Ballina Aktualitet Mike Pompeo: Shqipëria, mike e madhe e SHBA-së

Mike Pompeo: Shqipëria, mike e madhe e SHBA-së

(FILES) In this file photo taken on December 11, 2019 US Secretary of State Mike Pompeo holds a press conference at the State Department in Washington, DC. - Top US diplomat Mike Pompeo will travel to Ukraine, the country at the heart of the ongoing impeachment process against President Donald Trump, during a diplomatic tour in January, the State Department said on December 30, 2019. (Photo by SAUL LOEB / AFP) (Photo by SAUL LOEB/AFP via Getty Images)

 

Rama kërkon kujdes me relativizimin e Holokaustit

Në mesazhin që Mike Pompeo dha në Forumin Ballkanik të antisemitizmit ai e quajti Shqipërinë një mike të madhe të Shteteve të Bashkuara dhe vlerësoi tolerancën që vetë Kuvendi shqiptar e reflektoi edhe në këtë aktivitet. Pjesëmarrësve në forum, Sekretari i Shtetit, u tha se është shumë e rëndësishme të garantohet siguria e çdokujt, pavarësisht besimit fetar.

“Është e udhës që ky forum zhvillohet nga Shqipëria, një mik i madh i SHBA-ve. Falë heroizmit të shqiptareve në Luftën e Dytë Botërore, që ishin strehe e hebrenjve, i dhanë dokumente për të jetuar hebrenjve dhe në fund të luftës kishte më shumë hebrenj në Shqipëri se në fillim të luftës. Është nder për Shqipërinë dhe trashëgiminë e saj dhe për tolerancën e saj, ashtu siç reflektohet nga ky Kuvend që bashkon përpjekjet për të luftuar antisemitizmin”, tha Pompeo.

Dhe sa i përket traditës së shqiptarëve për t’i dhënë mbrojtje atyre në nevojë dhe veçanërisht të huajve, kryeministri Edi Rama solli një shembull nga periudha e holokaustit

“Sjell shembullin e dy vëllezërve që iu dorëzuar veten nazistëve duke falsifikuar identitetin e tyre dhe përfunduar në kampet e përqendrimit duke pretenduar se ata ishin hebrenj. Kërcënimi më i madh me të cilin duhet të përballemi e ta krahasojmë me diçka të përhershme, nuk është vetëm shprehja e menjëhershme e antisemitizmit në formën e vet më të dhunshme por është relativizmi, i asaj që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore që është realisht burimi i kryerjes së kësaj të keqe mjaft të madhe nëse s’do jemi të bashkuar që ta shterojmë këtë burim”, tha Rama.

Për organizimin e këtij forumi Kuvendi i Shqipërisë bashkëpunoi me lëvizjen kundër antisemitizmit dhe agjencinë për hebrenjtë e Izraelit.