Ballina Rajoni N’ DARDANI BJEN NJË TUPAN ! – Shkruan: Refiqe R. Hamiti

N’ DARDANI BJEN NJË TUPAN ! – Shkruan: Refiqe R. Hamiti

 

Aty ku ka shenja të Dardanisë, aty lulëzojnë lulet, vie aroma bozhur-lulëkuqe dhe fryjnë erna të lehta dashurie për këtë tokë të vaditur me gjakë ndër shekuj me radhë.

E vërteta nuk mohohet kurrë.

Ashtu qysh nuk po mundet askush me i dhënë “gjevap”,rritjes së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, sot.

Njerëzit e dijës edhe sot i kërkojnë rrënjët e tyre, të të parëve të tyre ,ku janë ,e ku nuk janë për shembull Marin Mema.

Dardani apo Dardan, gjithë arkivat e botës e tregojnë një realitet të fuqishëm,që Dardanët ishin populli i parë, në rajonin e Ulpianës i shpërndarë në gjithë Evropën.

Ishim të shtypur me shekuj, historitë tona kanë edhe sot shumë të pathëna ,mësojmë edhe sot shumë të pavërteta. E vërteta historike që mbretron në thesaret e arkivave, të vendeve të qytetruara Ilire flet ndryshe.

Ishim Iliria gjërë e gjatë ,sot jemi të shpërndarë kudo nëpër botë duke u asimiluar dhe duke e humbur identitetin tonë kombëtar,gjuhën dhe flamurin. Sepse nga qyqarët e padishëm,e tradhëtar politikë janë pranuar lojra të flliqta diskriminuese,duke pranuar thyerje të tmerrshme mes nesh dhe coptimin e tokave tona .

Gjithë ajo madhështia e tokave Ilire ishte histori reale,ku rrallë herë apo shumë pak flitet për Ilirin e madhe të Dardanve, që ishin pjesë e asaj krenarie trimërore ,kulturore të qytetrimit kombëtare.

Historia Ilirike fillon si mit ,ku armiqt tanë me shekuj kanë humbur vlerat e reales Dardanike gjithëmon duke pasur njerëz, në brendësin e vet kombit të shitur që i kanë prerë në besë burrat e mëdhenjë,e duke i ngritur jo vlerat e kombit për ti zhdukur themelet dhe tokat tona Ilirike.

PS
Mendoj se që nga sot ne duhet të kthehemi te rrënjët tona, prapa në kohë kur quheshim Pellazg dhe Dardan që janë emra të moderuar shqiptar.

Duhet bërë princip ne njerëzit e shkolluar që gjithë historitë tonë të vërteta, mos t’na i mohojë askush por edhe nga vet ne si komb.

Nuk kemi asnjë zor me hy në politikë duke mohuar fakte dhe rrënjët tona.
Kush do që përdorë termin Dardan apo Dardani,nuk do të thotë që po e përdorë për të shkuar në qiell me zor.

Unë personalisht jam në LVV ,me idete e Albin Kurtit mirëpo duket shumë qesharake,shumë e pa sens,me marrë në thumb Vjosa Osmanin pse shfaqi flamurin Dardan, përzgjedhje e menduar mirë e bukur, e Presidentit të moderuar shqiptar Ibrahim Rugova.

Gjithë hiearkia e zhvillimeve kombëtare e zhvilluar në sistemin paralel me Serbinë dhe politika e pakompromis e Ibrahim Rugovës për një Kosovë të lirë e të pavarur, solli lirinë nga SHBA dhe NATO, si dhe Pavarësinë e Kosovës pas nëntë vite të çlirimit të Kosovës nga hordhit çetnike.

Askush nuk mundet të shantazhohet sot duke ia mohuar idealin,njerëzve apo përsonit të rritur në LDK të Rugovës.

Ardhja e Isa Mustafës,me mision,në pushtetin e LDK shkatërroi çdo veprimtar dhe filiz brenda shtëpisë së madhe të Ibrahim Rugovës.
Qëllimi i tij dinak dhe përdhosës sot ka emër dhe mbiemër në LDK

Askush, hiq,nuk ka të drejtë të citojë legjenda kinse Flamuri i Presidentit Ibrahim Rugova i takonë të kaluarës Dardane.

Flamuri i Presidentit të moderuar shqiptar Dr: Ibrahim Rugovës është flamur i historisë së lashtë të rrënjëve tona Ilire.

Andaj ashtu siç është përtrirë emri ILIRËT ndër shekuj dhe vite edhe emri DARDAN- DARDANI ,ka me gjetë rrugë që asgjë kombëtare mos të mbetët në errësirë sepse ky vend ka dhënë burra dhe gra që i kanë portretizuar elemente tona kombëtare gjithëmon edhe në ballë të pushkës .