Ballina Aktualitet Di Maio: BE, vaksina për Ballkanin/ “Të shmangim aktorët e tretë në...

Di Maio: BE, vaksina për Ballkanin/ “Të shmangim aktorët e tretë në rajon”

 

Ministri i jashtëm italian, Luigi Di Maio tha se Bashkimi evropian duhet të blejë vaksinën edhe për vendet e Ballkanit perëndimor për të shmangur ndërhyrjen e aktorëve të tretë.

Di Maio: Italia nuk është tërhequr pas në këtë situatë të vështirë dhe ka dërguar kontributin e saj në mbështetje të autoriteteve të Kosovës, në luftën kundër Covid-it. Ashtu siç po i kërkojmë Komisionit Evropian përshpejtimin e blerjes së vaksinave për përfitimin e qytetarë italianë, tani e konsideroj të rëndësishme dhe urgjente që Komisioni, përveç iniciativave të planifikuara tashmë, të marrë përsipër një iniciativë të dedikuar posaçërisht për blerjen drejtpërdrejt dhe sa më shpejt të jetë e mundur të doza të mëtejshme të vaksinimit për popullsitë e Ballkanit Perëndimor. Siç i shpjegova Komisionerit Varhelyi, një iniciativë e ngjashme do të lejonte: Së pari mbulim adekuat dhe në kohë të vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, në interes të Evropës e veçanërisht të Italisë, në dritën e kontakteve intensive midis komunitetet e vendeve tona. Së dyti, dhënia e një sinjali të rëndësishëm të afërsisë dhe solidaritetit konkret të partnerëve tanë në Ballkan është në përputhje me mbështetjen tonë për rrugën evropiane të këtyre vendeve së treti, një iniciativë e tillë synon edhe shmangien që boshllëku evropian të plotësohet nga aktorë të tjerë.

Deklarata në fjalë vjen në një kohë kur Rusia është shumë aktive në Ballkan. Sot në serbi mbërritën vaksinat ruse Sputnik ndërsa ambasada ruse dhe kryeministri shqiptar Rama hynë në shkëmbim replikash në lidhje me vaksinën.