Ballina Sport FIFA shpall lojtarin më të mirë të vitit

FIFA shpall lojtarin më të mirë të vitit

 

FIFA sapo ka shpallur lojtarët më të mirë të vitit, në ceremoninë e FIFA Awards e cila u mbajt në Zyrich të Zvicrrës.

FIFA gjithashtu shpalli lojtarin më të mirë të vitit 2020.

Nominimet për lojtarin e vitit ishin: Robert Lewandowski, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Çmimi u prezantua nga presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino, i cili befasoi fituesin me prezencën e tij, ku i dha çmimin vetë në person.

Çmimi për lojtarin e vitit e fitoi, futbollisti i Bayern Munchen, Robert Lewandowski.

Ai u shpreh i kënaqur me çmimin e fituar, theksoi se ishte arritje kolektive dhe se pa bashklojtarët e tij nuk do të ishte këtu.