Ballina Kuriozitete E udhëhequr nga gratë, kafeneja në Jemen u shërben vetëm grave

E udhëhequr nga gratë, kafeneja në Jemen u shërben vetëm grave

 

Kur Um Feras kuptoi se nuk kishte hapësira ku gratë mund të kalonin kohën e lirë në Jemen, ajo hapi kafenenë e saj dhe shpreson se më këtë të ndryshojë qëndrimin për bizneset e drejtuara nga gratë.

“Nuk kishte vende ku gratë mund të mblidheshin lirshëm, asnjë vend që i përkiste komunitetit femëror: ku ekipi nga administrata deri tek punonjësi më i vogël është femër”, ka thënë ajo nga kafeneja “Morning Icon” të cilën e hapi në prill të vitit të kaluar në Marib, shkruan Reuters.

Qëndrimet tradicionale, konservative që i mbajnë shumica banorëve kundër grave që punojnë jashtë shtëpisë së tyre, nënkupton se projekti i saj është i ri dhe i çuditshëm për disa njerëz, thotë Um Feras.

“Fjala ‘kafene’ mund të lidhet me ide dhe bindje negative… Çdo ide e re do të ketë mbështetësit dhe kundërshtarët e vet”, thotë ajo, duke shtuar se dëshiron të jetë shembull duke treguar se gratë mund të udhëheqin biznese.

Të udhëheqësh një biznes në Jemen nuk është e lehtë, marrë parasysh se është një shtet konflikti, ku ka sëmundje dhe që rrezikohet nga krizat ekonomike.

Um Feras importon shumicën e pijeve. Ajo thotë se tenton që të rrisë kafenenë në hapësirë më të madhe për gra dhe fëmijë.