Studentët do të vazhdojnë mësimin online deri në një afat të pacaktuar.
Vendimi u bë i ditur nga kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, në një komunikim për mediat edhe me ministren e Arsimit, Evis Kushi.
“Qëllimi është të propozojmë në kohën e duhur ato masa që janë të përshtatshme. Nga 6 janari kemi pasur rritje javore. Kjo është shoqëruar me rritje te moshat 16- 24 vjeç. Pavarësisht se skemi rritje të vdekjeve sikurse mund të kemi në vende të tjera këto flasin për ngushtim. Prandaj në mbledhjet që kemi zhvilluar kemi vendosur që krahas masave që kanë për ta vazhduar, orës policore dhe ndalimi i fluturimeve me Britaninë, edhe mësimi menduam të vazhdojë online. Edhe prania në konvikte e shton rrezikun e infeksionit, ato mund të kthehen në vatra të sëmundjeve. Ky nuk ishte një vendim i lehtë për tu marrë. Në mënyrë unanime pas diskutimeve vendosëm që ta vazhdojmë edhe pak këtë sepse është në të mirë të shëndetit të studentëve të të afërmive dhe të familjarëve të tyre”, tha Mira Rakacolli.