Ballina Ravijëzime Program i ri tre dimensional për parashikimin e motit

Program i ri tre dimensional për parashikimin e motit

 

Ndërsa rastet e motit ekstrem po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive në mbarë Shtetet e Bashkura dhe në botë, shkencëtarët po përpiqen të krijojnë programe për parashikime më të sakta të motit.

Ngjarjet me mot të ekstrem po ndodhin më shpesh në të gjithë Amerikën.

Kuptimi më i mirë i modeleve të parashikimit të klimës ekstreme është thelbësor për shkencëtarët.

No media source currently available

0:001:560:00
 Direct link 

Studiuesit në Universitetin e Merilendit shpresojnë të japin kontributin e tyre në këtë drejtim.

Në bashkëpunim me Agjencinë amerikane të Oqeaneve dhe Atmosferës, NOAA dhe agjencinë NASA, studiuesit po krijojnë një program për parashikimin e motit duke përdorur teknologjinë e Realitetit Virtual 3-D.

Ky do të ishte një përmirësim në krahasim me programet ekzistuese ku të dhënat shfaqen aktualisht në formatin dy dimensional.

Të dhënat atmosferike janë të natyrës tre dimensionale. Retë nuk janë dy dimensionale. Erërat nuk fryjnë nga lindja në perëndim, ato fryjnë gjithashtu lart e poshtë”, thotë Eric Lee, udhëheqësi ekipit të studiuesve të realitetit virtual në Universitetin e Merilendit.

Pra, përmes realitetit virtual ne i paraqesim të dhënat në kontekstin e tyre tre dimensional. Dhe shpresojmë që kjo do të çojë në interpretimin më të mirë të të dhënave nga njerëzit që i përdorin ato“, thotë shkencëtari i Universitetit të Merilendit, Mason Quick.

Projekti, i financuar nga Agjencia amerikane e Oqeaneve dhe Atmosferës, është një nga programet e pakta të hartave të motit që eksploron teknologjinë e realitetit virtual. Dhe ai vjen në kohën e duhur.

Scott Rudlosky, Shkencëtar i Agjencisë amerikane e Oqeaneve dhe Atmosferës -skype

Nëse mund të përdorni teknologjinë tonë të sensorëve së bashku me njohuritë tona shkencore për t’u ofruar informacione praktike njerëzve, ju mund t’i ndalni zjarret e pyjeve para se ato të bëhen masive dhe me pasoja të mëdha“, thotë shkencëtari i NOOA-s, Scott Rudlovsky.

Ndërsa programi është ende në fazat e hershme, ekspertët janë të entuziazmuar për potencialin e tij afatgjatë.

Unë mendoj se një sistem si ky do ta bëjë parashikimin e motit shumë më të lehtë për meteorologët dhe do të çojë në vendimmarrje më të shpejtë dhe më të mirë në rast të një katastrofe natyrore ose një ngjarje ekstreme të motit, dhe ndoshta do të ndihmojë në shpëtimin e jetëve“, tha studiuesi Eric Lee.