Ballina Bota Izraeli synon të vaksinojë të gjithë popullatën deri në fund të marsit

Izraeli synon të vaksinojë të gjithë popullatën deri në fund të marsit

 

Izraeli planifikon që të vaksinojë të gjithë qytetarët e tij nga koronavirusit deri në fund të marsit.

Nëse arrihet vaksinimi i plotë i popullsisë brenda 3 muajve, Izraeli mund të bëhet vendi i parë në botë që imunizon popullsinë e tij kundër COVID.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha në një deklaratë se: “Ne do të sjellim dërgesë pas dërgese, me qëllim përfundimin e vaksinimit të popullsisë mbi 16 vjeç në Izrael gjatë muajit mars”.

Ndërkohë, pak ditë më parë, shefi i qeverisë izraelite njoftoi një marrëveshje furnizimi me Pfizer për të siguruar doza të mjaftueshme për të imunizuar popullsinë e saj të moshës madhore deri në fund të muajit mars.