Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Në tërësi projektligji mori 84 vota pro, 14 vota kundër dhe 1 abstentim. Votimi i amendamenteve mori 84 vota pro, 9 kundër dhe 4 abstenim.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama theksoi se në fokus të buxhetit do të jetë sektori i shëndetësisë.
Aty është përfshirë rritja e agave për mjekët dhe infermierët si dhe skema e rimbursimit të medikamenteve për familjet e trajtuara me Covid.
Kryeministri Edi Rama tha se është parashikuar edhe dyfishimi i rritjes së ndihmës ekonomike.
Një fond me vlerë prej 5.6 milionë Dollarësh është alokuar në buxhetin e vitit të ardhshëm për dhënien e një pagese papunësie për naftëtarët uzinës së Ballshit.
Deputetët votuan pro shtimit me 10 milionë Dollarë të tjera të pagesës së papunësisë, në mënyrë që të gjithë të papunët të marrin dyfshin e shumës së kësaj ndihme, ndërsa u dhanë shtesa në programin e mbështetjes së turizmit si sektori më i prekur dhe rritjen e transfertës nga buxheti i shtetit të pushteti vendor.
Efektet e këtyre vendimeve do të kompensohen përmes luftës kundër anti-informalitet dhe shtimit të mbledhjes së taksës së TVSH-së.