Ballina Sport Italia dhe Belgjika sigurojnë finalet e Ligës së Kombeve

Italia dhe Belgjika sigurojnë finalet e Ligës së Kombeve

 

Në katërshen finaliste janë edhe Spanja me Francën

Italia dhe Belgjika janë skuadrat që plotësuan katërshen finaliste të Ligës së Kombeve që do të përballen për këtë trofe sëbashku me Spanjën dhe Francën me shortin që do të hidhet më 3 Dhjetor.

Përfaqësuesja italiane siguroi vendin e parë në Grupin 1 falë fitores 2-0 në fushën e Bosnjë Hercegovinës këtë të mërkurën. Holandës nuk i shërbeu suksesi 2-1 me Poloninë në Varshavë për të vijuar garën.

Belgjika mundi 4-2 Danimarkën, duke u konfirmuar në vendin e parë në Grupin 2. Anglia fitoi 4-0 me Islandën që e mbyll pa pikë këtë edicion të Ligës së Kombeve. Finalet e Ligës së Kombeve do të zhvillohen nga 6 deri më 10 Tetor të 2021.