-Çka (çfarë) iu mungon shtetit, pushtetit dhe politikës shqiptare ose kosovare?
Të kemi kujdes optimal ose maksimal me mendimin ose opinionin e gjërë publik ose mediatik- përmes artit të njohur politik, gazetaresk ose publicistik tè dialogut ose komunikimit praktik dhe teorik. Sidomos ndaj çështjeve” ose “temave të nxehëta” në faqet e ndryshme të gazetave, medieve ose internetit shqiptarë të cilat i kanë për qëllim luftërat e posaçme speciale, subversive, psikologjike, propagandistike, fetare, kulturore, politike, partiake, konceptuale, ideologjike, rajonale, krahinore dhe të tjera në një periudhë sfiduese dhe turbulente për shqiptarët.
U mor vesh se në fushën (tabelen) ose lojen e njohur të shahut, pos tjerash, janë tepër me rëndësi mbrojtja dhe fitoret e vazhdueshme të mbretit (shtetit). Gjitheçka tjetër pra i takon mbretëreshës (pushtetit) të cilën lojtaret e rryer dhe me përvojë nuk e japin ose nuk e falin si të thuash kurrë për një kali ( tore) ose ushtar të thjeshtë në fushë.
Kështu është edhe me mendimin ose opinionin e shfaqur publik i cili vazhdimisht i nënshtrohet ligjit të njohur të gravitetit ose barazpeshës së njohur morale (etike), intelektuale, profesionale, patriotike, metaestetike etj. Duke i ngjarë kështu një “lavjerrësi” ose këndmatësi profesional dhe metaestetik në atë menyrë që poli ose krahu i djathtë i tij, është gjithmonë i njejtë ose i barabartë me të majtin në raport me epiqendrën, gjegjësishtë, me pikën qëndrore të barzpeshës ose gravitetit.
Në fushën e njohur lukrative dhe tepër sfiduerse dhe kompetitive të mendimit ose opinionit të lartë shkencor, politik, diplomatik ose zhurnalistiko-publicistik -sidomos.
Gazetarët, intelektualet ose analistët e specializuar dhe kompetent të rangut ose nivelit të lartë shkencor, intelektual ose profesional, vazhdimisht i shohin, godasin dhe arrijnë caqet, objektivat ose qëllimet e tyre intelektuale dhe profesionale në atë menyrë që nuk mundë t´i shohin ( godasin) dhe arrijnë edhe gjithë të tjerët.
Në anën tjetër ndërkaq, ata gjithmonë i kryejnë ose përmbushin detyrat dhe obligimet e tyre morale, intelektuale, profesionale dhe patriotike ndaj popullit (kombit) dhe atdheut të tyre përkatës ose respektiv, në atë menyrë që shtresat ose kategoritë tjera të shtetit dhe shoqërisë i lënë për me vonë, apo nuk i përmbushin kurrë?! Duku iu ofruar të tjerëve alternativa, solucione ose zgjidhje konkrete dhe pragmatike ne tejkalimin e sfidave ose problemëve të ndryshme akute ose kronike, gjegësisht, objektive dhe subjektive.
Se këndejmi, nëse në menyrë qyqare ose tinëzare, ditë me parë nga efektivi i policisë shqiptare në Tiranë, u vra ose këputë në lulen e jetës Klodian Rasha, kjo në asnjë menyrë nuk i justifikon protestat ose demonstratat (përleshjet) e dhunshme të militantëve ose simpatizantëve të paskrupullt dhe fanatik të Lulzim Bashës dhe klikës së tij-kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij që kanë për qëllim ardhjen e Lulzim Bashës në krye të pushtetit ose qeverisë me anë të puçit ose grushtetit (revolucionit) klasik nga poshtë-lartë! Kjo pra në një kohë ose periudhë të fliudshme, hektive, turbulente dhe tepër sfiduese dhe dinamike të konsolidimit të gjithëmbarëshem dhe tranzicionit, ku kërkohet përvojë, maturi, edukatë, kulture, pjekuri, emancipim, disiplinë, afinitet, profesionalizëm dhe përgjithësi e lartë morale, shtetërore, nacionale, shkencore, intelektuale, profesionale, dhe politike nga të gjitha shtresat ose kategoritë e mundshme shtetërore ose qytetare. Dhe, jo vetëm retorika ose oratori të zjarrta pas ngjarjeve ose zhvillmëve të ndryshme “senzacionale” ose “bombastike” si ky i fundit.
E dyta: Të ndodhur ose përballur me folklorizmin ose romantizmin patriotik në njerën anë, si dhe me idealizmin, materializmin, ekzistencializmin dhe realizmin ose realitetin e njohur praktik dhe teorik në anët tjetër, është e natyrshme, e arësyeshme dhe plotësisht e justifikueshme që spektrit, mozaikut ose panoramës së gjithëmbarëshme politike ose partiake në Shqipëri dhe Kosovè, të mos iu mungojnë shfaqjet ose skenat e ndryshme abstrakte, absurde, imagjinare, fiktive, ekstatike, anarkiste, fataliste, pllakative, ataviste, abolitive (abolicioniste), poroze, fraxhile, heterogjene, hipokrite, dogmatike, demagogjike, diabolike, infantile, patologjike dhe të tjera me simptome dhe elemente të theksuara paradoksale, reaksionare dhe anakronike. Shtoja këtu edhe “historinë” e “popullit të ri” artificial ose johistorik nè Kosovë, si dhe kauzalitetin ose ideologjinë e munguar shtetrore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake), etnokulturore, etnohistorike, egnogjeografike etj. Agjitacioni ose propaganda forumiane ose kabinetike e sëcilit krah ose subjekt politik mbi shquarjen, revulocanirizimin, mistifikimin, valorizimin, glorifikimin dhe përjetësimin e politikanëve ose liderëve të tyre partiak, institucional ose politik nga politikan ditor ose periodik në ‘”lider të pazevëndshueshëm” ose “historik”, të ngjajnë në anarkizëm, misticizëm, mitizëm, alkimizëm, hedonizëm ose eshatologjizëm mesjetar ose arkaik.
Në këtë rrafsh, pos mitizmit ose misticizmit mesjetar (inflator dhe inflamator) në politikën dhe politikëbërjen shqiptare ose kosovare, gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin e determinuar, ortodoks, autoritar ose totalitarist të mohimit dhe kundërshtimit të çdo llojë forme të socializimit (risocializimit) real ose dialektikë në kuader të ‘kapitalizmit të ri’ evrolindorë, ose ballkanik, të cilin në instancë të fundit e bashkon karakteri i “një bote të administruar nga “dishepujt”, “mbinjerëzit” ose “supermenët e lartë” pushtetmbajtës ose politik, ku njeriu ose qytetari i thjeshtë së bashku me popullin ose elektoratin e tyre, përkthehen në instrumente ose vegla tè thjeshta manuale, mekanike, akustike, elektorale ose kakofonike. Apo, me konkretisht, në qenie të thjeshta “monodimensionale” ose “multidimenzionale” për t´iu shërbyer “elitave, par-exelencave, strukturave, konjukturave, nomenklaturave ose superstrukturave të larta pushtetmbajtëse ose politike” që i menaxhojnë dhe dirigjojnë tregjet e punës, finansat, kapitalin, vlerat, resurset, institucionet, shtetin, pushtetin dhe kështu me radhë.
Në këtë rast, tërësia është false ose artificiale. Gjegjësisht, imagjinare ose fiktive. Ndërkaq, e vërteta bëhet relative ose konkubinë dhe kurtizane e industrisë politike, forumiane ose kabinetike. Mbase, kundërshtare e çfarëdollojë teorie dhe praktike që krijojnë vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore. Ndaj, ajo çfarë mendohet, thuhet (flitet) dhe shkruhet për edukatën ose kulturën e lartë shtetrore, nacionale, institucionale, konstitucionale, politike ose diplomatike, shpesherë ose vazhdimisht është shumë larg nga funksioni dhe ndikimi i saj real dhe esencial (substancial) në jetën e njerëzve ose qytetarève, në ndërgjegjen, nëndërgjegjen ose jondërgjegjen e tyre. Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron, reflekton dhe interferon në mënyrë eksterne ose eksplikative edhe në mendimin dhe opinionin e qytetarëve, duke iu përshtatur në një masë të dukshme pushtetit dhe ideologjisë sundimtare ose dominuese.
Pa i harruar këtu edhe shpërfilljen, anashkaimin, prolongimin ose mungesën e hetueshme (të pafalshme) të dialektikës, teorisë dhe praktikës së njohur të evolucionit, revolucionit, empirizmit, zhvillimit, ngritjes, emancipimit dhe përparimit të përgjithshëm ose siitematik së bashku me fenomenologjinë e njohur të njeriut, shpirtit, qenies, materies, botës, natyrës dhe karakterit të njohur të shqiptarit. Idenë, teorinë, praktikèn, idealin, vizionin, formulën, tezën ose sintezën e njohur të rezistencës, mbijetesës ose ekzistencës së qenies (species) ose flores dhe faunës së njohur shqiptare së bashku me formulën ose sintezën e preferuar të iluminizmit, reformimit, restauurimit (transforimit) dhe të ecjes ose levizjes (shkuarjes) përpara në hap me kohën dhe botën moderne ose bashkohore.
E treta: Grafikoni ose rubikoni i i rënies dhe ngritjes së “prodhimtarisë” së gjithëmbarshme shkencore, intelektuale, profesionale, politike dhe diplomatike në Kosovë dhe Shqipëri, vazhdon të ndikohet dhe imponohet nga disa faktorë, të brendshëm dhe të jashtëm. Skenën e përgjithshme politike në Kosovë e Shqipëri,
vazhdojnë të dominojnë ose ambivalojnë ashpërsimet e vazhdueshme të pikëpamjeve, konceptëve, përceptimëve, anticipimëve ose më mirë t´u themi kontradiktave të njohura politike (dhe jo vetëm politike ), blloqëve dhe taborreve të barrikaduara dhe betonuara, kryesisht në dy pozicione ose pozicionime të ndryshme ; për shtetin ose republikën si dhe ato për partitë-shtet dhe shtetët-parti. Shtoja këtu edhe aneksin ose ‘korpusin” e njohur Veri-Jug (Shqipëri) dhe atë Llap-Drenicë-Dukagjin-Anadrini-Anamoravë etj.( Kosovë) së bashku me nëntokën politike, paranormale ose parapolitike etj.
Ndërkohë që antagonizmat ose konfliktet e mësipërme reaksionare dhe anakronike që po ndodhin në vëndet tona përkatëse ose respektive, patjetër sikur të çveshin ose të
ç´armatosin nga imuniteti i shpërqëndrimit, mosinteresimit ose dekoncetrimit të distancuar ose imun ndaj tyre. Pavarësisht largësive ose distancave të ndryshme kohore, gjeografike, politike, partiake dhe të tjera. Kjo për faktin se situata e përgjithshme në vëndet tona, sikur reflektohet ose interferon drejtpërdrejt edhe në përditshmërinë vepruese si dhe në gjendjen e përgjithshme shpirtërore dhe emocionale të njeriut shqiptar në Kosovë, Shqipëri dhe gjithandej. Madje, edhe muza e njohur krijuese, intelektuale dhe patriotike së bashku me konceptët, idealet dhe vizionet e larta, kulturore, inteletuale ose publicistike, sikur tremben shpesh nga përballjet e vazhdueshme në mes vlerës dhe antivlerës. Politikës, shtetit, pushtetit, popullit dhe shoqërisë së gjithëmbarëshme shqiptare ose kosovare, sikur iu duhen ose nevojiten anamneza, skanime, ekzaminime, ekpspertiza, përqëndrime, analiza dhe studime të veçanta, për t´i njohur, zbërthyer, detektuar (deshifruar) dhe kuptuar deri në fund origjinën e problemit së bashku me gjendjen shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike të ca “kafshëve të larta politike” atje. Qofshin në pozitë (pushtet) ose
opozitë.
E katërta: Midis motiveve ose stimujve të ndryshëm të kulturës dhe kritikës së njohur shkencore ose metodologjike, në shtetët ose shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste, një vend të posaçëm zë edhe motivi i gënjeshtrës. Kultura shtetrore, nacionale , instititucionale, funksionale ose politike, paraqet imazhin e një shoqërie njerëzore ose qytetare që nuk ekziston fare. I mbulon, valorizon, glorifikon ose disajnon kushtet ose rrethanat materiale së bashku me arritjet dhe përparimet e gjithëmbarëshme të shtetit, pushtetit dhe shoqërisë, duke ngritur, stisur, sajuar, rimuar, valaorizuar, glorifikuar dhe afirmuar çdo gjë që është njerëzore, gjegjësisht, në të mirën e gjithëmbarëshme të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë. E tërë kjo nën llupën e veprimëve ose reagimëve të ndryshme qetësuese ose ngushëlluese (lëxo:satisfaktivo-ataraksioniste) që i shërbejnë ose kontribuojnë “formulës” së mbajtjes në jetë (jetëgjatësisë) të strukturave të dobëta, të korruptuara, kontrabanduara, kriminalizuara dhe të kompromituara në menyrë shtetrore, nacionale, institucionale, funksionale, politike, diplomatike, materiale, sociale, ekonomike etj. Kjo, nën parullat ose sloganet e ndryshme të ekzistencës ose mbijetesës së përbashkët shtetrore, nacionale, politike etj. Është teza e kulturës si ideologji shtetrore dhe nacionale, e përbashkët në shikim të parë me teorinë borgjeze ose skllabopronare të dhunës dhe shfrytëzimit optimal ose maksimal (ndonëse, si kundërshtim ose reagim i ashpër ndaj gënjeshtrës) të individit dhe kolektivitetit, e cila ka një tendencë të dyshimtë për t´u transformuar dhe imponuar si ideologji ose kauzalitet i lartë shtetror, nacional ose politikë.
Në këtë prizëm, për dallim të politikanëve të ndryshëm ‘pseudo’ , ‘quazi’ ose antiprofesional ose apolitik (atyre shkatërruesve të zellshëm të kombit, shtetit, pushtetit, nderit, moralit, traditës, kulturës, politikës dhe qenies shqiptare), qofshin të majtë apo të djathtë, të cilët “vejnë dorën në brez ose në revole” sapo dëgjojnë ose mësojnë emrin ose mbiemrin e një shkenctari, pedagogu, kruijuesi, kulturologu ose intelektuali kulminant, eminent ose prominent: Përballë gënjeshtrës së botës së mallrave dhe kapitalit, idealizohet, valorizohet, glorifikohet, rimohet dhe bëhet korrektuese gënjeshtra tjetër (pushtetmbajtëse ose politike) që e denoncon atë të parën. Duke u paraqitur ose prezantuar si e ‘vërtetë’ ose “lavdi e madhe” e liderëve-shtet dhe shtetit-parti.
Ndaj, misioni ose detyra kryesore e një intelektuali dhe kritiku të lartë shkencorë ose dialektikë të edukatës dhe kulturës së gjithëmbarshme institucionale, funksionale, konstitucionale, politike, diplomatike dhe kështu me radhë, nuk është vetëm performansa, rezonansa ose celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të njeriut, popullit (kombit) dhe shtetit nga administrimi ose sundimi i përdhunshëm, të kulturës nga egoizmi, etatizmi, egalitarizmi ose paternalizmi pushtetmbajtës ose politik, të fesë ose religjionit nga shteti etj. Jo, por detyra ose misioni i tij konsistojnë për më tepër në instalimin ose funksionalizimin e energjisë kritike në konceptin elitar të kulturës në funksion të palës kundërshtare “antropologjike” ose “antropolitike”. Ndërkohë që impulset progresiviste të së dytës, do duhej t’iu kundërvihen implikimeve konservatore të së parës. Në këtë veçanti ose specifikë shkencore ose metodologjike, gjithashtu do i kisha futur dallimet, por edhe konvergjencat ose koperimet eksterne ose eksplikative në mes analizave të njohura shkencore, politike, strategjike ose gjeopolitike dhe interesave të larta shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike dhe të tjera të Kosovës dhe Shqipërisë.
Për me tepër ndërkaq, duhesh të keshë forcën dhe guximin e njohur qytetar dhe politik për t’i vërejtur, qortuar, kritikuar ose kundërshtuar hapur ose publikisht edhe nihilizmin modern ose bashkohor së bashku me ikjen e “botës moderne” ose “bashkohore” nga diskursi global ose universal në retorikën, oratorinë ose frazeologjinë dogmatike, demagogjike, hipokrizike, reaksionare ose anakronike që kanë për qëllim bartjen, relativizmin dhe reduktimin ekstrem të vlerave, resursëve dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botëror ose planetar në një qark ose rreth të ngushtë vicioz ose biocenoz të atyre që me mjete (ushtarake, policore, politike, administrative, juridike, ekonomike, industriale, teknologjike etj.) i justifikojnë qëllimet e tyre.
U mor vesh se të kërkosh definicion ideal ose final të demokracisë së lartë evroperëndimore, kjo nuk do të thotë automatikisht të braktisësh realitetin në llogari të botës së ideve ose teorive të njohura shkencore ose humaniste. Pa ide, teori, koncepte, definicione dhe vizione të njohura shkencore ose humaniste, çfarëdolloj gjykimi do ishte i pamundur dhe i gabuar. Duhesh të keshë aftësi, sens dhe frymëzim aristotelian ose platonik për t’i njohur dhe identifikuar problemet, sfidat dhe vështirësitë e hetueshme objektive dhe subjektive që ekzistojnë edhe në demokracitë më të larta të Perëndimit.
E pesta: Politika e lartë ose diplomacia shpeshherë i ngjajnë një metastaze ose maratone të madhe politike ose diplomatike, në fund të së cilës dihet se kush ia del ose arrinë në cak. Duke menduar këtu në edukatën, kulturën, moralin, karakterin, profesionalizmin si dhe në narrativin, rezonin ose mendimin e thellë politik ose diplomatik, i cili jo vetëm marëdhëniet ose raportët e ndryshme politike ose diplomatike në mes politikanëve ose partive politike në Shqipëri dhe Kosovë, por mund t´i vënë në lëvizje ose funksione të njohura pozitive dhe afirmative edhe raportet e gjithëmbarëshme botërore ose ndërkombëtare. Pse kjo? Sepse, rënia ose shëmbja e ‘perdës së hekur’, gjegjësisht e ish perandorive të kuqe komunopansllaviste në ish BRSS-së, RSFJ-së dhe kështu me radhë, pos rënies së sistemëve (regjimeve) dhe ideologjive të egra autoritare dhe totalitariste si dhe koncepteve të ngurta, hermetike dhe dogmatike të Lindjes: Para kontinentit dhe globit tonë, parashtruan edhe nevoja, kërkesa, ripërkufizime, ridefinime, rikonceptime, rirrjeshtime, rikonfigurime ose rikuperime të reja politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike dhe të tjera të cilat për dallim të doktrinave ose koncepteve të barrikaduara ose bunkerizuara nga e kaluara e ish ‘luftës së ftohtë’ dhe konfrontimeve të dikurshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, sikur paraqesin një sfidë tjetër të re globale ose universale- përballë një të të ashtuquajturi “atavizmi modern” ose “bashkèkohor” në kumtimin e një “bote globale” ose sfiduese dhe turbulente për të gjithë.
E gjashta: Koncepti elitar dhe egalitar mbi demokracinë si një koncepcion shkencor ose metodologjik, apriori nuk do vlente aq shumë, poqese nuk do nxirrej nga ndërthurjet dhe interferimet e njohura të interaksionit social dhe atij antropologjiko-epistemologjik (ose antropolitiko-antropohistorik). Kjo mbase, është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet ndonjëherë. Duket se e tërë etika, politika, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të ipet mbi këtë fenomen diskursiv.
Se këndejmi, idetë, konceptet ose idealet e njohura të demokracisë perëndimore ose kapitaliste, nuk paraqesin një model ose koncept të qartësuar dhe final i cili e ka arritur përsosjen ose perfeksionin e tij optimal ose maksimal. Sigurisht se jo. Sepse, idetë e demokracisë nuk përmbajnë ndonjë substrat ose substitut esencial ose substancial që do e imponin vetvetën e tyre si fakte ose realitete të pakontestueshme dhe relevante.
Ky do të ishte edhe kuptimi i përkufizimit ose koncepcionit mbi lirinë, drejtësinë dhe barazine. Me liri, drejtësi dhe barazi, duhet kuptuar një koncepcion të caktuar të jetës së përbashkët, përkatësisht të organizimit të bashkësisë shtetrore, nacionale ose politike sipas asaj që secilit individ i mundësohet të zërë vendin që i takon në pajtim me natyrën, karakterin, dëshirat dhe aftësitë e tij intelektuale dhe profesionale, dhe i cili në të njëjtën kohë e siguron mirëqenien e shtetit dhe shoqërisë si tërësi ose totalitet.
Pikërisht përmes një koncepti esencialist ose substancialist në kuptimin e qytetarit si ‘cityoen’ ose ‘burgerosi të lartë politikë’ i cili duhet të jetë ai tek i cili do mund të pajtoheshin edhe dimensioni i veçantë personal, edhe dimensioni i përgjithshëm i qenies shoqërore (qytetare) ose politike. Sepse, personi ose individi vërtetë mund të bashkohen me të tjerët, vetëm duke e pranuar frymën e qytetërimit dhe subjektivitetin e tyre qytetar. Lidhja e tyre me të tjerët mund të bëhet vetëm përmes arritjes dhe lartësimi drejt asaj që është më e mira per njeriun, popullin (kombin) dhe shtetin. Vetëm duke u qytetëruar, edukuar dhe kulturuar ne mund të arrijmë një bashkësi të vërtetë njerëzore, qytetare ose politike ku edhe “unë” edhe “ti”, edhe “ne” edhe “ju” ose edhe “ata” edhe “ato”, do i gjenim ose zbulonin paqen sociale dhe politike si dhe formulën e harmonisë politike, partiake, shtetrore, nacionale, kulturore, historike, konceptuale, ideologjike, gjeografike, natyrore dhe dialektike. Do të jetë pikërisht kjo çështje si shpata e Damokleut të cilën lideri shtetror ose nacional, duhet të vëjnë mbi kokë, por e cila do jetë edhe arma kryesore me të cilën ata do përpiqen të ndeshen me sfidat e ndryshme epokale ose monumentale në karieren e tyre pushtetmbajtëse, politike, diplomatike etj.
Kjo mbase është një formulë e njohur shkencore ose politologjike ku pajtimi, mirëqenia dhe harmonia e preferuar midis individit dhe kolektiviteti janë tërësishtë të mundshme? Dhe, kjo patjetër na shpien ose drejton drejt dyerve të qytetërimit evropian, ku resurset ose burimet kryesore të cilat i ushqejnë mendjen, zemrën dhe shpirtin e tij janë: kultura dhe civilizimi i njohur greko-romak, iluminizmi i madh evropian i shekujve 17, 18 dhe 19, dhe solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore. Janë pra këto thesare nga ku mund të nxirren edhe aksiomat, edhe idiomat, por edhe metafizika dhe filozofia e të qenit qytetar i këtij qytetërimi. Ndërsa, ura lidhëse drejt qytetërimit të lartë perëndimorë përmes edukimit empirik dhe modernist, do jetë pikërisht ylli ndriçues i ngadhënjimit të personalitetit dhe i ndërtimit të botës së vlerave dhe kapitalit.
Vetëm duke u ngritur, avancuar ose kultivuar nëpërmjet edukimit, qenia njerëzore do mund të zotërojë më shumë lumturi fatin e saj (tij) jetësor, si dhe t’i mbarësojë edhe fatet e të tjerëve. Vetëm përmes edukimit personaliteti i njeriut ngjitet ose ngritet nga “tabulla rasa” ose “ligjet” e pandryshuara natyrore ose ordinare-drejt vlerave dhe përparimit.
Me fjalë tjera, kjo do thotë se t’i pranosh tjetrit cilësinë e subjektit racional, kjo nënkupton se ju ‘de jure’ dhe’ de facto’ e keni pranuar, akceptuar dhe anticipuar të drejtën e tij sovrane dhe legjitime për arsimim, kualifikim, kandidim, konkurim ose participim në pushtet. Kjo pikërisht për faktin se arsimimi i mundëson njeriut të jetë ai që është: qenie që mendon, që flet, rezonon, logjikon dhe komunikon.
Një nga të drejtat elementare ose bazike të secilit njeri, përveç lirisë, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale dhe profesionalr për tè fituar dhe mbrojtur lirinë e tij kandiduese, participuese, intelektuale, profesionale, kadrovike, institucionale, sociale, politike etj. Të gjithë duhet pasur mundësi të nxjerrin dobi ose profite nga edukata, kultura, emancipimi ose arsimimi. Aty pra ku cili secilit i mundësohet të zhvillojë aftësi vetjake, të arrijë dije dhe arsimim dhe kështu ta zèrë statusin e vet prej subjekti dhe të sjellë vendime të arsyeshme dhe profitale për kombin dhe atdheun. Në ato çështje ose aspekte të prioritare ose ambivalente që duhet arrirë ose realizuar patjetër. E sidomos vlerat, idealet, vizionet dhe atributët e njohura të qytetërimit perëndimor si liria, barazia, drejtesia dhe racionaliteti si udhërrëfyes për individin dhe kolekzivitetin. Pa i harruar këtu pra edhe drejtësinë dhe barazinë e njohur intelektuale dhe profesionale si mjete ose instrumente kryesore për ndërtimin e një shtetit dhe shoqërie të vërtetë ligjore, qytetare, pluraliste, parlamentare ose demokratike ku dhuna refuzohet si një mjet për të arritur qëllimet. Duke i zëvendësuar ose substituuar ato me anë të dialogut, komunikimit ose diskutimi si burime të vetme ose kryesore për unitetin e preferuar shtetror, nacional, qytetar, kulturorë ose politik etj.
Një komunitet politik definohet përmes refuzimit të dhunës si metodë e zgjidhjes së konflikteve. Respektivisht, përmes metodave të njohura shkencore ose metodologjike të debatit ose diskutimit publik si mjete për zgjidhjen e konflikteve përmes të cilave arrihet deri tek vendimet e përbashkëta. Gjithënjë duke pleduar ose aluduar në vlerat, parimet, premisat ose postulatet e njohura të kulturës komunikuese ose dialoguese si invencion (zbulim), narrativ, apo si instrument sublim dhe relevant të politikës, i cili konsiston ose pretendon njerën prej vlerave ose veçorive themelore të kulturës perëndimore: Nga kjo rezulton se identiteti i një kombi, është identitet polemik, uniteti i të cilit konsiston në dialogun ose debatin ku ballafaqohen, kundërshtohen, por edhe puçen ose pajtohen referencat ose preferencat e ndryshme shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, konceptuale, ideologjike, fetare morale, kulturore etj., dhe, të cilat bashkërisht i japin një populli (kombi) dhe shteti identitetin dhe fizionominë e tyre. Është diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e popullit (kombit) dhe shtetit; është stili apo forma e debatit ai që krijon imazhin e tyre etj.
E shtata: Në kuptimin e përgjithshëm të bashkimit ose kombinimit (konvencionalizimit) të anës spirtuale dhe materiale me anën praktike dhe teorike, personalisht jamë i mendimit se një figurë e trashë, robuste dhe korpulente në krye të shtetit, pushtetit ose qeverisë, me sensin, narrativin përvojen, vigjilencën, zgjuarsinë, ndikimin dhe efikasitetin e tij, të inkorporuar brenda paradigmave dhe premisave të tjera insubordinuese në sfond, vazhdimisht e shquan dhe afirmon një pluralizëm vlerash të synuara pluraliste, parlamentare e demokratike e jo një monizëm politik me thekse autoritare, dogmatike, demagogjike, forumiane ose kabinetike.
Me fjalë tjera, si vlerë madhore e politologjisë dhe filozofisë politike, pos tjerash është fakti se pluralizmi i njohur politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh ose ideshë të ngurrtësuara ose hermetike që mohojnë gjithëçka ose çdo gjë.
Ndërkohë që rasti eklatant i vrasjës tragjike të Klodian Rashës nga efektivi i policisë shqiptare, si rast ekstrem ose radikal, nuk përben komoditetin e një relativizmi ose instrumentalizimi politiko-epistemologjik të lirisè individuale dhe kolektive si themel kryesor mbi të cilin gjithçka ngritët ose ndërtohet në të mirë të njeriut, populit (kombit), shtetit dhe shoqërisë.
Ndryshe nga kjo, për të njohur dhe kuptuar me detajisht fenomenet dhe paradokset shqiptare ose kosocare së bashku me trendet, fenomenèt, nevojat, kërkesat dhe standaret e komplikuara ndërkombtare, ju ftojë të reflektoni në “Politological’s Contribution to New Global Chalenges” ( New Trend) si dhe në “International Perspectives on Global Science Policy and Science Diplomacy” dhe kështu me radhe, ku mund t’i njohim (zbulojmë) dhe kuptojmë më mirë fenomenët, trendët, standardet dhe ecuritë e ndryshme paradoksale, reaksionare dhe anakronike së bashku me formulat ose ekuacionet e komplikuara me shumë të panjohura dhe të papritura në sfond. Posaçërishtë të vendëve dhe sistemëve të ndryshme tranzitore, postkomuniste, neoliberaliste etj.
ASh