Ballina Bota Gjermania merr vendimin: Nga 2 nëntori vendi futet në karantinë

Gjermania merr vendimin: Nga 2 nëntori vendi futet në karantinë

 

Pas Francës dhe Spanjës dhe Gjermania ka vendosur për ta rifutur vendin në karantinë.

Ky vendim është marrë gjatë mbledhjes së kancelares Angela Merkel me drejtuesit e 16 landeve.

Karantina do të fillojë  të hënën e 2 nëntorit. Kjo masë vjen si pasojë e  shtimit të rasteve me Covid-19 dhe humbjeve të jetës.

Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14.964 raste të reja me coronavirus, që është numri më i madh në baza ditore që nga fillimi i epidemisë, njofton Instituti Robert Koh.