Ballina Bota Protestuesit në Poloni bllokojnë rrugët, për shkak të ligjit për abortin

Protestuesit në Poloni bllokojnë rrugët, për shkak të ligjit për abortin

 

Mijëra njerëz i bllokuan rrugët në Poloni, për të pestën ditë radhazi, për të kundërshtuar ndalimin pothuajse të plotë të abortit.

Në kryeqytetin e Varshavës, protestuesit i bllokuan kryqëzimet kryesore, duke i ndaluar makinat dhe tramvajet për rreth një orë.

Disa prej tyre mbanin pankarta me mbishkrimin: “Unë do të doja ta abortoja qeverinë time”.

Protestat konsiderohen të pazakonta në një vend ku Kisha Katolike Romake ka ndikim të madh.

Ato pasojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Polonisë, javën e kaluar, për ta shpallur anti-kushtetues abortin nëse fetusi është i deformuar.

Me këtë vendim, aborti në Poloni mbetet ligjor vetëm në rastet e përdhunimit ose incestit, ose për të mbrojtur jetën e nënës.