Ballina Aktualitet OBSH: Situata me variantin e ri të virusit është alarmante

OBSH: Situata me variantin e ri të virusit është alarmante

 

Dega për Evropë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të enjten se duhet të bëhet më shumë, pas situatës “alarmante”, për shkak të përhapjes së variantit të ri, të zbuluar së fundmi, të koronavirusit.

Duke folur në një konferencë për media, drejtori për Evropë i OBSH-së, Hans Kluge, tha se situata aktuale “pikë kthese e pandemisë”, teksa Evropa po përballet edhe me rritjen e rasteve të reja, por edhe me rastet me variantin e ri të COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

“Kjo është situatë alarmante, që do të thotë se për një periudhë të shkurtër kohore ne duhet të bëjmë më shumë dhe duhet të intensifikojmë masat shëndetësore publike dhe ato sociale, që të sigurohemi që të rrafshojmë kurbën në disa shtete”, tha Kluge,duke iu referuar variantit të ri të virusit, që fillimisht u identifikua nga Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe pse viruset ndryshojnë vazhdimisht, varianti i ri i koronavirusit thuhet se nuk shkakton simptoma më të rënduara, por përhapet më shpejt, që sipas OBSH-së përbën një shqetësim të madh.

“Pa rritur kontrollin që të ngadalësojmë shpërndarjen, do të ketë një ndikim të madh mbi institucionet shëndetësore, tashmë të ngarkuara”, tha Kluge.

Masat që propozoiu Kluge tha se tashmë janë të njohura, siç është mbajtja e maskave, kufizimi i tubimeve shoqërore, mbajtja e distancës fizike si dhe larja e duarve. Por, ai tha se këto masa duhet të intensifikohen.