A ju kujtohen së paku disa nga personalitetet e shekullit tëkaluar që kanë qenë persona të kultit? Spontanisht me vijnënder mend Tito, Enver Hoxha, Stalini, Hitleri, Erich Honecker, Ceausescu, Pinochet, Mugabe, etj. Cka kanë këtaemra të përbashkët? Të gjithë në kohën e tyre ishin udhëheqëstë cilët u bënë kult për popullin dhe shtetin e tyre. Intersanteështë se shumica prej tyre nuk kanë pasur një perfundim tëmirë dhe mbetën humbës të mëdhenjë, iu shembenmonumentet dhe kulti i tyre ra. Dikujt i zgjati më shumë e dikujt më pakë, disa e përjetuan përëndimin e tyre sa ishingjallë e disa pas vdekjes varësisht nga ngjarjet dhe ndikimetndërkombëtare. Sa këngë , vjersha e romane janë shkruar përta dhe nga ata për lavdinë e tyre, për njohuritë dhe aftësit e tyre duke shkuar bile edhe deri te krahasimi me pejgamerëtapo mesiasit. Janë organizuar pritje madhështore dhespektakle nga më të ndryshmet për nderë të tyre nëpër tërëbotën. Secili që guxoj të flasë apo shkruaj kundër tyrepërfunduan në rastin më të mirë prapa grilave ose u vranë e u masakruan në mënyren më brutale duke ua shkatërruar edhefamiljet e tyre. Shumë shpesh vetëm pas vdekjes së tyre dolënnë pah të bërat ose të pabërat e tyre. Ju kujtohen shumë mirëkur iu dogjen Stalinit ne mes të Moskës veprat e tij, apo tëHitlerit në Berlin e München. E keni parasysh me sigurirrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës në Tiranë dhe poshtërimiqë iu bë. Gjithashtu heqja e shtatoreve të Titos nëpër vise tëndryshme në ish Jugosllavi. Ndërrimi i emrave të qyteteve sipërshembull Titograd/ Podgorica apo Titova Mitrovica / Mitrovica e jonë. Rrëzimi nga pushteti i Ceausescut dhepushkatimi I tij së bashku me gruan e tij pa gjykim të mirëfillt.Erich Honecker u detyrua ta lëshoj vendin e tij dhe të vdes nëSantiago de Chile. Edhe pse në shiqim të parë na duket njëshekullë shumë i gjatë, gjërat ndryshojnë në mënyrë rapidedhe nganjëherë marrin shpejtësi marramendëse. Të gjithë prae patën pothuajse të njejtin fat, nga heronjë u bënë horr. E gjithë kjo na mëson se duhet të jemi shumë të kujdesshëmgjithmonë sepse historia nuk është kurr e vonë dhe nuk falëaskënd. E vërteta del herëdokur në shesh. Pikërisht në atëmoment kur mendojmë se jemi më të mëdhenjët, me tefuqishmit dhe të pavdekshëm, veq kemi humbur. Shumë pakëlider të cilët u ngritën në poziten e kultit mbetën të tillë edhepas kohës së tyre, vërtetë të mëdhenjë si përshembull: Ghandi,Lech Valensa, Mandela, Havel, Ataturku etj.
Fatëkeqësisht te ne në Kosovë e Shqipëri vërehet tendenca e theksuar që disa udhëheqës tentojnë ta shpallin vehten kult. Populli ynë eshtë shumë i predistinuar dhe i prirur për tumanipuluar. Shumë shpejtë i krijon idhujt pa ditur edhe aqshumë për ta. Mjafton një deklaratë bombastike dhe veq je hero, thuren këngë për lavdi dhe brohoriten emrat e tyre nëpertubime e manifestime. Kryesisht me meritë apo gjysmëmerite.Më e keqja është se ata individ pasi ti ndëgjojnë gjithë atobrohoritje besojnë edhe vetë se janë të posaqëm, të veqantëdhe të jashtëzakonshëm. Gjithashtu edhe populli fillonverbërisht të beson të thirrjet e veta duke krijuar mite. E pa imagjinueshme per mua është kur edhe disa Intelktual vërtetëtë spikatur dhe të dëshmuar për shkak të disciplinës partiakebien në nivelin e njejtë. Paramendojeni, kryetarët e partivepolitike e shohin vehten si idhuj dhe persona kulti, ju thirretemri nëpër tubime elektorale pa ndërpre, kurse ata gëzohendhe harrojnë se janë njerëz sikur edhe shumica e popullit e jotë veqantë. A nuk do të duhej në këtë shekull të jetë partia dheprogrami i saj ylli, e jo individi? Mendoj se po, sikur edhe nëshumë vende vërtetë demokratike. Vetëm në shoqëritëprimitive ka dukuri të tilla. Duhet urgjentisht ta kapërcejmëkëtë shkallë mentaliteti dhe sjellje. Të marrim shembull ngavendet përëndimore ku janë demokracite më të zhvilluara. Jam i vetëdijshëm se është njerëzore të gëzohesh kur të përkrahëmasa për punën dhe aktivitetin tënd, por duhet pasur shumëkujdes si sillesh dhe si vepron që të mos përfundosh sikur këtashembuj që i përmenda më lartë. Prandaj, o politikanëShqiptarë, kujdes nga sjelljet dhe pretendimet tuaja. Uluni e punoni me popullin e për popullin, jo ndryshe sepse seciliështë i zavendesueshëm. Zbrituni me këmbë në tokë, mosrritni mendjen dhe do të jetoni edhe më gjatë se vetë jeta e juaj. Kujtojeni atë Malësoren e cila pasi ia theu zemrën djali isaj,nuk gjeti nemë më të madhe se: “Rritu mendje biro”.
Shpetim Alaj , Dhjetor 2020 – Gjermani