Ballina Kryesore Vendim i drejtё, por i vonuar – Nga dr. Islam Lauka

Vendim i drejtё, por i vonuar – Nga dr. Islam Lauka

 

 

Me vendimin e mbrёmshёm tё Gjykatёs Kushtetuese tё Kosovёs, qeveria Hoti u rrёzua. Vota e deputetit, Etem Arifi, pёr miratimin e qeverisё, me 3 qershor 2020, u konsiderua si e pavlefshme. Koalicioni aktual qeveritar rezultoi tё jetё jo legjitim dhe jo i ligjshёm. Nё kёto kushte, sipas Gjykatёs Kushtetuese, vendi duhet tё shkojё nё zgjedhje tё reja, tё parakohshme.
Me kёtё vendim, i jepet fund tjetёrsimit tё vullnetit tё popullit, tё shprehur nё zgjedhjet e 6 tetorit 2019 dhe iu kthehet e drejta qytetarёve tё vendit pёr tё vendosur pёr tё ardhmen e tyre, e drejtё, qё kohёt e fundit, ishte uzurpuar nga njё grusht njerёzish, pёrfaqёsues tё kastёs sё vjetёr pushtetore. Ai iu dha fund edhe lojёrave e pazareve tё pista pёr postin e presidentit, qёllimi i tё cilave ishte njё dhe vetёm njё – sigurimi i mbijetesёs politike tё sё vjetrёs. Gjithashtu, me kёtё vendim rriten standardet pёr kandidatёt pёr deputetё nё Kuvendin e Kosovёs.
Megjitatё, duket se vendimi i Gjykatёs Kushtetuese ёshtё i vonuar. Ёshtё e pakuptueshme dhe e pajustifikueshme, pёrse ajo e zvarriti kaq shumё marrjen e tij. Paragrafi 3 i nenit 95 tё Kushtetutёs, mbi bazёn e tё cilit u shpall e pavlefshme vota e deputetit Arifi ka qenё, me kohё, i qartё. I qartё ka qenё edhe fakti i hyrjes nё fuqi tё vendimit tё formёs sё prerё tё Gjykatёs pёr dёnimin penal tё Etem Arifit, qё me 4 maj 2020. Pёrse duhej pritur 6 muaj pёr tё shqyrtuar kёrkesen e Vetёvendosjes mbi vlefshmёrinё e votёs sё kёtij deputeti?
Gjykata Kushtetuese mund t’ia kishte kursyer Kosovёs 6 muaj tё humbur kot, me qeverinё Hoti. Njё vendim mё i hershёm i saj mund t’i kishte kursyer edhe qytetarёt e vendit tё vet, pёr tё mos shkuar nё zgjedhje nё periudhёn mё tё ftohtё tё vitit, e cila i shkon pёr shtat pandemisё COVID-19.
Pavarёsisht se i vonuar, duke qenё se ky vendim e kthen sovranitetin tek ai qё i takon – tek populli i Kosovёs, ai ёshtё shumё i mirёpritur.