Ballina Kulturë S T Ë R L A SH T I ​(oronim, majë mali...

S T Ë R L A SH T I ​(oronim, majë mali ) – Nga MUSTAFA V. SPAHIU – Shkup – Maqedonia e Veriut

 

Ferkut rètë puplore të veshin xhulinë e pranverës, 

Parzma t’zgjerohet – mëkon me qumësht bukolik,

T’i shikoja sytë e skifterit në prilk nga një kolik, 

Cikoleve kur vrapoja pas lugflladit të erës, e  

 

Ti majë mali-fatkërkues-për fshatin me kurorë,

Ninzat e pikëpjekjes i je ngulitur n’Lybeten,

Stërlashti jetemot nurbleruar çdo stinë që kthen

Në ty gjenë orëperëndinë – sofër për malësorë…

 

Askujt s’ia ktheve shpinën, grishje me rrezet e para, 

Qafës së Bungës hënën e bartë mbi kalë të llastuar,

Barinjve me tufar si tatlosh shpesh iu ke ndihmuar;

 

Duke ndjellur rètë e mbarsura për mote të mbara,

Trungjet rrënjëthella pash më pash pa i shalakatur –

Gjurmat e egërsurave rogëve rreptë i ke nuhatur…

 

E shtunë, 07 korrik 2012, në Vendlindje