Nga Neki LULAJ – Gjermani
Sonte shkrepëtiu fort Hisja e Diellit te pragu
Ndaloi në pellgun e dashurisë së madhe e të ndarë
I lëshoi dritë hije shenjtërie tanë mustaku
E lajmi na gumëzhiti si zhuzhitje e zjarrit bubulak.
Vargu u ngulfat në guackën e dhimbjes së madhe
E rimat u strukuan në magjen e pikëllimit.
Lajmi na u duk si zjarri që djeg lisa në male
Ky lajm për artin na futi në kularin e trishtimit..
Të thinjura i le dyert e oborrit në pritje malli
Me kujtime të tjerrura si ajkë ndarë nëpër vite
Aso kohe diellit ndrinte pas një gardhi.
Netëve të pagjuma kaloje pragun në vendlindje
E netëve te molisura nga Tirana kujtoje Strellcin
Fjalaurtia, o psherëtimë e pandalur ndër breza
Nëntori çuditërisht na ka ngrysur ballin e mëngjesin
Të ka bërë flakadan ku s;shuhet rrezja..