Ballina Aktualitet Sa njerëz janë vaksinuar kundër COVID? Kush kryeson në BE dhe në...

Sa njerëz janë vaksinuar kundër COVID? Kush kryeson në BE dhe në botë?

 

Izraeli ka vaksinuar, deri më 6 janar, 17% të popullsisë, gjë që përfaqëson normën më të lartë të imunizimit në botë. Kjo rezulton nga të dhënat e portalit Our World in Data, fryt i bashkëpunimit me Universitetin e Oksfordit, që mat numrin e njerëzve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës COVID.

Konkretisht, Izraeli regjistron një normë prej 17,14 dozash për 100 banorë, ndjekur nga Emiratet Arabe (8,35) Bahrejni (3,49) dhe Shtetet e Bashkuara (1,46). Italia, me më shumë se 320 mijë vaksinime të kryera deri më tani (0,55% të totalit) është vendi i parë në Bashkimin Europian për vaksinimin kundër COVID. Duke qenë se nuk është një garë dhe nuk duhet trajtuar si e tillë, le të përpiqemi të shpjegojmë se si mund të monitorohet statusi i imunizimit të globit.

Deri më sot nuk ekziston një databazë globale që mbledh të dhënat në formë të përgjithshme për normat e vaksinimit COVID-19. Në Europë, European Center for Disease Prevention and Control monitoron politikat e vaksinimit por për COVID-19, nuk ekziston një agregues unik.

“Our World in Data” ka krijuar një faqe e cila përditëson, mbi bazë javore, normat e vaksinimit, Infografiku që shihni më poshtë është marrë nga faqja e tyre, e cila azhurnohet automatikisht.

Vaksinimi në botë

Vaksinimi në Europë