Ballina ED/OP Fitorja e Presidentit Donald Trump domosdoshmëri e premisë e rendit të ri...

Fitorja e Presidentit Donald Trump domosdoshmëri e premisë e rendit të ri botëror – Nga Azgan Haklaj

 

Tashmë zgjedhjet presidenciale në SHBA janë në prag.
Me dt tre nëntor në mbrëmje e gjithë bota me mendje, sy e vesh do të jetë në Amerikë për të mësuar rezultatin e shumëpritur.
Në njërin kamp qëndron Donald Trump, Presidenti Republikan, i cili i riktheu brenda një mandati Amerikës forcën e dinjitetin për tu përballur me sfidat e së ardhmes si superfuqia më e madhe e planetit.
Roli i lidershipit amerikan në marrdhëniet ndërkombëtare nuk është vetëm një doktrinë e të djathtës amerikane dhe e Presidentit Trump, por edhe një domosdoshmëri historike për vetë rolin që luan ky komb i madh e i lirë për fatet e lirisë, demokracisë, sigurisë ndërkombëtare e për të ardhmen e rendit ri botëror.
Si askush tjetër më parë Presidenti Trump ia arriti që brenda një mandati të hapë miliona vende pune, të forcojë sipërmarrjen e lirë e tu garantojë amerikanëve jo vetëm një standart të lartë jetese përmes bumit ekonomik, por edhe sigurinë përmes investimeve kolosale për modernizimin e forcave të armatosura, logjistikës e mjeteve të teknikës luftarake.
Nëse në planin e brendshëm Presidenti ia doli të ringrinte fuqishëm në këmbë shtresën e mesme e tu siguronte miliona vende pune punonjësve që vijnë nga shtresa e varfër, tu priste tentakulat jo vetëm Alkaedës e Isisit si kercënim për sigurinë e shtetasve amerikanë por edhe përfaqësuesve të trusteve e monopoleve që në bashkëpunim me aparatin e korruptuar shtetëror kercënonin liritë ekonomike të njerëzve në arenën ndërkombëtare.
Presidenti Amerikan i riktheu vendit të tij dinjitetin e merituar, i cenuar jo pak nga politikat e papërgjegjëshme të paraardhësit të tij Obama.
Presidenti Trump ka shpalosur doktrinën e tij të lirisë, e cila ka në themel të saj sovranitetin e kombeve, ruajtjen e paqes në botë dhe rikthimin në identitetin historik të kombeve, identitet i kercënuar nga ideologët e shoqërisë së hapur dhe i sponsorizuar nga multimiliarderi spekulant Xhorxh Soros.
Suksesi i Presidentit Trump dhe i administratës amerikane në politikën e jashtme e ka bazën në radhë të parë tek ideja e tij vizionare se vetëm një Amerikë e fuqishme në aspektin ekonomik, ushtarak dhe e sigurtë përballë çdo kercënimi të armiqëve të saj mund të luaj rolin e lidershipit në marrdhëniet ndërkombëtare dhe do të jetë e aftë të ndërhyjë në vatrat me të nxehta të konflikteve globale ku rrezikohen interesat e saj strategjike.
Njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit përpara se të jetë bonus për Shtetin Hebraik aleat të SHBA- së është në radhë të parë një gurëthemeli i rendit të ri botëror, një rikthim në të drejtën historike e biblike të hebrejëve për të patur kryeqytet të tyre Jeruzalemin e Tempullit të Solomonit, qytetin ku u lindën dhe u rritën profetët e stërgjyshërit e tyre.
E drejta historike është kështu një e drejtë hyjnore për doktrinën e rendit të ri botëror.
Përballë Presidentit Trump qëndron z Joe Biden, i cili përtej egos për të qenë qytetari i parë i Amerikës nuk disponon asnjë “armë” me të cilën mund të “kërcënojë” triumfin e Presidentit aktual.
Diletantizmi i tij në fushën e politikës së jashtme e të diplomacisë ka arritur deri në atë shkallë sa ka detyruar organizatorët e ballafaqimit kombëtar mes dy kandidatëve të anullojnë në mënyrë paradoksale e të paprecedentë debatin për këtë temë.
Amerika pa politikën e jashtme është njësoj si shqiponja pa krahë, e cila në vend që të fluturojë është e detyruar të struket në një qoshe e të kthejë sytë nga qielli
Ne shqiptarëve me shumë se çdo kombi tjetër në këtë planet na intereson një Amerikë e fuqishme e udhëhequr nga një lider kurajoz, largpamës e vizionar, cilësi këto të manifestuara mrekullisht në katër vitet e mandatit të parë të Presidentit Trump.
Sfidanti i tij z Joe Biden është jo vetëm konfuz në politikën e jashtme dhe i dashuruar pas pasurive të rajonit tonë në ortakëri me miqtë e tij por për më tepër është mik e puthadorë i popëve serbë ultranacionalistë të Manastirit të Deçanit të cilët janë pararoja e falangave të Beogradit në perpjekje për të ndarë Kosovën e për ta kolonalizuar atë në një të ardhme të afërt, për të cilën luten çdo ditë që të vijë sa me shpejt ai moment.
Komuniteti i madh e i rendësishëm i shqiptarëve të Amerikës duhet të jetë Legjioni i Nderit i Presidentit Trump dhe ti japë gjithë mbështetjen këtij burrështetasi të madh e miku të sinqertë të shqiptarëve.