Ballina Bota Holanda futet në izolim për pesë javë, mbyllen shkollat, dyqanet e palestrat

Holanda futet në izolim për pesë javë, mbyllen shkollat, dyqanet e palestrat

 

Holanda është futur në një bllokim të dytë për të paktën pesë javë, duke filluar nga kjo e martë.

Masat e reja të ashpra në të gjithë vendin nënkuptojnë që shkollat, dyqanet jo-jetike, muzetë dhe palestrat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 19 janar, deklaroi kryeministri Mark Rutte.

Ndërsa ai mbante fjalimin në zyrën e tij në Hagë, jashtë saj dëgjoheshin protestuesit kundër masave.

“Realiteti është se ky nuk është një grip i thjeshtë siç mendojnë disa njerëz, si demonstruesit jashtë. Është një virus që mund të nga godasë të gjithëve fort.”

Gjithashtu edhe salloneve të bukurisë dhe teatrove iu vu çelësi.

Të gjitha shkollat ​​dhe universitetet do të kalojnë mësimin online, në distancë nga e mërkura. Çerdhet do të jenë të mbyllura për të gjithë përveç fëmijëve të punëtorëve kryesorë.

Qeveria gjithashtu u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos lejojnë më shumë se dy mysafirë mbi moshën 13 vjeç në ditë, ndërsa në datat 24-26, mund të lejohen deri në tre të ftuar.

“Ne e kuptojmë si kabinet se sa intensive dhe drastike janë masat që po marrim sot,” tha Z. Rutte. “Sidomos kaq afër Krishtlindjeve.”

Baret dhe restorantet janë mbyllur që nga mesi i tetorit, megjithëse shumë restorante e kafene kanë ofruar shërbimin “delivery”.

Rreth 10 mijë persona kanë humbur jetën nga virusi në Holandë që nga fillimi i pandemisë.

Kryeministri tha se me vaksinimet që fillojnë më vitin e ri, 2021 do të jetë një vit “i shpresës, i dritës në fund të tunelit”./Evening Standard