Ballina ED/OP Amerikanët nuk votuan për idetë ksenofobiste e raciste, të Donald Tramp –...

Amerikanët nuk votuan për idetë ksenofobiste e raciste, të Donald Tramp – Nga Skënder MULLIQI

 

Amerika nuk lejon largimin nga ideja e demokracise dhe lirive njerëzore ne bote.Këtë e vërtetuan më rastin e zgjedhjes të presidentit të 46- të te Amerikës, kur u përcaktuan për demokratin, Joe Biden.Do te ishte devijim i rrugës së progresit në këtë shtet dhe në botë në përgjithësi po të votohej , edhe për nje mandat, magnati Donald Tramp.Këtë devijim nuk e lejuan amerikanët liridashës.Nuk votuan për Tramp, për njeriun i cili kishte ide raciste, njeriu që pikërisht e përkrahen organizatat raciste dhe fashiste jo vetëm në Amerikë, por gjithandej në botë.Amerikanet nuk e votuan njeriu me ide ksenofobiste , i cili ndërtojë muri në kufijë më Meksikën.Amerika nuk e dha votën për Donald Tramp, i cili e dobësoj forcën ushtarake numer një në botë, duke koketuar me Putinin. Amerikanët e kundershtuan dhe nuk e votuan Tramp për shkak ndërhyrjës brutale të Gardës Nacionale mbi protestuesit.Do të ishte licemerizem të fitonte njeriu që e favorizojë shumë oligarkët politiko -financiar jo vetëm në Amerikë, duke mos u angazhuar për të drejtat e klasës punëtore .Tramp ishte përfaqësues i interesave të kompanive multinacionale nga të cilët edhe trimufojë para katër vitësh në garën për president të shtetit.Tramp ishte i gatshem që ti bëjë dëm të madh demokracisë për të mbetur në pushtet.Deklarata e tij për gjoja jo të rregullt të procesit zgjedhor, është një kërcënim që do të shihet së sa është serioz.Presidenti që ka rënë nga froni po deklaron në mënyre shumë të pa matur së ka fituar.Këto janë metoda despotike dhe tiranike nga shekulli i kaluar.Nese e ka humbur garën më meritë nga demokrati, Bajden, nuk ka mundësi që bashkë me vete ta merre siq po pretendon edhe demokracinë amerikane.Kjo është shenjë së ai ka mbetur më halucionacionet e tija si njeri i fuqishem.Idet e tija prej një supermeni dhe shoumeni po marrin fund…Botës , por sigurisht edhe shqiptareve, do tu kthehet dinjiteti dhe demokracia e luhatur në krye më demokratin, Joe Bajden…Bashkë me largimin e Trampit nga posti i presidentit do të shuhen edhe shpresat e Serbisë dhe Rusisë në Ballkan, si dhe për ndarjën e Kosovës…