Ballina Rajoni Liria në litar ose arrest! (preludim) – Nga Agron Shabani

Liria në litar ose arrest! (preludim) – Nga Agron Shabani

 

1. “Në dalje të derës së burgut, dy gardianë (rojtarë) të burgut i hodhën Romeos mbi supe (mbi krihë) një tunikë të zezë. Por, mëqe guerili ishte tepër shtatlartë, cepat e asaj rrobe kobzezë mezi i arrinin deri në gjunjë, duke i lënë t’i dukëshin kallcitë dhe mamuzet. Dy guerilët ose luftëtarët tjerë, ata të burgut i veshën në të njejtë menyrë. Dhe, pastaj të gjithëve ua lidhin duart pas shpindës. Dera e madhe e burgut ishte me plot ushtar ose gardian të burgut, tamburet e të cilëve po binin të rënda dhe të kobshme. Aty dikund pari dukej edhe një karrocë e vjetër, e pistë, e tërhequr nga një mushkë dhe e rrethuar nga xhandarët që po qëndronin hypur mbi kuaj. Rojtarë (gardianët) e burgut e ndihmojnë Romeon dhe shokët e tij të hipnin në karrocë dhe pastaj edhe vet u ulën mbi tufat e kashtës. Papritur komandanti i të dyja batalionëve dha urdhërin e marëshimit. Në fillim, në rrugë, me hapa të ngadalshëm, doli njëri batalion, pastaj vijoi karroca e rrethuar nga xhandarët dhe në fund batalioni tjetër. Pasi përshkuan mjaftë vende, rrugë dhe sheshe të shkreta ose boshatisura, Romeo duke vështruar rreth e përqark tij, nuk shihte asgjë tjetër veçse francezë. Ballkonet dhe dritarët e shtëpive ishin të gjitha të mbylluara ose grilosura në shënjë zie dhe pikëllimi të madh, ku mund të merrej me mend se njerëzit brenda tyre po lutëshin dhe derdhin lot për heroin dhe patriotin që po shkonte të vdiste në litar. Ndërkaq, kryeguerili sypatrembur, po vështronte detin e bajonetave që po valëzonin sipas ritmit të marëshimit. Xhandarët që po e ruanin dhe rrethonin karrocën e guerilit që po shkonte në litar, mbanin kokën ulur si për t’i fshehur përshtypjet dhe empcionet e çastit ose momentit që ua krijonte rruga e  heroit ose patriotit i cili po i bënte hapat e fundit drejt vdekjës. (Blasko Ibanjez, fragment nga “Heroi në litar” i Blasko Ibanjez)

2. Si për çfo festë tjetër të pavarësisë së Kosovës: Ata kësaj radhe sigurisht se nuk do jenè aty si dikur….Nè rrjeshtin ose rendin e parë të kolonës së krushqve ose dasmorëve të festës së pavarësisë. Jo!
Të mbështetur fuqishëm dhe përjetëtësisht për gjoksin dhe ato shpatulla vigane dhe titanike të tokës së bekuar atërore dhe stërgjyshore, do jenë bashkèluftètarët e tyre së bashku me heronjt ose dëshmorët e kombit dhe atdheut, të ngritur në përmendore. Trimat dhe heronjt e pavdekshëm të lirisë, ngritur në mite, epose dhe legjenda të përjetshme në shpirtin dhe kujtesën historike dhe patriotike të popullit (kombit) dhe atdheut tonë. Viganët dhe titanët e  UÇK-s, të ngritur në Olimpin ose Pantheonin e Lavdisë së Madhe dhe Përjetësisë…Aty ku nuk është kurrë zhurmë as tollovi.

3. Me një buzëqeshje të stisur, si dhe me do hije të thella kolosale dhe titanike që i vrasin ose shpërthejnë edhe grilat e burgut, për festën e pavarësisë së Kosovë që po afron…Pavarësisht kurthave, intrigave, shantazhëve dhe komplotëve të vazhdushme ose sistematike për t’i kapur ose zënë në grackë shpirtin liridashës, kryengritës dhe patriotik së bashku me integritetin, intimitetin, ekskluzivitetin, individualitetin dhe autenticitetin e paprekshëm dhe të pathyeshëm të trimave, heronjve ose luftëtarëve shqiprar si kalorës ose gardian të pamposhtur e titanik të atyre trojëve të panënshtruara të  Shqiponjave dhe Gjergj Katstriotit: Ata kësaj radhe, sigurisht se do e kremtojnë disi ndryshe festën e pavarësisë.

4. Në Kosovë me 14 shkurt 2O21, do ketë prap zgjedhje të reja. Zgjedhja e ish bashkëluftëtarit të tyre dhe komandantit legjendar të Dukagjinit, z. Ramush Haradinaj për President te Kosovës, për çastin ose momentin, kjo të duket formula e zgjidhjeve të shumë çështjeve ose problemëve kardinale ose jetike në Kosovë. Askush me thellë dhe me hollë se z. Haradinaj, nuk i ndjen dhe s’i kupton hallët e bashkëluftëtarëve të tij në burg dhe të tjerëve të ndodhur dikund në mes “lirisë së rrezikuar’ dhe ‘robërisë së qetë”! Kosovës me tepër se kurrë i nevojitët figura epike dhe kalorsiake e Ramush Haradinajt.

5. Sidoqoftë, dikush atje nuk do i harrojë kurrë në jetë ato levizje të tensionuara të gishterinjëve të vegjël të femijëve të vet mbi hartën gjeografike të globit dhe kontinentit tonë, për të gjetur ose zbuluar vëndndodhjen e babit në një burg të huaj në Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Sigurisht se do ketë edhe pika loti që do rrëshqasin atyre faqëve tè njoma…Edhe buzagaze të djegura në maje të gjuhës! Dhe, ato përshëndetje që presin ke pragu i derës. Por, aty do jetë edhe ndjenja e njohur e lavdisë dhe krenarisë së luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-s që nuk e zbehin as burgosin dot grilat e burgut. Në shtëpitë dhe familjet e çlirimtarëve do ketë sërish festë.
ASh