Ballina Aktualitet Vaksina anti-covid do të miratohet brenda 1 jave nga BE

Vaksina anti-covid do të miratohet brenda 1 jave nga BE

 

Von Der Leyen: Do të furnizojmë me vaksina edhe vendet fqinje

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen konfirmoi nga salla e seancave të Parlamentit Europian, se vaksina anti-Covid e firmave Pfizer/BionTech do të marrë aprovimin e Agjencisë Europiane të Barnave brenda një jave.

“Më në fund, brenda një jave do të autorizohet vaksina e parë, në mënyrë që vaksinimi të nisë menjëherë. Edhe më shumë vaksina do të bëhen vitin e ardhshëm”.

Vaksinimi do të nisë në të njëjtën ditë në 27 vendet anëtare. Shqipëria do të furnizohet nga Bashkimi Europian me vaksina të mjaftueshme, duke qenë vend fqinj i unionit por edhe pjesë e nismës COVAX, siç garantoi Von Der Leyen

“Ne kemi blerë doza më se të mjaftueshme për vaksinimin e kujtdo në Europë dhe do të jemi në gjendje të mbështesim fqinjët tanë dhe partnerët nëpër botë përmes COVAX-it”.

Të martën, ministri gjerman i Shëndetësisë tha se injektimi i vaksinave Pfizer/BionTech pritet të nisë më 26 Dhjetor, 3 ditë pasi të marrë aprovimin e Agjencisë Europiane të Barnave.