Ballina ED/OP Antiamerikani Avdullah Hoti – Nga Islam Lauka

Antiamerikani Avdullah Hoti – Nga Islam Lauka

 

Sot, kryeministri Avdullah Hoti, u shpreh se nuk e komenton deklaratën e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Filip Kosnett, i cili e quajti gabim vendimin e qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task-forcës antikorrupsion.
Të gjithë e mbajnë mend që, kur një tjetër ambasador amerikan, Riçard Grenelli, e pati vlerësuar si të gabuar refuzimin e ish-kryeministrit Albin Kurti, për të hequr menjëherë tarifën 100 % dhe reciprocitetin me Serbinë, Avdullah Hoti dhe përfaqësuesit e koalicionit të sotëm qeveritar, jo vetëm e komentuan atë, por u ngritën kundër Kurtit dhe e shkarkuan si antiamerikan.
Në bazë të këtij standardi, të vendosur me 25 mars 2020, Hoti duhet të pranojë se është antiamerikan dhe të japë dorëheqje bashkë me qeverinë që kryeson. Ose, të pranojë publikisht se zbaton dy standarde dhe të vendosin qytetarët e Kosovës për të dhe qeverinë e tij.