Ballina Muzikë “Levitating” nga Dua Lipa renditet në Top 10 Billboard

“Levitating” nga Dua Lipa renditet në Top 10 Billboard

 

Këngë të shumta të Dua Lipës kanë arritur të renditen nga revista, platforma muzikore dhe rrjete sociale në grupin e më të dëgjuarave të vitit, shkruan KultPlus.

Së fundmi, edhe një lajm tjetër i mirë erdhi për yllin kosovar.

Kënga e saj “Levitating” e cila është në bashkëpunim me DaBaby arriti të renditej në vendin e 10-të të Billboard Hot 100.

Lajmin e ka bërë të ditur Lipa duke e shpërndarë në rrjetet e saja sociale.

Kjo këngë është në kuadër të albumit “Future Nostalgia”.