Ballina Aktualitet Papa kritikon njerëzit që shkuan me pushime për festa

Papa kritikon njerëzit që shkuan me pushime për festa

 

Njerëzit që zgjodhën t’i shpëtonin izolimit të ndërmarr nga shumë shtete për të frenuar përhapjen e Covid-19, duke shkuar me pushime, kanë qenë kryefjala e lutjes së përjavshme të Papa Franceskut.

Ati i Shenjtë ka kritikuar sjelljen e gjithë atyre që vendosën të udhëtonin teksa njerëzimi po përballet me një sfidë të vështirë.

“Lexova në gazetë një gjë që më trishtoi shumë. Në një shtet, për t’i shpëtuar izolimit dhe për të bërë pushimet mirë, dolën atë pasdite më shumë se 40 avionë. Po ata njerëz, që janë njerëz të mirë, nuk menduan për ata që po qëndronin në shtëpi, për problemet ekonomike të shumë njerëzve që janë goditur rëndë nga bllokimi, për njerëzit e sëmurë. Ata menduan vetëm për të shkuar me pushime dhe për t’u argëtuar. Kjo më trishtoi vërtet”.

Papa Francesku bëri thirrje që këtë vit njerëzit të mendojnë më shumë për njëri-tjetrin.

“Ne nuk e dimë se çfarë do të rezervojë 2021, por ajo që të gjithë ne mund të bëjmë është që të bëjmë më shumë përpjekje për t’u kujdesur për njëri-tjetrin”.

Covid-19 ka prekur mbarë globin duke marrë deri më tani më shumë se 1 milionë e 845 mijë jetë njerëzish.