Ballina Kulturë NË VELANI – Nga Neki Lulaj

NË VELANI – Nga Neki Lulaj

 

N`zemër të Velanisë shëndrritë një mermer përgjimtarë
Nga toka deri në qiell drita perhihet
Edhe nga ajo botë buron vizioni flakadan e ar
Ai e ledhatoi dje me shallin e ti trupin e përvujtur
të Dardanisë nanë

Elipsat e shallit të tij ishin paravani tehu i kosës
Qe shtirakve ju tha se ja këtu e kam mbështjellur
Fatin e nëpëkembur te dy million shqiptarëve
Me këtë shall ua mbulloi trupin e mërdhirë
Me këtë shall ua qepi plagët e shpirtit
ua shtërngoi plagët vëllazërve pjestar..

Tymtari do të tymojë këtu i zjarrmuar
Se jemi ashti shpirti gjaku e toka lidhur ne një ograjë
Kemi një gjuhë një aortë zemre një trung te lashtëruar
Jemi autokon dardan te bekuar nga një diell e një henë.

Kollitën mjegullat e zemruara mes dafinash
Ato fërsherisin ne patyjshmërin e mendjës
Te Bogdanit të dytë shqiptarë
E sa skenare puçiste pusi e intriga te pa pritura..

T`ja humbin gjurmat e varrin si Bogdanit të parë
Një ditë të erdha te varri si mergimtarë
Me trathtuan ndijenjat dy lot prej guri rreshkitur
E te ranë mbi mermerin tend te bardhë….

Mbi ty kalorsi i ndritshëm i qenesisë tone fatndritur
Nga aorta e zemrës tende bota na nohu se jemi Dardan
At mbremje dielli vezullonte mbi mermerin e praruar
E Dardania e jonë fymonte lirshëm
Te përgëzova se u realizu arkitektuara jote e zjarrët
Tani jemi Shtet i Pavaruar edhe ne mergimtaret jemi fat bardhë..!

Mu be se pashë fytyrën tende te buzëqeshur mes rrezeve te diellit
Ketu ne Velani po e ndiej vegimin e shpirtit tend
Nëpër gjethët e pemëve po fërshferisin si fletë librash
E ne çdo faqe nderi e lexoi dashurinë tende
Iden e rrugës se kombit
Për Bashkim Kombëtar …