Ballina Bota Gjermani, mbyllen 2 500 tregje tradicionale

Gjermani, mbyllen 2 500 tregje tradicionale

 

Shumica e tregjeve të Krishtlindjes në Gjermani këtë vit janë mbyllur ose zhvendosur online për shkak të nivelit të lartë të infektimeve nga coronavirusi. Rrjedhimisht, impakti ndaj atmosferës festive dhe ekonomisë ka qenë i madh.

Megjithatë, pavarësisht ashpërsimit të masave, shumë evente duhet ende të anulohen në mbarë Gjermaninë. Sidoqoftë, asnjë prej tyre nuk ka peshën e tregjeve tradicionale të Krishtlindjes.

Vitet e kaluara, një shesh në Mynih do të mbante një nga tregjet më të mëdha dhe më popullore të qytetit, i mbushur me aromë kanelle, xhenxhefili dhe me verën tipike.

Qindra, në mos mijëra banorë vendas dhe turistë do të admironin objektet festive që shiteshin në treg dhe dekorimin e tij, ndërsa muzika e Krishtlindjes do të mbushte ajrin. Por këtë vit, sheshet, pedonalet dhe rrugicat që zakonisht ishin të mbushura me aktivitete, janë të heshtura. “Tregu i Krishtlindjes më mungon shumë sepse aktualisht duket sikur gjithçka ka vdekur. Nuk ka dekorime, nuk ka fenerë, nuk ka asgjë. Ndoshta mund të kishin organizuar diçka më të vogël”, tha Ada Fronberg, banore e Mynihut.

Vendimi për të mbyllur tregjet e Krishtlindjes në Gjermani erdhi për shkak të rritjes së fortë të rasteve të infeksioneve me Covid-19. Autoritetet druhen se rrugët e mbushura me njerëz që hanë dhe pinë mund të përbëjnë rrezik infektimi.

Nga ana tjetër, impakti ekonomik i mbylljes së 2.500 tregjeve për rreth 160 milionë vizitorë në vit do të jetë i madh.