Ballina Ravijëzime Krishtlindje, smartphone me ekrane më të mëdhenj poshtë pemës

Krishtlindje, smartphone me ekrane më të mëdhenj poshtë pemës

 

Në fund të këtij viti, poshtë pemës së Krishtlindjeve, do të jenë smartphone-t me ekrane më të mëdhenj, një trend tashmë i konfirmuar, i cili do të zhdukë nga dyqanet telefonat me dimensione më të vogla.

Ky është përfundimi i analistëve të Strategy Analytics, sipas të cilëve pajisjet me ekran XL të Apple dhe Samsung do të jenë kampionët e shitjes në sezonin e festave.

Në vitin 2020, për ekspertët, dërgesat e smartphone-ve me ekran 6 dhe 7 inç do të kapërcejnë 900 milionë njësi. Në Europën Perëndimore, kjo lloj pajisje përfaqëson 77% të totalit, ndërsa në SHBA, 76%.

Në anën tjetër, janë smartphone-t e vegjël, me ekran nën 5 inç, që vijojnë të humbin pjesë tregu në favor të vëllezërve më të mëdhenj. “iPhone SE i Apple me ekran 4,7 inç i ka dhënë një shtysë segmentit, por në vitin 2020, telefonat me këto dimensione përfaqësojnë vetëm 7% të tregut të përgjithshëm” – theksojnë analistët.

“Kategoria e smartphone-ve me ekran nën 5 inç po reduktohet vazhdimisht, dhe brenda vitit 2025 do të zhduket fare”.

Burimi: ANSA