Ballina Muzikë Rita Ora do të jetë prezantuese e MTV EMA 2020

Rita Ora do të jetë prezantuese e MTV EMA 2020

 

MTV EMA dy javë më parë ka publikuar nominimet për ndarjen e çmimeve për eventin që do të ndodhë të dielën me 8 nëntor, shkruan KultPlus.

Në mesin e të nominuarve është edhe këngëtarja nga Kosova Dua Lipa e cila konkurron për katër çmime, “Artistja më i mirë e vitit”, “Kënga më e mirë e vitit”, “Artistja më e mirë e zhanrit Pop” dhe “Artistja më e mirë regjionale”.

Kurse sot është bërë e ditur se Rita Ora do të jetë prezantuese e MTV EMA për këtë vit. Këtë e ka bërë të ditur vetë Ora nëpërmjet një postimi në InstaStory.

“E emocionuar që do ta prezantojë këtë vit, MTV EMA”, është mbishkrimi i saj në foton e publikuar.