Disa ditë më parë filloi një debat në rrjetet sociale rrethshpërpjestimit të pa– imagjinueshëm që ekziston midis supër-përfaqësimit me staf Jugor ndaj atij Verior në administratën esotme të Shtetit Shqiptar. I nxitur nga ky debat krejt embrionik,bëra një kërkim në internet në të gjitha faqet e Kryeministrisëdhe të Ministrive të Qeverisë së sotme Shqiptare. Ja çfarë zbulonnjeriu në këtë kërkim:
Rezultati i kësaj qevrisje:
Terminali Taksambledhës i Tunelit të Kalimashit.
Ky është rezultat i përfaqësimi tmerrësisht shpërpjestimor e diskriminues Jug – Veri në adminstratën e sotme të shtetitshqiptar. Këto të dhëna e vlen t’i bëhen të njohura publikut tëpërgjumur shqiptar sidomos atyre që jetojnë në Veri të vendit dhe në emigracion.
Le të supozojmë për një moent që një parti politike shqiptare vjen në pushtet dhe bën të njetën gjë duke përjashtuar Jugorët siç janë përjashtuar Veriorët sot!? Çfarë do të ndodhte!?
Në Shqipërinë e kësaj dite kur po shkruaj unë, është injohur sundimi Një – Partiak në
çdo qelizë të shtetit. Megjithatë, Monizmi Politik i sotëm ështëtë paktën temë e diskutimeve të përditshme mediatike, analizavepolitike dhe debateve ndërpartiake edhe pse:
Askush nuk ua ve veshin!?
Por ndërsa monizmi i frikshëm politik bie më shumë në sy,një anësim tjetër edhe më i tmerrshëm është Monizmidiskriminues Krahinor, ose përfaqësimi me njerëz nga Jugorët eShqipërisë ose Toskët dhe përjashtimi pothuajse absolut ngaqeverisja, i veriorëve ose i Gegëve të vendit tonë,.
Të gjithë antropologët e huaj kanë vënë re dallime jo-esenciale midis banoreve Gegë dhe Toskë të Shqipërisë. DallimeJug – Veri vihen re tek shumica e kombeve të vjetra të botës. Porajo që është nënvizuar gjithmonë është se populli ynë është injejti si në Jug ashtu edhe në Veri, pasi flet të njejtën gjuhë medallime jo të rëndësishme dialektore. Shto këtu edhe faktin seçdo përpjekje për lirinë dhe demokracinë e Shqipërisë ka qenënjësoj e iniciuar dhe e zhvilluar nga të dya anët e vendit Jug –Veri – Gegë – Toskë. Kësaj harmonie i duhet shtuar edheharmonia fetare e veçantë dhe e pashoqe në botë. Kjo është një edhënë nga Zoti e ngulitur në Virtytin e Popullit Tonë. As pjesa e popullsisë jugore – Toskë, po të pyetej, kurrë nuk do ta dëshironte një ndarje dhe diskriminim të tillë si ky i sotmi!
Unë që po e ngre këtë problem për publikun kam njëavantazh të madh që më bën të rrëzoj çdo hamendje se shkrimiim ka për qëllim të ngre problemin e ndarjes krahinore midisshqiptarëve, Gegë e Toskë, temë shumë herë e preferuar e vetëpërçarësve për të fshehur keqbërjet e tyre.
Pra kam të drejtën të shkruaj për këtë fenomen nga pozitatkur familja ime përbëhët nga një përzjerje Veri – Jug. Unë jam Gegë. Bashkëshortja ime është Toskë. Për rrjedhoje fëmijët e mijanë 50 për qint Gegë e 50 për qint Toskë. Ndërsa nipi dhembesa ime janë 25 për qint Gegë dhe 75 përqint Toskë. Ata ikanë prindërit me fe të ndryshme por, siç thotë At Fishta:
“Bajram dhe Pashkë i festojmë Bashkë”.
Emri, edhe mbiemri im që po e ngre këtë problem i“ndihmon” stigmatizuesit ndaj njerëzve të krahinës time. Ata mëshumë “kujdesen” për të drejtat e të zinjëve të Amerikës sesa përposhtërimin që iu bëjnë vëllezërve e motrave të tyre shqiptare,nga veriu të cilët i quajnë “Malokë”. Emri im, jo vetëm nga përmbajtja por edhe nga tre germat e para e ndihmon stigmën. Është ky përçmim që ka sjellë këtë anësim përfaqësues-diskriminues në administratën e shtetit. Le t’i referohem asaj Rilndjes së vërtetë se si e ka trajtuar këtë çështje më një varg poetik:
Gegë e Toskë, Malsi jallia,
Janë nji komb m’u da s’duron,
Fund e maje nji a Shqipnija,
E një gjuhë t’gjithë na bashkon.
Le të zgjoj interesin, brengën, shqetësimin, kërshërinë dhe turpin e atyre që nuk brengosen sesi është përfaqësimi nëadministratën e sotme në kuptimin krahinor të fjalës?
Sipas të dhënave në websitet e Ministrive rezulton se nuk ka:
Nuk ka ASNJË drejtues të qeverisë së sotme i cili të ketëlidhje me zonat në veri të Lumit Ishëm, pra, Krujë, Kurbin,Lezhë, Mirditë, Mat, Bulqizë, Dibër, Shkodër, Malësi e Madhe,Kukës, Pukë, Has dhe Tropojë. Përkatësisht, po të bësh njëkërkim të thjeshtë në websitet e Ministrive, nuk të kap syri askëshilltarë të Ministrave që të jenë nga këto anë;
Spastrimi në emër të vetingut nëpër gjykata ka sjellë edhe spastrimin krahinor duke mos lënë asnjë verior në Gjykatën Kushtetuese dhe as në atë të Lartën! Kjo tendencë spastrimi vazhdon në manyrë të frikshme në instancat tjera të gjyqësorit.
Të jetë vallë kjo një koincidencë e rastit, apo një veprim iqëllimshëm që vjen erë të rëndë anti – kombëtare?
Imagjinoni që as në Ministrinë e Diasporës nuk gjen dot njëverior në detyrë, as edhe si këshilltar, a thua se tërë emigrantëtshqiptarë janë nga Jugu i Shqipërisë!?”
Habia më e madhe është sesi përfaqësuesit e popullit tëkrahinave të veriut në strukturat e partisë në pushtet dhe nëParlament, janë strukur nga frika dhe squllur nga rehatia efavoreve personale që përfitojnë nga heshtja dhe pajtimi me tëkeqen! Ata nuk e ngrenë zërin për këtë keq – përfaqësimdiskriminues grotesk përpara elektoratit të tyre. Të jesh nëpushtet do të thotë të kesh qeverisjen e vendit dhe kur e ke këtëtë fundit, atherë ke edhe shpërndarjen përpjestimore të vendevetë punës, pozitave në qeverisje dhe të fondeve për punët dheinvestimet publike. Pra barazi, të paktën për ata që sundojnë.
Le të shohim se si është reflektuar ky shproporcionpërfaqësues diskriminues në qëndrimet e qeverisë qendrore ndajpjesës veriore vendit. Mjafton të kujtoj se një qeverisje e tillënuk ka bërë asnjë investim në veri të Lumit Ishëm që prej tetëvjetësh. I vetmi investim është Terminanli i Thirrës në Kalimashi cili nuk është bërë për ta ndihmuar por për ta ndëshkuar Veriune Shqipërisë. Ishte hakmarrja ndaj Rrugës së Kombit, e mallkuarpër tetë vjet të të qenurit në opozitë e pushtetarëve të sotëm, qëprodhoi Terminalin e Thirrës. As Ura e Kukësit ende nuk ështëbërë!?
Për ta krahasuar atë që siç thotë poeti ynë Rilindas i vërtetë:
Kjoftë mallkue kush qet ngatrrime
Nder kto vllazen shoq me shoq:
Kush e dán me fjal’ e shkrime
Ça natyra vetë perpoq.
Po sjell shkurt sesi e ndërtuan shtetin e parë shqiptar Baballarëte Kombit tonë, nën drejtimin e themeluesit, Ismail Qemalit:
Midis nëntë ministrave, në kabinetin e parë të IsmailQemalit, katër ishin nga veriu dhe pikërisht, Dom NikollKaçorri, Gjeneral Mehmet Pashë Deralla, Abdi bej Toptani dheDr. Luigj Gurakuqi. Katër të tjerë, Myfit bej Libohova, Dr. PetroPoga, Mit’hat Bej Frashëri dhe Pandeli Cale ishin nga Jugu.Toskët dhe Gegët, Muslimanët, Ortodoksët dhe Katolikët ishinpërpjestimisht të përfaqësuar.
Ky përfaqësim Toskë – Gegë u ruajt edhe në atë qeverijetëshkurtër të Princ Vidit. Kështu nga nëntë portofole tre ishinGegë njëri prej tyre katolik.
Gjatë periudhës së Mbretërisë Shqiptare është i njohurkujdesi që Ahmet Zogu, bënte për ruajtjen e balancave krahinoredhe fetare në drejtim të shtetit. Pandeli Evangjeli dhe KostaqKota të dy ortodoks nga Korça do të ishin kryeministrat epërhershëm Toskë në të tëra qeveritë e Mbretërisë Shqiptare. Ndërkohë emra të tillë si Hilë Mosi e Mirash Ivanaj, të dykatolikë, gjëndeshin përherë në qeverinë shqiptare.
Edhe në periudhën komuniste, edhe pse ka patur pabarazi të ngjashme me këtë të sotmën, është bërë një farë kujdesi. Të paktën nuk ka pase një diskriminim kaq absolut.
Në qeverinë e parë demokratike të vitit 1992 shohim njëpërkujdesje të madhe për të vënë në krye të shtetit përfaqësuesjo vetëm nga dy krahina, pra Toskë dhe Gegë por edhe nëpikpamje fetare. Kështu, një Shqipëri Demokratike e sapodalënga ateizmi, vendos në krye një President Verior musliman, njëKryeministër Jugor ortodoks dhe një Kryetar Parlamenti verior,katolik. Ndërkohë, për shkak të një epërsie në krye të shtetitshqiptar, të dy veriorëve, shohim një “kompensim” me antarë tëqeverisë. Kështu nga 21 anëtar të qeverisë, vetëm pesë syreshjanë nga Veriu i Shqipërisë ose nga Gegnia ndër ta edhe katolikë.
Kur njeriu sheh këto evidenca pyet veten:
A jetojmë sot në një shtet UNITAR? A mos jemi të drejtuar nga një qeveri ku taksat e qytetarëve mblidhen nga të dy anët evendit por investohen vetëm në njërin krah? Për shembull:
Sot kërkohet të bëhet Tuneli i Llogarasë dhe njëLungomare në Vlorë. Paratë për ato i paguan çdo shqiptar si nëJug si në Veri. Shumë bukur!
Po pse për tetë vjet nuk janë shpenzuar para për rrugënTiranë – Fushë Krujë – Milot – Lezhë – Shkodër apo Milot –Rubik? Pra në rrugët që lidhin Veriun e vendit me kryeqytetin dhe Jugun dhe që mban më shumë se çdo tjetër gjallë, sektorin e turizmit?
Janë rrugë që lahen çdo ditë në gjak dhe që kanë fluksin mëtë madh të udhëtarve që mbushin çdo ditë hotelet tona mevizitorë e turistë nga Kosova? Asnjë investim nuk është bërë përtetë vjet në ato segmente rrugore që çojnë dhe sjellin njerëz ngaveriu i vendit dhe Kosova. Ajo ka mbetur si një gryke shishje kunjerëzit më shumë kohë harxhojnë nga Miloti në Tiranë sesa ngaPrishtina në Milot!?
Pse nuk ndërtohet rruga që të çon në Theth, vendi më ipreferuar i turistëve nga e gjithë bota e që gjendet në thellësi të zonës veriore – katolike – shqiptare?
Në dy mandate të Partisë Demokratike u ndërtua Tuneli iThirrës që e solli Prishtinën për tre orë në Tiranë, por u ndërtua edhe Tuneli Krrabës që e solli Elbasanin për 21 minuta në Tiranë. Sepse kishte barazi dhe jo diskriminim.
Pra shpërpjestimi i tmerrshëm diskriminues në drejtiminadministrativ të vendit ka rezultatin e vet:
Mbledhje taksash në Veri dhe punësim dhe investime nëJug.
Kjo nuk është një gjë që nuk duhet vënë re. Përkundraziduhet vënë re dhe ndryshuar! Jo duke bërë të njejtin gabim, kushdo që të vijë në pushtet
Tashmë gjithkush e di sesi zgjidhet kjo!