Ballina Ravijëzime Varësia ndaj smartfonëve nuk ka të bëjë me njoftimet

Varësia ndaj smartfonëve nuk ka të bëjë me njoftimet

 

Varësia ndaj smartfonëve nuk shkaktohet nga njoftimet që merrni sipas një studimi të Shkollës Londineze të Ekonomisë dhe Shkencave Politike.

Studimi zbuloi se 89% e ndërveprimeve me smartfonëve vinin pa asnjë shkak dhe vetëm 11% i përgjigjeshin lajmërimeve.

Bisedat në grup janë konsiderues si burim stresi për pjesëmarrësit sipas studimit. Shfletimi në kohështrirjet e Facebook dhe Instagram sipas studimit ishin momentet më të gjata të përdorimit të smartfonit.

Eksperiment analizoi përdorimin e smartfonit për 37 persona me një moshë mesatare prej 25 vjeç në vendet si Britania, Gjermania dhe Franca.

Pjesëmarrësit ishin pajisur me kamera në mënyrë që të filmohej aktiviteti ditor i tyre nga perspektiva e një përdoruesi.

Arsyet e përdorimit të smartfonëve:

WhatsApp – 22%

Njoftimet – 17%

Instagram – 16%

Facebook – 13%

Email – 6%

Thirrjet – 1%

Emailet ishin njoftimi më i rëndësishëm sipas pjesëmarrësve të studimit. Përdorimi më i gjatë i smartfonit ishte gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi ose transport publik.