Shoqja ime Arife Sheholli sot më tha se janë “çart shqiptart në Amerikë”!
Aq shumë janë mobilizue djemt e vajzat tona atje, sa s’ka “luftë “,që i ndal me ia dhënë votën Albin Kurtit .
Andaj;
Rri shlir o rrushi i zi me emrin Isa Mustafa!
“Seriozisht ti bashkë me Avdullahun keni me dal numër një “, mirë është zoti me të dhënë ymer e me prit 14 shkurtin .
Edhe 500 mijë fonde me i krijue, ti Isa Mustafa (si ai i tre përqindshit), kurr ma fitore s’ke me pa me sy sepse fitorja i takon veç Albin Kurtit.
Është e ditur Isa Mustafa se ti s’po don, s’ke dashtë kurrë me qenë LDK,shtëpi e madhe qysh ka qenë dikur!
Andaj ;
A ia vlen gjithë kjo ”vuajtje popullore”, për me bind hallin tënd që ke mbarue , s’ke mbet as për mëshirë .
A s’është më mirë m’u dorëzu ti, e me e kqyr “sahatin e kurtalisjes”,nga veset e të kaluarës tënde që ndoshta nga shantazhet e shumta të kolonave të shumta në Kosovë i ke rënë “rekës dathë” !
Merre shoku Isë një mindil të bardhë dhe çoje përpjetë, nuk është marre, sepse je i vetmuar.
Qat mindil të bardhë, ofroja edhe Bajram Gecajt që krejt rinia e Kosovës po ju paraftyrojshin rrugaq e vagabonda.
Ndonjëherë njeriu mërzitet, dhe kur mërzitet ai bëhet kreativ. Ashtu si një njeri në Gjermani,që vendosi, me dëshirue të krijonte artificialisht një bllokim trafiku në Berlin. Ai mblodhi 99 telefona të mençur, i paketoi në një karrocë dhe u nis në rrugë. Ajo rrugë, ishte një rrugë vërtet bosh. E kujt donte ky njeri i mërzitur ,ti krijonte bllokim trafiku artificial në Berlinin e Merkel- it?
Rrugës boshë…
A po e sheh o shoku Isë, sa përqarje ke shkaktuar ndër shqiptari duke “marue”, një shtet fund e krye të koprruptuar. E kush ka pas me korruptue shtetin e Kosovës ma shumë se partitë politike në krye me ty,Hashim Thaqin,Kadri Veselin,Fatmir Limajn e Ramush Haradinaj që po bahet; kishe po mërzitem për asfalltin e Malishevës.
Ti, Isa Mustafa je aq i mençur sa me ditë çka ke humbë deri sot. Është vetmi kozmike dhe e bukur kjo mërzia jote bukuroshe që s’po sheh hajr që nga vdekja e Rugovës edhe pse mallkimi i tij, i heshtur po të ndjek hap pas hapi si egjra e zezë.
Nuk është turp ”mos me pas takat ‘,’ me kuptue, që në zgjedhjet e 14 shkurtit Qeveria e Kosovës, krye e këput ka me ra në dorën e Albin Kurtit, turp është mos me kuptue (kaq punë) se Isa Mustafa s’po don me ia ditë kjametin vetës, që me duar në xhepa, s’fitohet as “viagra e pleqve ” ! E lere më Kosova…
Sot për sot padituri është me ble kohë për Isa Mustafën ,e me i dhënë afat të pakufizuar vetës , për m’u bind që edhe asfaltit të Malishevës po i vjen era pas shiut.
Padituri është me të interesuar veç vetja, s’po i bëhet vonë për Kosovën, që e ka sakatue,as për njeri të gjallë (përveç pjellës së vet)…a bën vaki ky njeri s’është as me mend, e as normal.
Pastaj diskurs apo gabim është po ashtu me mendu se Isa Mustafa është më ”burrë i mirë’ se Hashim Thaçi,Ramush Haradinaj,e Fatmir Limajn,për shembull.
Albin Kurti me mjeshtri po i shfrytëzon mundësitë ligjore,që me parapa, se çfarë është mundue me kurdis Gjykata Kushtetuese. Bashkë me Isa Mustafën dhe spektrin humbës politikë në Kosovë.
Ama, kur i shfrytëzon edhe vakumet ligjore, e bën teslim dushmanin. Albin Kurti kohën e “Qeverisë Hoti”,e ka mbyt me heshtje duke hulumtuar dhe sodit plan-projektet se çfarë munden me ba argatët e SHIK-ut, kur të ç’bëhet Qeveria jolegjitime Hoti.
LDK e Isa Mustafës nuk ka çka humb më dhe s’ka se si bëhet më keq, siç e njohim deri tash dhe se siç po e shohim deri,në këto ditë të Janarit, nuk ka vepër hyjnore që mundet me ia shlye mëkatet e vjetra Isa Mustafës e që s’po i lanë në drrasën e zezë .Koka e egjrës i ka ra në sharrë.
Albini Kurti i dëmtuar nga LDK e Isa Mustafës dhe Klani i Prontos me mocion mosbesimi,ka humbë shumë,por Albini i dikurshëm tash do të bëhet Albini i nesërm, tash më i sostifikuar,më i programuar,më i hartuar sepse kurrë ma yrrnekun patetik,varsi nuk ka me krijue me Isa Mustafën, Lutfi Hazirin, Agim Veliun,Driton Selmanaj dhe Arben Gashin.
Unë personalisht e kisha marrë malin e isha dal me hup edhe s’ kisha pranu kurrë me pas punë me këta filimena keqbërës.
Është nivel i ulët me përputh shikimin me këta njerëz të koprruptuar dhe e kisha konsideruan ”fitore” të shëmtuar me i lanë këta, me pas punë ma, me udhëheqje Qeveritare , prandaj më mirë, fitoren dhe humbjen, e pranon si zotni kush do që e merr”primatin”, dhe vazhdon pa fitore ,pa humbje por me ndarje rrugësh duke apostrofuar plusin dhe minusin .
Prej se e kanë kuptue humbjen këta filimenat e koprruptuar dhe jo legjitim edhe koha po u merr ftoft me borë andaj ndoshta keni dëgjuar se ” kur t’reshen të këqijat lamsha ,lamsha ,Zoti na ruajt s’ka kush që ju del përpara.
Me nominimin e Avdullah Hotit për Kryeministër ,LDK e Isa Mustafës u kënaq, si ato llokicat në mes dy ”bosave”, s’po u besojnë sondazheve edhe pse janë të shashtrisur .
Këta po shpresojnë që po i lusin njerëzia. Kanë harrue që në njërën anë ”drejtësia e Zotit”,e në anën tjetër drejtësia e Albinit po ua çel letrat bashkë me sovranin , a ofertat e partive të shkymura po u mshelen letrat e fatit.
A më mirë m’i çel a m’i mshel ”letrat e vjetra,letrat e fatit”?
Djersa e popullit e vjedhur nuk heshtet!
M’i mshel! Unë për vete i kisha mshel, por as zoti së thotë me heshtë sepse të kaluar pa mëkate nuk ka,Isa Mustafa (me shokët e tij) ka përfitu rrast deri sot. Ta shohim se sa ka me i shkue kungulli mbi ujë sepse po i kryn do punë kogja si mirë,me e rrit humbjen.
Veç një ”gjeni”, si Isa di të ”bëj’,’ tregti me votën e qytetarit.Isa Mustafa deri sot ka bërë tregti të brendshme dhe të jashtme me kapitalin dhe fitoren e Albin Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
Kishte aq shumë pabarazi,aq shumë krime, aq shumë pabesi, aq shumë zhgënjime…aq shumë mospërfillje,aq shumë hajni,aq shumë nerskamca,aq shumë varfëri të votuesit të thjesht,sa që edhe shkop magjik,pjegamerë, apostuj e motra nderi m’i tubu për me i zhbë ndodhit e Qeverisë Hoti, do të ishte e pamjaftueshme,e pamudur.
Asnjë emër përveç emri i Albin Kurtit mua personalisht nuk më bind.
Kosovë;
Prite, sepse me siguri do të vijë’ Habakuku 2:3
P.S.
Mbahu nënë mos ke frikë,se ke djemt në Amerikë,bijtë e besës të Skenderbeut ,që i dolën zoti atdheut.
Mërgatë ta hansha syrin kudo që je;
Come on, come on, u bë iftar,përzieni qajat e mirëardhshi!