Ballina Aktualitet Cilat janë masat që ka marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve?

Cilat janë masat që ka marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve?

 

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të marrë marrë masa për kufizimin e qarkullimit bazuar në situatën e pandemisë në vend.

Kështu, duke filluar nga data 11 Nëntor do të ndalohet qarkullimi në një fashë orari të caktuar. Po kështu, edhe lokalet do të mbyllen gjatë këtij orari.

Konkretisht, nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit të ditës së nesërme do të ndalohet lëvizja e qytetarëve. Në po të njëjtën orë, lokalet, baret dhe aktivitetet e tjera tregtare do të mbyllen.

Ndërsa për administratën publike rekomandohet “smart working” ose puna nga shtëpia.

“Në përputhje me zhvillimet e situatës në rajon, në Evropë dhe në botë kemi analizuar me hollësoi rezultatin  e masave të marra deri tani në vendin tonë. Në Shqipëri është vënë re një shtim i transmetueshmërisë. Është rritur edhe incidenca e sëmuendshmërisë në vend.

Komitetit Teknik i Ekspertëve propozon këto masa:

-Kufizim i lëvizjes 22:00 deri në orën 06:00.

-Të ndalohet aktiviteti i bareve dhe restoranteve nga ora 22:00 deri në 06:00.

-Rekomandojmë smart working për administratën publike.

Këto masa do hyjnë në fuqi ditën e mërkurë nga 11 Nëntorit dhe do të zgjasin për 3 javë”, deklaroi zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.