Ballina Rajoni Mali i Zi me masa të reja antiCOVID-19 në fillim të javës...

Mali i Zi me masa të reja antiCOVID-19 në fillim të javës së ardhshme

 

Qeveria malazeze do të miratojë masa të reja kundër epidemisë COVID-19 në fillim të javës së ardhshme.

Një këshill do të formohet në seancën e dytë të këtij organi, i cili do të jetë përgjegjës për monitorimin e epidemisë, tha ministrja e re e Shëndetësisë Jelena Boroviniq-Bojoviq.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Malit të Zi, ajo gjithashtu njoftoi se do të formohej një komision, i cili do të përbëhej nga ekspertë të lirë nga çdo ndikim politik.

“Në fillim të javës, ne do të propozojmë dhe miratojmë një seri të re masash, të cilat do të hyjnë në fuqi menjëherë dhe në seancën e dytë të Qeverisë do të formojmë një këshill brenda qeverisë i cili do të jetë i ngarkuar me monitorimin e luftës kundër koronavirusit, i cili do të veprojë në parimin e ekspertizës dhe do të përqendrohet ekskluzivisht në interesat dhe shëndetin e qytetarëve ”, tha ajo.

Masat e miratuara janë në fuqi deri më 8 dhjetor dhe të cilat, ndër të tjera, përfshijnë ndalimin e lëvizjes nga ora 19:00 deri në 5 të mëngjesit, funksionimin e objekteve të hotelerisë dhe dyqaneve deri në orën 18:00, ndalimin e trafikut ndër-qytete gjatë fundjavave.