesial që ia kanë shkatur LDK-së, këto klane mafioze dhe antiamerikane, të strukura në strukturat udhëheqëse në LDK.

*Autori, është shkrimtar dhe analist i proceseve politike në Kosovë. Njëri nga themeluesit e Degës së LDK-së në Zvicër, dhe delgat në Kuvendin e Dytë (1994), dhe të Tretë (1998), të LDK-së në Prishtinë.

Në vazhdimin tjetër: “Listat zgjedhore e PDK-së”…

Vijon…