Ballina Aktualitet Covid, OBSH: Rastet në Evropë dhe SHBA u rritën, por nuk është...

Covid, OBSH: Rastet në Evropë dhe SHBA u rritën, por nuk është vonë

 

“Gjatë fundjavës ne pamë që ndërsa shumë vende e kanë mbajtur nën kontroll Covid-19, por rastet në disa vende në Evropë dhe Amerikën e Veriut vazhdojnë të rriten.”

Kjo u deklarua nga drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në konferencën e zakonshme për koronavirusin, duke nënvizuar se “ky është një moment kritik për të vepruar” dhe se “nuk është vonë”.

Tedros  foli nga banesa e tij ku është vetëizoluar që prej të dielës  pasi ra në kontakt me një person që doli pozitiv dhe përsëriti se “nuk ka simptoma”.

Megjithatë ai do të testohet për Covid-19 nëse shfaq simptoma, tha një zyrtar i lartë.