Ballina Ravijëzime Punonjësit e Google do të punojnë në zyra vetëm tre ditë në...

Punonjësit e Google do të punojnë në zyra vetëm tre ditë në javë

 

Google dhe njëherë tjetër ka vendosur të shtyjë rikthimin e punonjësve në zyrë për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe tani ka planifikuar të ndryshojë plotësisht mënyrën sesi punojnë kur të kthehen.

New York Times raportoi përmes një e-mail-i të brendshëm të kompanisë se zyrat e Google do të hapen pas Shtatorit 2021. Punonjësit do të shpenzojnë 3 ditë në javë pune në zyrat e kompanisë ndërsa pjesën tjetër kudo që të dëshirojnë.

Google e quan java punës fleksibël dhe shpreson se me këtë mënyrë punonjësit do të jenë më produktivë. CEO i kompanisë Sundar Pichai pretendon se ky model nuk është aplikuar nga asnjë kompani e kësaj madhësie.

Në fillim të pandemisë Google ishte optimiste për rikthimin e punonjësve që nga Korriku 2020 por shty në Shtator, më në Janar 2021 e më pas Korrik 2021. Afati i ri mund të tregojë se rikuperimi nga pandemia do të jetë më i gjatë sesa ishte menduar.