Ballina Kulturë DO TË VIJ – Nga Neki Lulaj

DO TË VIJ – Nga Neki Lulaj

Do të vij

Kur  yjet ia falin flladin natës së ëmbël

Avulli i gurishtës  stanin e  merr ne gji

Klekat  nga era qetë-qetë i nanurisin hënës

E ti   ëndërron  takimin me një djalë të ri.

 

Do të vij

Te gurra e drurit pranë lugut

Kur uji akull currilin kurrë s’e ndal

Do pres agimin që e zbardhëllon tokën

E ti  të vish me bucelë ujë me marrë

 

Do të vijë

Ti syskifterja në mëngjesin me vesë

Eja ecim  zabelit mes fierit të njomë

Leqeve këmbësorës së vjetër malit tatëpjetë

E lumturia të na rritet  sa ngjitet lart një shqiponjë.

 

Do të vij

Qetësinë kësaj dite le t`ia prishin puthjet tona

Spërkatur nga poleni polar i yjeve të dashurisë

Nën këmishën vajzërore  fshehur dy  mollëkuqet

Ti je për mua kaçurrelja e përjetësisë

 

NE SHPIRT

 

Unë kam

Fjalë shumë

Të fërguara

Në Cërit e gjalpit.

 

E si  me cërit në zemër

Për të gjitha

Fjalët e pambaruara.

 

Për fjalët

Që shkaktojnë sokëllimë

E nuk i thashë kurrë.

 

Unë belbani

I mëhallës