Ballina ED/OP Duke iu referuar filozofisë amerikane – Nga Agron Shabani

Duke iu referuar filozofisë amerikane – Nga Agron Shabani

 

Politika shqiptare dhe kosovare (sidomos ajo kosovare), asesi të bëjnë dallimët e njohura (esenciale ose substanciale) në mes fesë (religjionit), popullit (kombit) dhe shtetit. Kështu që penetrimet, reflektimet, interferimet, reflektimet, influencat (ndikimët) dhe doktrinat e ndryshme dehëse dhe indoktrinurse të klerikëve ose “misionarëve” të ndryshem përvers, dogmatik, demagog dhe hipokrit në jetën ose botën e gjithëmbarshme institucionale, konstitucionale, funksionale ose politike në Kosovë, janë të shumëta dhe të shumëfishëta në kuptimen e dehjes ose ekzaltimit ekstazik të popullit ose elektoratit kosovar me mite, toteme, fetishe, simbole ose relikte të ndryshme mesjetare ose eshatologjike, të cilat patjetër të kujtojnë çaste ose fragmente nga libri “Magnalia Christi Americana” të C. Matherit (1663-1728) i cili thuhet se asokohe e kishte shkrual librin e mesipërm në fjalë, me qëllim të paralelëve, analogjive dhe apologjive të ndryshme ekskursive dhe diskursive në mes kishës amerikane në “Anglinë e Re”( SHBA-s) dhe kishës europiane, në sintoni dhe analogji të plotë me mitët, reliktët dhe autoritetët e moçme kishtare ose klerikaliste të kontinentit plak.
Ndonëse, Benxhamin Frënklini (Benjamin Franklin) në “Autobiografinë” e tij, pos tjerash atëbotë e kishte prezantuar ose interpretuar tipin, figurën ose portretin e njeriut ose qytetarit amerikan me nota të larta ose superlative. Respektivisht, në frymën e njohur shkencore, arsimore, humaniste, reformatore, revolucionare, evolutive, empirike, transcendentale, morale, kulturore, patriotike etj. Kjo për faktin se mitët, reliktët, fetishët, simbolet, figurat ose autoritetët e moçme në kontinentin plak, pos shkaqëve, indikatorëve ose predikatorëve të ndryshëm determinant ose paradigmatik, kishin prodhuar në sfond një mitomanizëm ose iracionalitet tjetër të ri, akoma më të qëndrueshëm, më të rrezikshem dhe dekadent se sa ai i pari ose i moçmi. Duke i përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe intertekstualizmin, interlinguistikën dhe interpredikimin (intercelebrimin) e njohur fetar ose klerikalist së bashku me autoreferncializmin, egonarcizmin, autocentrizmin, monologjizmin, absolutizmin, diktatin ose monopolin fetar, kulturor ose religjioz (bla-bla-bla), idealizmin, materializmin, gnosticizmin, agnostocizmin, transcendetalizmin, iluminizmin, reformizmin, restaurimin dhe kështu me radhë.
Dikush duke i shërbyer euharistisë (falënderimit) ose epifanisë dhe theofanisë (dukjes ose shfaqjes së Zotit Hyj) me shkrimët, vargjet, veprat ose artin e tij politik etj., padashur dhe paditur as vet, i shërben blasfemisë ose apostazisë shkencore, intelektuale, fetare, kulturore ose profesionale tek tè tjerèt. Sidomos tek shqiptarèt ose kosovarèt e shkretè dhe kokèbosh. Sepse, publiku i gjërë ose auditoriumi shqiptar ose kosovar, me tepër janë fetar ose laik, se sa tè edukuar, emancipuar, kulturuar, auditorial ose audient. Mikelagjello Bonaroti pos tjerash njihet edhe si autor i dy veprave (kreveprave) të njohura artstike: “Pietta-Mallëngjimii” ku e paraqet ose prezanton Maria Magdalenen ose Zonjen e Bekuar, duke e mbajtur në prehër Jezu Krishtin e pajetë dhe tjetra,  “Goca ose vasha e mitur (adoleshente) me barkë të fryer ose shtatzënë.” Mikelanxhello, asokohe nga qarqet e ndryshme kishtare ose klerikaliste, ishte akuzuar për blasfemi dhe apostazi. Sepse, amatorèt ose diletantèt e ndryshèm fetar, kulturor ose kriptokerikalist, nuk e njihnin dhe s’e kuptonin gjuhèn e artit si hyjni ose profeci tè brendshme ose tè jashtme qè e prekin ose arrijnè tè lartèn.
Flavius Klaudius Julianus (Juliani) -mbreti ose peradori i njour romak i bizantit, me origjinè iliroshqiptare, i cili lindi në vitin 361 në Konstantinopojë (Stambolli i sotëm) bëri çmos për t’a ringjallur dhe riorganizuar religjioinn pagan dhe pushtuar temullin e njohur të Jeruzalemit. Nga kisha katolike, Juliani dikur u quajt edhe si Julius Apostata.
‘Të lirë, të lumtur, të urryer dhe xhelozuar, apo të falur, gjykuar, denuar dhe të mjerë…?! Kjo është dilema.;
Thuhet se në kohën e sundimit të Ban Kulinit, gjegjësisht të Shizmës dhe Inkuizicionit kishtarë (fetarë) ose pseudokulturorë në mesjetë, në Bosnjen e asokohëshme ishte e përhapur edhe sekta ose organizata asketike, transubstancialiste ose përverse dhe mitologjike e “bogomilëve” serbian, të cilët predikonin idenë herretike, disolutive, transubstancialiste, infantile dhe patologjike sipas të së cilës Zoti (Hyji) i ka pasur dy djem: Djalin e madh, Satanin ose Satanellin dhe djalin e vogël-Jezu Krishtin, të cilët gjithënjë sipas “bogomilëve” serbian, e kanë vrarë dhe luftuar njëri tjetrin. Duke e nënkuptuar këtu luftën ose konfliktin e vazhdueshëm në mes Djallit (Satanit) dhe Jezu Krishtit, gjegjësisht, në mes të së mirës dhe të së keqës. Nga aty, dikur me vonë thuhet se lindën ose filluan edhe luftërat mesjetare të kryqzatave së bashku me ikjet, përndjekjet ose dëbimet shekullore të etërve të shënjtë (papëve) nga Vatikani në Avinjon të Francës, shizma ose inkuizicioni dhe kështu me radhë.

Në shekujt 17 dhe 18, në Francë, ndodhej në ” fuqi” e ashtuquajtura “levizja” ose “organizata e vogël” asketiko- mitologjike e mbeturinave të hugenotëve të udhëhequr nga Miguel de Molinouse dhe Madame de Gyjon, e njohur dhe e mbiquajtur asokohe si Kvijetizëm i përgjithshëm alkimisto-ezoterik ku përhapej dhe propagandohej e “vërteta” dhe “lavdia e madhe”  mbi “pemën e bekuar” dhe “eliksirin” e “jetës së pasosur” përtej asaj “anës tjetër” të vdekjës! (…).  Hedonizmi dhe alkimia thonë se nuk kanë kufi. Kvietizmi ose hedonizmi i mesipërm asketiko-mitologjik i Miguel de Molinousit dhe Madame de Gyjonit, ithtarët dhe simpatizantët e tyre minorë ose minoritar, asokohe i kishin helmuar ose alivanosur me “predikimet” e mesipërme dogmatike, totemike, shamanike ose eshatologjike. Kjo deri me gjykimin e hapur të kvijetizmit të atëhershëm dogmatik dhe mitologjik nga ana e kryeipeshkvit të njohur të Cambrait, Fenelonit i cili njihej edhe si pedagogu dhe edukatori me i rëndësishëm ose kryesor në oborrin e atëhershëm mbretëror ose monarkisto-klerikalist të Francës së asokohshme pararevolucionare ose absolutiste. Ndonëse, Antoni Courte asokohe hugenotët do i quante dhe kualifikonte si “mbetje ose mbreturina të shkretëtirës së madhe kishtare ose teologjiike”!

Ndërkaq, edhe rendi kishtar i Jezuitëve në Francë si dhe në shumicën e vendëve kristiane ose ortodokse, gjatë vitëve 1764 dhe 1773, do njihte ose përjetonte ndalesa, pëngesa, abdikcione ose kundërshtime të fuqishme nga ana e oborrëve të ndryshme perandorake, fetare, kulturore ose klerikaliste të Francës, Spanjës, Portugalisë etj. Ndërkohë që mbreti ose perandori i Prusisë, Fridrichu së bashku me mbretëreshën Katarina të Rusisë, asokohe do u ofronin mbrojtje dhe strehim Jezuitëve të përfaqësuar kryesisht nga Franjo Ksaverski dhe bashkëpunëtorët e tij. Kjo deri në vitin 1814, me rastin e abolimit (abolicionit) dhe amnistimit të Jezuitëve në buzëmbremjen e “Kongresit të Vjenës” ose “Aleancës së Shenjë” me 1815. Për dallim të kvijetistëve ose kvijetizmit frëng (francez): në Gjermaninë e asokohëshme ishte i përhapur pijetizmi si një rrymë fetare protestante ose evangjeliste gjatë vitëve 169O-173O  kur e kishte njohur lulëzimin dhe ndikimin më të fuqishëm në shtetin dhe shoqërinë e atëhershme gjermane dhe më gjërë. Në fokusin ose agjendën kryesore të mësimëve tè predikimëve pijetiste , pos tjerash ishin “religjioni i brendshëm shpirtëror ose emocional” , “lufta për mëshirën, faljen dhe pendesën” si dhe “teoria dhe praktika e madhe kishtare ose teologjike e besimit dhe pijetetit të lartë hyjnorë” e njohur asokohe si “Praxis Pijetatis”. Gjegjësisht, për rikthimin e kishës shtetërore dhe nacionale në formën ose profilin jozyrtar të një bashkësie dhe levizjeje fetare ose kulturore.
.Në Kosovë, në vend të edukatës, kulturës, nderit (moralit), politikës ose shkencave politike, fjalën kryesore e kanë feja ose religjioni. Gjegjësisht, shizma (skizmatizimi), mallkimi, inkuizicioni ose pushkatimet e njohura morale, intelektuale, profesionale, shpirtërore, familjare, farefisnore dhe të tjera të kundërashtarëve institucional, politik, partiak, konceptual, ideologjik të tjerë. Kjo për faktin se itharët ose militantët e ndryshëm ekstrem, radikal ose fanatik të “platformës” ose “filozofisë” klerikaliste, totemiste ose eshatologjike, e kanë një konceptim, përceptim, akceptim dhe anticipim të verbër, të vrazhë, rixhid, borgjez, reaksionar, paradoksal dhe anakronik, qè i shohin dhe kundrojnè njeriun, popullin (kombin), shtetin, pushtetin, politikën, diplomacinë dhe vlerat tjera, si një fakt ose realitet natyrorë ose ordinar. Gjegjësisht, si diçka të palevizshme (statike), natyrore ose ordinare. Kjo për faktin se” edukata, kultura, emancipimi, morali dhe besimi” së bashku me “artin e njohur politik ose diplomatik”, si dhe vlerat e njohura hyjnore ose universale të jetës së njeriut, i binden dhe nënshtrohen vazhdimisht të njëjtit ligj: ligjit të shndërrimit, nënshtrimit, konvertimit, mohimit, tjetërsimit etj. Mbase, ligjit të konfirmimit me vetvetën si dhe me gjithëçka tjetër brenda dhe jashtë saj. Në këtë rast, çdo gjë ose gjithëçka, sikur i zhvatët dhe nënshtrohet diktatit, tutelës ose monopolit të njohur social, ekonomik, politik, ushtarak (luftarak), agjitues ose propagandistik të ‘politokracisë’ ose “klerokracisë sè lartë”. Duke i bërë të pamundura ose inekzistente skemat ose formulat dialektike dhe evolutive-empirike të dialogut, korrespondencës ose komunikimit real dhe të barabartë në mes elites kosovare dhe “pushtetit” ose “borgjezisë sè lartè” politike ose klerikaliste. Kujto “mitin Rugova”, “mitin Thaçi”, “mitin Haradinaj”,”mitin Kurti” etj….Tè pèrkthyer ose interpretuar si mitomani ose grandomani paranormale ose parapolitike.
 Motivi, vullneti dhe guximi për të jetuar i lirë, i pavarur, sovran, integral dhe autonom në një botë të sunduar ose dominuar nga “dishepujt” ose “apostujtë” e  ndryshëm të ‘mbretërisë së të keqës’, sipas Arthur Schopenahauerit, janë faktorët, indikatorët ose prediakatorët kryesorë që e mbushin, plotësojnë dhe dominojnë jetën e njerëzve të ditur, të guximshëm dhe liberatorë. Përderisa, frika, dyshimi dhe pesimizmi i përgjithshëm total ose absolut, si pezhorative ose një “alternativë solomonike” -ndaj nënshtrimit dhe robërisë së stisur ose kamufluar si liri, patjetër çojnë në konkluzionin ose përfundimin e njohur sipas të të cilit: të lirët, të diturit, të mençurit, të urtët, të pavarurit ose njerëzit sovran, autonom, integral, patriot dhe ekselent, e kanë idealin e jetës, çlirimit (lirisè) dhe përparimit të gjithëmbarëshem individual dhe kolektivë, ndërsa, të paditurit, të  robëruarit, horrat dhe maskarënjtë e ndryshëm, e kanë “motivin” dhe”idealin” e vdekjes, nënshtrimit (skllavërimit) dhe shkatërrmit. (Realiteti kosovar sipas “modelit”politiko-klerikalist.)
 U mor vesh se me kalimin e vitëve ose me “ndërrimin e epokave”, njerëzit ose politikanët e ndryshëm ditorë ose periodikë, i tradhtojnë idhujt, miqtë, aleatët, liderët, partitë politike, ideologjitë politike ose ushtarake, konceptët e tyre, idealet ose vizionet e ndryshme shtetrore, nacionale, politike, diplomatike dhe të tjera, më një “epokë tjetër” më të re ose më aktuale, ashtu siç e tradhton një burrë gruan e tij për një grua tjetër më të bukur dhe më të re ose anasjelltas. Sidomos në Kosovë, ku liderët e ndryshëm institucional ose funksional, shpeshherë janë të detyruar t´i ndryshojnë përditë fjalët, bindjet, mendimet, premtimet, konceptët, ideologjitë, idealet ose vizionet e tyre si shtetrore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake), historike, patriotike dhe të tjera si ushtaret corapet ose laviret brekèt. Sepse, çdo politikan ose diplomat, sipas H. Bergsonit, mendon ose reagon ndaj një politikani ose diplomati tjetër në kuptimin e asaj se liri, drejtëësi dhe barazi absolute nuk ka, por vetëm liri, drejtësi dhe barazi relative ose selektive. Kjo për faktin se i forti (i fuqishmi) i pushtetshmi, i pasuri dhe i stisuri ose sajuari, në shtetët ose “shoqëritë e larta” postkomuniste, neoliberaliste ose anarkoliberaliste si Kosova, gjithëmonë kanë të drejtë. Në dukje te parë, kjo është pra filozofia e mbjelljes së optimizmit të antropomorforizuar në iluzion ose hedonizem, ku qielli me yje, është lebroz. Kjo sidomos atëherë kur natyra ‘tretët’ ose shkrihet në mendjen dhe shpirtin e njeriut, objekti në subjekt dhe kështu me radhë…Kur natyra identifikohet me ‘procesin praktik dhe teorik të dëshirave, ndjenjave, instiktève, epshève, orekseve dhe kërkesave të përbashkëta, të kënaqësive dhe dhembjeve’ të ndryshme objektive dhe subjektive etj.
Në këtë ‘ritual’ ose ‘celebrimë të përbashkët’ të mendjes (koshiencës), shpirtit dhe nytyrës, është logjika ose koshienca e lartë njerëzore ajo që na flet ose udhërrefen vazhdimisht mbi “vullnetin për të jetuar” (wille zum leben). Kështu që “fenomenët” e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore, interferojnë dhe integrohen në vullnetin për të jetuar, që është thelbi i jetës dhe botës sonë. Për Immanuel Kantin, vullneti për të jetuar, që në krye të herës është i njohur dhe identifikuar në vetëdijen (koshiencën) dhe ndërgjegjen tonë. Gjithashtu besohej (besohet edhe sot) se ligji i shkakësisë që i rregullon fenomenet e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore dhe parimi i arsyes që i shpjegon dhe pranon ato, ishin (janë) ligje të përhershme dhe absolute. Respektivisht, “veritates aeternae” (të vërtetat e përjetshme).
Vullneti për të jetuar dhe sundur pa meritat ose aftèsitè paraprake shkencore, intelektuale, profesionale, mentale (psikologjike) etj., na vë në gjumë dhe kur jemi zgjuar, dhe na vë në levizje edhe kur jemi të fjetur ose në gjumë. Ndryshe nga kjo, ndarja dhe thellimi i dy sferave të njohura filozofike, sferës racionale, të kufizuar nga parimi i arsyes, dhe asaj iracionale, të pakufizuar nga vullnetit për të jetuar, sunduar ose dominuar, shënon mbizotërimin e qartë të së dytës mbi të parën. Sidomos atëherë kur vullneti bëhet pasion dhe fiksion abstrakt dhe absolut,ose pavetèdije individuale dhe kolektive.
 Mëqe, gjithënjë fjala mbi filozofinë e njohur amerikane, do theksuar faktin se kritika e njohur racionale (racionalizmi kritik), etnike, fetare, kulturore, politike dhe postrevolucionare ose postkolonialiste, së bashku me historizmin dhe ideologjinë e re shtetrore dhe nacionale”, teorinë e njohur utilitare dhe kulturore, natyralizmin, pragmatizmin, humanizmin, modernizmin, empirizmin logjik (logjikën empirike), ndarjen ose kufirin e njohur në mes historizmit, idealizmit, materializmit, fiksionit, imagjinatës ose fantazisë dehëse ose ekstazike, ndodhën në fokusin ose agjendën e saj kryesore. E vërteta, diskrecioni, konfidencialiteti, relevanca dhe serioziteti i objektit, janë bazat ose themelët kryesore të njohjes, identifikimit dhe kuptimit të funksionit dhe rëndësisë së subjektit dhe jo neorealizmi disfunksional ose anarkoteorik. G. Santayana, R. W. Sellers dhe filozof të tjerë amerikan, në kuadër të realizmit dhe racionalizmit të njohur kritik, janë në favor të kthmit (rikthimit) të domosdoshëm të filozofisë në çështjet, problemët ose fenomenët e jetës, botës dhe natyrës me anë të një vështrimi të ndjeshëm, sensual, racional, kritik, observues dhe participant.
U mor vesh se Santayana, Dewey, Nagel, Moris Raphael Cohen dhe filozof të tjerë amerikan, janë të mendimit  mbi ngritjen ose ndërtimin e tërë lëndës, materies ose metodikës së njohur multidisiplinare tè filozofisë (me ndihmën e epistemologjisë, gneseologjisë, ontologjisë, antropologjisë, fenomenologjsë së natyrës, etikës, metaetikës, estetikës etj.) mbi ligjët ose principet e njohura matematikore ose aritmetike. ( Natyralizmi ose teoria e njohur natyraliste.) Me fjalë tjera, kjo do thotë se filozofët ose përfaqësuesit eminent të shkollës amerikane të emprizmit logjik (logjikës empirike) si Chomsky, Malcolm, Church, Mc. Quine, Nelson, Pap, Putnan, Searle, Kripke dhe të tjerë, në kuader të filozofisë analitike amerikane: Janë në favor të ndryshimit (substituuimit) dhe zëvendësimit determinant dhe paradigmatik të filozofisë spekulative, abstrakte ose skematike me stidimet dhe analizat e thella esenciale ose substanciale të problemëve ose fenomenëve të ndryshme shoqërore, qytetare, fetare, kulturore, jetësore ose ekzistencialiste, të mbështetura ose bazuara në kuptimin ose saktësinë e njohur shkencore, logjike dhe gjuhësore (linguistike) ose terminologjike. Ndonëse, pa i harruar në këtë kontekst të suspektshëm e dubioz edhe epistemologjinë revolucionare së bashku me logjikën e zbulimit shkencor, si dhe strukturën e njohur shkencore dhe humaniste të revolucionëve të njohura shkencore, industriale ose teknologjike-përballë kaosit dhe anarkisë së njohur fetare, kulturore, klasore, sociale, politike ose ushtarake. (lëxo “epistemologjinë revolucionare” të Thomas Kuhnit, Paul Feyerabendit, H. Putnamit etj.)
 Filozofi i njohur amarikan, Jonathan Edwards (17O3-1758)- nën ndikikim ose influencën e thesarit ose trashegimisë së përgjithshme fetare, kulturore, filozofike, transcendentale dhe metafizike të kontinenit të vjetër europian, respektivisht të metafizikës së mendimit, moralit dhe religjionit të njohur kalvinisto-puritanist: I vuri bazat ose themelët e para të filozofisë determinante dhe idealiste amerikane nga narrativi dhe paradigmat e së cilës, lindën, u zhvilluan dhe afirmuan edhe etika dhe metafizika e njohur materiale ose materialiste së bashku me ekzistencializmin, deizmin (deistikën) dhe teizmin (theistikën) e filozofisë fetare ose religjioze, transcendentalizmin dhe të të ashtuquajturin “kantizmin dhe hegelianizmin e njohur amerikan” të përfaqësuar dhe prezantuar (reprezntuar) nga William Ellery Chaning, R. W. Emerson, Frederik H. Hedge, Margaret Füller dhe H. D. Thoreau  etj., nga Shkolla e njohur filozofike e Saint Lousit në SHBA-s.
Ndërkohë që transcendentalistët e njohur amerikan, asokohe do të angazhohën për një bindje, besim dhe mendim të lirë dhe të pavarur fetar ose religjioz, si dhe për një kristianizëm antidogmatik, antidemagogjik dhe antikalvinist. (lëxo broshurat ose revistat e asokohëshme shkencore ose filozofike si “Journal of Speculative Philosophy”, “Philosophical Review” etj.)
Në vitët e njëzeta dhe tredhjeta të shekullit të kaluar, me rastin e shpërnguljes ose emigrimit masiv të shumë dijetarëve ose filozofëve të njohur gjerman në SHBA-s (Farber, Schütze, Gurwitsch etj.)-krahas kantizmit dhe hegelianizmit, do të shquhët dhe afirmohët dukshëm edhe “fenomenologjia” e Husserlit së bashku me idealizmin  transcendentalsist dhe materializmin kritik, biehorvial ose ekzistencialist.
U kuptua se kritika dhe filozofia e njohur amerikane, në kuptimin e terminologjisë së njohur çmuese ose vlerësuese, shohin me dyshim çdo levizje ose çdo gjë që largon nga ajo që mund të quhet studim ose analizë e mirëfillët shkencore ose metodologjike. Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme eksterne ose eksplikative në kritikën dhe filozofinë e njohur amerikane, kanë një dimension dhe karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral. Duhet gjetur formën dhe menyrën e duhur, konkrete ose adekuate, për t’ua bashkëngjitur kërkesave dhe nevojave sociale ose ekzistencialiste, edhe vlerat, parimet, postulatet dhe aspiratat e njohura shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, strategjike, gjeopolitike, industriale, teknologjike, ekonomike etj. Kjo mbase është edhe vlera globale ose universale e kulturës dhe filozofisë së njohur amerikane. Kultura është frytë i arsyes dhe ndërgjegjës së lartë njerëzore ose qytetare, ndërkaq, arsyeja, vetèdija, edukata dhe kultura e njohur njerëzore, shtetrore dhe nacionale, janë frytë dhe konstruksion historik i shoqërisë së lartë njerëzore ose qytetare.
 Se këndejmi, janë politologjia dhe filozofia e njohur amerikane ato që i shquajnë dhe bëjnë të qarta kufinjtë ose dallimët e thella (fundamentale ose substanciale) në mes politikës së rëndomtë popullore, ditore ose periodike dhe politikës së lartë shkencore, intelektuale ose profesionionale. Ashtu siç i identifikojnë, shquajnë dhe bëjnë të qarta edhe dallimët ose diferencat e thella (shkencore, intelektuale, profesionale dhe të tjera) në mes shkenctarëve ose intelektualëve të lartë politik dhe politikanëve të ndryshëm popullorë (elektoral), ditor ose periodik.
Aty ku lartësohen, himnizohen dhe glorifikohen politikat dhe politikanët e ndryshëm ditorë ose periodik, aty nuk ka edukatë, kulturë, moral as vetëdije shtetformuese, politike dhe patriotike.
ASh